William H. Macy

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

William Hall Macy Jr. (lindur më 13 Mars, 1950) është një aktor Amerikan.Karriera e tij është bazuar më shumë në role të vogla dhe tëpavarura,megjithse ai është shfaqur edhe në filma me aksion.Macy e ka pershkruar veten si "tip amerikani i mesem".

Macy ka fituar dy Emmy Awards dhe katër Screen Actors Guild Awards,si dhe ka qënë nominuar për një Academy Award si aktori më i mirë në rol mbështetës.Që nga 2011,ai ka luajtur Frank Gallagher,personazhin kryesorë në spektaklin e përshtatur Shameless.Macy dhe aktorja Felicity Huffman janë të martuar që nga viti 1997.

Fëmijëria [redakto | përpunoni burim]

Macy lindi në Miami,Florida dhe u rrit në Georgia dhe Maryland.I ati, William Hall Macy Sr (1922-2007) u nderua me medaljen Distinguished Flying Cross dhe një Air Medal për pilotimin e një bombarduesi B-17 Flying Fortress gjatë Luftës së Dyte Boterore; ai më vonë drejtoj një firmë ndërtimi në Atlanta,Georgia, dhe punoj për Dun & Bradstreet para se të merrte përsipër një agjensi sigurimesh në Cumberland,Maryland kur Macy ishte 9 vjeç.E ëma e tij,Lois (1920-2001),ishte një grua e ve e cila u njoh me të atin e Macy-it pasi burri i saj i parë vdiq në 1943;Macy e ka pershkruar atë si një "Southern belle".

Referencat[redakto | përpunoni burim]