Jump to content

Wikipedia diskutim:Projekti Kosova/WikiOKB

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi faqen teknike Projekti Kosova/WikiOKB. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Mbi numrin, emrat dhe kufinjtë e komunave

[Redakto nëpërmjet kodit]
RREGULLORe NR. 2000/43
UNMIK/REG/2000/43
27 korrik 2000

Mbi numrin, emrat dhe kufinjtë e komunave

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm,
Në pajtim me autorizimin e tij të dhënë me rezolutën 1244 (1999) të datës 10 qershor 1999 të
Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara,
Duke marrë parasysh Rregulloren nr. 1999/1 të datës 25 korrik 1999, të ndryshuar, të Misionit të
Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) mbi autorizimin e
Administratës
së Përkohshme në Kosovë dhe Rregulloren Nr. 1999/24 të datës 12 dhjetor 1999 të UNMIK-ut mbi ligjin
në fuqi në Kosovë,
Me qëllim të qartësimit të numrit, emrave, shtrirja dhe kufinjve të komunave para mbajtjes së 
zgjedhjeve komunale në Kosovë,
Shpall sa vijon:

Neni 1
Numri dhe emrat e komunave
Kosova ka tridhjetë komuna ashtu siç figurojnë në Tabelën ‘A’ të kësaj rregulloreje. Komunikimi
zyrtar nuk përmban asnjë emër për ndonjë komunë i cili nuk figuron në Tabelën ‘A’ të kësaj 
rregulloreje, përveç që në ato komuna ku komunitetet etnike a gjuhësore joshqiptare dhe joserbe
përbëjnë një pjesë substanciale, emrat e komunave jepen edhe në gjuhët e atyre komuniteteve.

Neni 2
Shtrirja dhe kufinjtë e komunave
Shtrirja e çdo komune dhe kufinjtë e tyre skicohen nga zonat e tyre përbërëse kadastrale. 
Zonat kadastrale të cilat përbëjnë çdo komunë figurojnë në Tabelën ‘B’ të kësaj rregulloreje.

Neni 3
Zbatimi
Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm mund të lëshojë direktiva administrative në lidhje
me zbatimin e kësaj rregulloreje.

Neni 4
Ligji i zbatueshëm
 Kjo rregullore mbulon çdo dispozitë në ligjin e zbatueshëm e cila nuk është në përputhje me të.
 
Neni 5
Hyrja në fuqi
Kjo rregullore hyn në fuqi më 27 korrik 2000.

Tabelat janë të shpërndara nëpër fletat e diskutimit të Komunave