XML nënshkrimet digjitale

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

XML Nenshkrimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Çka eshte XML nenshkrimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

eXtended Markup Langugage (XML) nënshkrimi digjital është rekomandim nga World Wide Web Consortium (W3C) që definon XML sintaksën për nënshkrimet digjitale. XML nënshkrimet digjitale mund të përdoren për të nënshkruar dokumente (resurse) apo pjesë të dokumenteve te çfarëdo lloji e që janë të qasshme përmes shtegut ose ueb adresës. XML nënshkrimi digjital mund të jetë i ndarë nga XML dokumenti i cili nënshkruhet (detached), i futur në XML dokumentin (enveloped) ose mund të përmbaj dokumentin i cili nënshkruhet (enveloping).

Çka s’është në rregull me nënshkrimet e zakonshme digjitale?[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dërguesi, i cili dëshiron që një dokument së bashku me nënshkrimin digjital t’ia dërgoj pranuesit vepron si vijon: llogaritë digest-in e dokumentin me anë të ndonjë hash funksioni të njohur siç janë: Secure Hash Algorithm #1 (SHA-1) ose Message Digest #5 (MD-5). Me tutje dërguesi e enkripton digest-in me çelësin e vetë privat. Rezultati i këtij enkriptimi quhet nënshkrim digjital. Dërguesi e dërgon dokumentin së bashku me nënshkrimin digjital përmes çfarëdo mjeti (rrjete) transportuese pranuesit, siç është paraqitur në Fig. 1. Dokumenti ne këtë rast nuk është i enkriptuar, pra mund të lexohet prej çdo kujt që e pranon këtë informatë.

XML foto

Pranuesi në anën tjetër e pranon dokumentin (të pa enkriptuar) dhe me anë të të njëjtit hash funksion llogarit digest-in e dokumentin të pranuar. Pranuesi po ashtu e dekripton nënshkrimin digjital të pranuar me çelësin publik të dërguesit, dhe rezultatin e këtij dekriptimi e krahason me digest-in aktual, shih Fig. 1. Me anë të nënshkrimit digjital arrihet:

  • integriteti i shënimeve (dokumentit) - çdo ndërrim i dokumentit, qofte edhe një

biti të vetëm rezulton në një digest tjetër me çka ndryshon edhe nënshkrimi digjital i dokumentit, dhe

  • jo mohueshmëria e dërguesit – dërguesi nuk mundet me vonë të mohoj se

dokumentin e ka nënshkruar dikush tjetër sepse vetëm ai është ne pronësi të çelësit të vetë privat. Nënshkrimi digjital funksionon vetëm kur kemi një dërgues dhe një pranues. Bizneset bashkëkohore qe zhvillohen përmes Internetit kërkojnë që dokumenti apo kontrata për biznes (siç quhet ndryshe) të nënshkruhet nga shumë pjesëmarrës në një transaksion. Secili prej pjesëmarrësve e nënshkruan vetëm një pjesë. Ne disa raste kërkohet një renditje strikte e nënshkruarjes se dokumentit (kontratës), p.sh. se pari duhet banka të lejoj shumën e caktuar të parave dhe pastaj klienti të ketë të drejt të blej artikuj ndryshëm. Pjesëmarrësit e ndryshëm në transaksion përdorin poashtu platforma dhe protokolle të ndryshme për enkriptim. Interoperabiliteti këtu luan një rol shumë të rëndësishëm sepse të gjithë pjesëmarrësit duhet të jenë në gjendje të kuptojnë njeri-tjetrin. XML nënshkrimet digjitale përmbushin kërkesat e lartshënuara.

Struktura e XML nënshkrimeve digjitale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Struktura dhe sintaksa e XML nënshkrimeve digjitale është përcaktuar me rekomandimin e W3C[1]. XML nënshkrimi digjital mund të aplikohet në çfarëdo lloji të shënimeve. Shënimet në XML dokumentin ruhen si element i veçantë. Po ashtu edhe hash vlera e shënimeve (digest-i) ruhet në XML dokumentin si element i veçantë. Digest-i enkriptohet me çelësin privat dhe ruhet si një XML element. XML nënshkrimi digjital identifikohet me anë të XML elementit “Signature” dhe përmban këto XML elemente[2], siç është paraqitur në Fig. 2.

Nenshkrimet digjitale

Disa XML elemente mund të mos paraqiten fare apo vetëm një herë në XML nënshkrimin digjital, kjo është paraqitur me anë të shenjës “?”, shih Fig. 2. Disa elemente duhet të paktën të paraqiten njëherë, shenja “+”, ndërsa disa elemente munden të mungojnë ose të paraqiten disa herë, shenja “*” në Fig. 2.

Përshkrimi i secilit XML element është paraqitur në Tab. 1.

Pershkrimi

Tab. 1: Përshkrimi XML elementeve të nënshkrimit digjital Gjatë përdorimit të XML elementit KeyInfo duhet pasur kujdes të veçantë, sepse përgjuesi i mundshëm i trafikut të shënimeve ka mundësi të vepron si vijon:

  • çelësin publik të dërguesit e zëvendëson me çelësin e vet publik,
  • e enkripton digest-in me çelësin e vet privat, pra e rillogaritë nënshkrimin

digjital dhe nënshkrimin digjital të dërguesit e zëvendëson me nënshkrimin digjital të rillogaritur. Pranuesi ne anën tjetër gjatë vërtetimit të nënshkrimit digjital nuk vëren kurrfarë mangësie sepse nënshkrimin digjital e vërteton me çelësin publik të përgjuesit. Një sulm i tille njihet si “man-in-the-middle”. Pozita e XML nënshkrimit digjital ndaj XML shënimeve ka nxitur diskutime të gjata në W3C. Duke pasur parasysh kërkesa të ndryshme për platforma të ndryshme W3C rekomandimi për XML nënshkrimet digjitale i përkrah tri format të vendosjes së XML nënshkrimit digjital ndaj XML shënimeve:

  • Nënshkrimi i ndarë (detached) – në këtë rast <Signature> elementi ruhet ne

një fajll të veçantë[2], shih Fig. 3, dhe <Reference> XML elementi shfrytëzon adresën (shtegun) për ti adresuar XML shënimet. Fig. 3: Pozita e XML nënshkrimit digjital në XML dokumente

  • XML nënshkrimi i mbështjellë XML shënimet (enveloping) – në këtë rast

<Object> XML elementi i përmban XML shënimet dhe është pjesë e <Siganture> XML elementit.

  • XML nënshkrimi është i mbështjellur në XML shenimet (enveloped) – në këtë

rast <Signature> XML elementi është insertuar në XML shënimet. 4 Përkrahja e XML nënshkrimeve digjitale në .NET Microsoft .NET (New Enterprise Technology) i përmban të gjitha klasat dhe metodat për përkrahjen e XML nënshkrimeve digjitale në hapësirën

System.Security.Cryptography.Xml. Klasat dhe metodat për manipulim me XML dokumente gjenden në hapësirën System.Xml. Në kornizën .NET klasat dhe metodat për enkriptim/dekriptim gjenden në hapësirën System.Security.Cryptography.

.NET. Shembulli është i natyrës shkollore dhe ka për qellim njohjen me format e ndryshme të XML nënshkrimeve digjitale. Fajlli “XML nenshkrimet digjitale.cs“ përmban fajllin burimor. Pamja e aplikacionit është paraqitur në Fig. 4. Për qëllime ndihme nga [3] mund të shkarkohet edhe një XML fajll (Porosia.xml) mbi të cilin do të llogaritet nënshkrimi digjital. Kompajllimi e fajllit burimor “XML nenshkrimet digjitale.cs” prej vijës komanduese (DOS box-it) bëhet me anë të urdhrit: csc “XML nënshkrimet digjitale.cs” dhe pas kompajllimit të suksesshëm gjenerohet aplikacioni i ekzekutueshëm “XML nenshkrimet digjitale.exe”. SignedXML është klasa, e cila përdoret për krijimin e XML nënshkrimeve digjitale. Me anë të metodës ComputeSignature() llogaritet nënshkrimi digjitale ndërsa me anë të metodës CheckSignature() behet verifikimi i nënshkrimit digjital. Framework Namespace Fig. 4: Pamja e aplikacionit për testimin e XML nënshkrimeve digjitale 5 Përmbledhje Me anë të nënshkrimeve të zakonshme digjitale nuk është e mundur që dokumenti të nënshkruhet në formë të pjesshme dhe prej shumë njësive. Me anë të XML nënshkrimeve digjitale është e mundur qe një dokument të nënshkruhet në formë të pjesshme dhe prej njësive të ndryshme. Kërkese kjo e pashmangshme për bizneset bashkëkohore përmes Internetit. Se cila formë e nënshkrimit: detached, enveloping ose enveloped do të përdoret varet prej kërkesave konkrete të aplikacionit.

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

[1]

  1. ^ http://www.cse-ks.com/downloads/XML%20nenshkrimet%20digjitale.pdf}[lidhje e vdekur] XML Nenshkrimet digjitale