Xhafer Sadik

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Xhafar ibn Muḥammed el-Ṣādik (Arabisht: جعفر بن محمد الصادق) është imami i gjashtë shiitë, ai ishte pasardhës i Aliut nga ana e babës së tij, Muhamed Bakir dhe Muhammed ibn Ebu Bekrit në anën e nënës së tij. Muhammed Ibn Ebu Bekër u rrit nga Aliu, por nuk ishte djali i tij. Xhafari e trashëgoi pozitën e imamit prej babës së tij.

Jeta[redakto | redakto tekstin burimor]

Xhafar el-Sadiku lindi më 24 prill të vitit 702Medine. Kur ishte tridhjetë e katër ose tridhjetë e shtatë vjeçar, ai u bë si imam i cili e mbajti këtë pozitë për 28 vjet.

Familja[redakto | redakto tekstin burimor]

Xhafari u martua me Fatima el-Hasani, me të cilin ai ka pasur dy djem, Ismail ibn Xhafari dhe Abdullah el-Aftah. Pas vdekjes së gruas së tij, Xhafari e morri një robëreshë me emrin Hamidah Khātūn (Arabisht: حميدة خاتون‎), e mësoi si dijetare dhe pastaj u martua me të. Ajo i'a lindi dy djem, Musa el-Kazim dhe Muhammed el-Dibaj.

Vdekja[redakto | redakto tekstin burimor]

Xhafari ishte një nga katër imamët shiitë i cili u varros këtu, por u shkatërrua më 1926

Xhafari u arrestua disa herë. Sipas disa burimeve, ai u helmua me me urdhër të Mensurit në vitin 765, duke çuar në pasiguri për të ardhmen e Imamatit. Ai u varros në Medine, në varrezat e Jannatul Baqi, dhe varri i tij ishte një vend pelegrinazhi deri në vitin 1926. Vehabistët pushtoi Medinën për herë të dytë në vitin 1925, dhe shkatërruan shumë varre në tokë, me përjashtim të varrit të Muhamedit. Sipas Tabatabai me të dëgjuar lajmin e vdekjes së el-Sadikut, Mensuri kërkoi për t'i dhënë fund Imamatit.