Xhamia e Mbretit (Elbasan)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Xhamia Mbret (Elbasan))
Xhamia Mbret (Elbasan)
LlojiArkitekture
VendndodhjaElbasan, Elbasan, Shqipëri
Koordinatat41°06′50″N 20°04′52″E / 41.113889°N 20.081111°E / 41.113889; 20.081111
NdërtuarShek. XV
Organi drejtuesDRKK Durrës
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
Përcaktuar17.03.1948 e 16.02.1979
Nr. i referencësEL084
TipologjiaPërfaqëson tipin e faltores me sallë të mbuluar me çati druri
Xhamia e Mbretit (Elbasan) is located in Earth
Xhamia e Mbretit (Elbasan) (Earth)

Xhamia Mbret ose Xhamia e Hynqarit (turqisht: Hünkâr Camii), e njohur edhe si Xhamia Sulltan Bajazit, është një xhamiElbasan, një ndër më të vjetrat në Shqipëri.[1]

Nuk ka të dhëna të sakta lidhur me vitin e ndërtimit të saj. Për kohën, vinte e dyta në radhë pas xhamisë së ndërtuar nga Sulltan Mehmeti i IIvitin 1464, kur u rindërtua Kalaja e Elbasanit. Sipas të dhënave krahasuese, xhamia Mbret është ndërtuar në fund të shekullit XV. Ajo ndodhet në distancë të afërt me Portën e Kalasë. Nga pikëpamja stilistike, xhamia Mbret përfaqëson tipin e faltores me sallë të mbuluar me çati druri dhe me hajat përpara. Nga pikëpamja stilistike dhe e kompozimit, kjo faltore përkon me kohën e Sulltan Bajazitit të Dytë, i cili ndërtoi xhami të tilla edhe në qytetet Berat, Gjirokastër, Shkodër etj. Xhamia Mbret është xhamia që aktualisht frekuentohet më shumë në qytetin e Elbasanit. Xhamia Mbret është një monument i trashëgimisë kulturore që nga viti 1948. Ky monument është i llojit "Arkitekturë", i miratuar me numër "586 e 266/1 më 17.03.1948 e 16.02.1979".[2]

Në vitin 2013, xhamia është restauruar plotësisht. Gjithashu minarja është ndërtuar e re.[3]

Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vendfalja jashtë (Hajati)

Xhamia Mbret është njëra nga faltoret më të hershme të Shqipërisë dhe që ruhet në formën e saj të themelimit, xhamia brenda kalasë së Elbasanit në distancë më të afërt me portën kryesore të hyrjes në kala. Për qytetin ajo vinte e dyta në rradhë pas xhamisë së ndërtuar nga sulltan Mehmeti i dytë në 1464 kur u ndërmorën shumë punime për restaurimin e mureve rrethuese të kalasë. Mbishkrim datues nuk njihet deri tani, por pa mëdyshje ajo i takon fundit të shekullit. XV e lidhur kjo me themeluesin e saj. Në shkrimin e tij mbi Elbasanit Evlija Çelebiu përmend brenda kalasë një xhami të Gazi Sinan Pashës (shih Biçakçinjtë) e cila sipas tij ishte ndërtesë e madhe por e vjetër dhe përdhese”. Ai gjithashtu vëren se muret e saj ishin të mbuluara me shkrime të ndryshme në faqet e jashtme që na bën të mendojmë se ajo ishte e suvatuar, por që nuk kishte minare. Këto vecori të xhamisë nuk përputhen me xhaminë që ndodhet në shek XX në kala të emërtuar e Mbretit. Leon Rei në fillim të shekullit XX e prezanton atë me karakteristika krejtësisht të ndryshme nga xhamia e Gazi Sinan Pashës. Nga pikëpamja stilistike kjo faltore përputhet me të gjitha xhamitë e tjera të emërtuara mbretërore që u ndërtuan nga Sulltan Bajaziti i dytë, në fund të shekullit XV në Përmet, Gjirokastër, Berat, Shkodër dhe pse jo në Elbasan.

Arkitektura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Xhamia Mbret përfaqëson tipin e faltores me sallë të mbuluar me cati druri dhe hajat përpara hyrjes. Salla e faltores ka një hapësirë 11.5 x12.3 m. Tërthor aksi i saj, tri kolona druri për arsye konstrutive të mbajtjes së catisë dhe për të rkijuar një mjedis ndarës me sallën nga pjesa e mafilit, janë karakteristike për këtë lloj kompozimi të faltores të hershme islame. Në murin fundor është theksuar në formën e një nikeje rrethore dhe e kornizuar mihrabi, pranë të cilit ngjitur me të në krahun e djathtë ndodhet shkallarja e mimberit. Prapa kolonës treshe ndodhet mafili prej druri. Xhamia merr dritë nga katër dritare në secilën faqe. Të poshmet janë kuadratike. Në pjesën e sipërme ato mbyllen me arkitrarë druri, duke pasur nga ana e jashtme nga një hark të verbër me majë, në formë lundre. Dritaret e sipërme ato mbyllen me arkitrarë druri, duke pasur nga ana e jashtme një hark të verbër me majë, në formë lundre. Dritaret e sipërme janë të harkuara. Muratura me kluasonazh është tepër e rregull dhe precize në alternimin e gurëve me tullat kornizuese.Me kluasonazh është ndërtuar dhe minareja. Ajo është e ulët në lartësi, por kalon mjaft bukur trupi në ballkonin e sherifasë e me seksion më të ngushtë në pjesën e sipërme ku mbështet koni i majës i realizuar me fletë metalike prej plumbi. Hajati i xhamisë ka qenë i realizuar prej strukturash druri disa herë pothuajse me të njëjtën mynyrë, me përjashtim të atij të rikonstruktuar vitet e fundit të shekullit XX që nuk përligjet shkencërisht. Për këtë Xhami parashikohen ndërhyrje të tjera restauruese, të cilat synojnë restaurimin e minares dhe trajtimin estetik të fasadave të jashtme dhe mjedisit rrethues.

Shih edhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Guntram Koch: DuMont-Kunst-Reiseführer Albanien. DuMont, Köln 1989, ISBN 3-7701-2079-5
  2. ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRrethi i Elbasanit (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 3 shtator 2018. Marrë më 17 qershor 2017.
  3. ^ Elbasan, drejt përfundimit rikonstruksioni i Xhamisë Mbret