Xhamia Neshat Pashaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Xhamia Neshat Pashaj

Xhamia Neshat Pashaj, e njohur ndryshe Xhamia e Kuqe, është një nga objektet e kultit më të vjetra e më të njohura në qytetin e Vlorës. Këtë xhami e ka rindërtuar axha i Ismail Qemalit në themelet e xhamisë që ka ndërtuar Perandoria Osmane. Ajo gjithashtu është një nga dy objektet më të njohura të këtij lloji në qytetin e Vlorës, krahas Xhamisë së Muradies.

Xhamia e Kuqe është ndërtuar nga Sheh Jakubi, në vitin 929 Hixhri (sipas kalendarit hënor myslyman), ose në vitin 1523 dhe u rindërtua në vitin 1925 nga Neshat Pashaj, pinjoll i familjesbejlerëve Vlora. Në vitin 1967, u shkatërruan minareja dhe tyrbeja përballë saj (vendvarrimi i familjes së Neshat Pashajit), ndërkohë që u grabitën të gjitha pajisjet e brendshme të xhamisë, të ardhura nga Egjipti. Për rreth 30 vjet ajo shërbeu si mjedis për një nga ndërmarrjet e shërbimeve të qytetit të Vlorës.

Xhamia e Neshat Pashajit, është rikonstruktuar tërësisht, falë ndihmës së një prej biznesmenëve vlonjatë. 42 vjet pas dëmtimit nga regjimi komunist, ajo u transformua në një objekt kulti ku spikasin edhe vlerat historike e arkitektonike. Përmes projektit, të financuar nga biznesmeni Dashamir Tahiri, u rindërtua minareja dhe mjediset e brendshme, ndërkohë që u realizua edhe restaurimi i fasadës, duke evidentuar elementët arkitekturorë që e dallojnë atë nga objekte të tjera të ngjashme, jo vetëm në Vlorë por edhe më gjerë. Me rastin e përfundimit të rikonstruksionit të Xhamisë së Kuqe, që ndodhet në një nga lagjet më të vjetra, rreth 50 metra në lindje të Sheshit të Flamurit, u zhvillua dje dhe një ceremoni, ku ishin të pranishëm Kryemyfti i Komunitetit Myslyman të Shqipërisë, Haxhì Selim Muça e drejtues të tjerë të lartë të tij.

Burime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]