Jump to content

Xhamia e Pashës (Ulqin)

Coordinates: 41°55′33″N 19°12′14″E / 41.925833°N 19.203792°E / 41.925833; 19.203792
Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Xhamia e Pashës
Pašina Džamija
Koordinatat: 41°55′33″N 19°12′14″E / 41.925833°N 19.203792°E / 41.925833; 19.203792
Vendndodhja Mali i Zi Ulqin, Mali i Zi
Viti 1719
Pronari Bashkësia Islame e Ulqinit
Prijësit Imami(ët)
Nusret Cenaj
Të dhënat arkitekturore
Kapaciteti rreth 100 vetë
Minare një
Pamja e brendshme e xhamisë.

Xhamia e Pashës (malaz. Pašina džamija) është një ndër gjashtë xhamitë në qytetin e Ulqinit.

Ky objekt fetar është ndërtuar në vitin 1719 në nder të admiralit Kliç Ali Pashës (Uluxh Alisë), nga Stambolli, nga qytetarët e Ulqinit duke përdorur të mirat që janë marrë nga anijet venedikase gjatë një sulmi në Ulqin nga ana e Republikës së Venedikut.[1] Në murin e kësaj xhamie shkruan: “U hap me fat dhe përparim për popullin, le të jetë për hair edhe për shumë kohë”.

Xhamia është e ndërtuar sipas stilit arkitekturor osman dhe ka një minare, e cila së bashku me minarenë e Xhamisë së Namazgjahut përbëjnë të vetmet minare të ruajtura. Pjesë e kompleksit të xhamisë janë hamami dhe tyrbeja, të ndërtuar disa dekada më vonë.[2] Është klasifikuar si monument i mbrojtur kulturor i kategorisë III sipas Entit për mbrojtjen e monumenteve të Malit të Zi.[3] Hutbeja e xhumasë mbahet në gjuhën arabe dhe shqipe.

Hamami i xhamisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hamami (nga turqishtja: banjo turke) i kësaj xhamie është i vetmi i këtij lloji në Mal të Zi. Është ndërtuar në vitin 1743 në formë të drejtkëndëshit, me kupolë qendrore, e rrethuar me disa kupola me të vogla. Aktualisht, ky objekt është jashtë funksionit.[4]

Në hamam gjenden hapësira të vogla ku mysafirët u përgatiteshin për banjë dhe më pas aty pushonin. Hapësira më e madhe është ashtuquajtur mejdan, e mbuluar me kupolë, prej ku kalohej në hapësirat e tjera më të vogla, po ashtu edhe ata me kupola. Në dhomat për larje ekzistonin vaskat nëpër të cilat rrjedhte uji i ftohët dhe i nxehtë që dilte prej murijeve. Drita nëpër këta hapësira depërtonte përmes vrimave të kupolave. Në afërsi gjendej një rrap, nën hijen e të cilit mysafirët pushonin, bisedonin dhe pinin duhan me çibukët e tyre të gjatë.

Për shfrytëzimin e hamamit ishin të caktuara ditët dhe orët, si për meshkuj ashtu edhe për femra. Në ditët kurë hamamin e shfrytëzonin vetëm femrat, ata, mbi derën hyrëse varnin rrobat në shenjë vërejtje për meshkujt, që ata të mos afroheshin. Meshkujt në hamam shkonin në orët e mëngjesit, e pas larjes në punë. Gratë zakonisht shkonin pasi kryenin punët e shtëpisë. Në hamam, meshkujt shkonin vetë ndërsa femrat në grupe. [5]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Xhamia e Pashës Arkivuar 1 qershor 2013 tek Wayback Machine – ulcinj.travel
  2. ^ KOMPLEKSI I XHAMISË SË PASHËS NË RANËul-info.me
  3. ^ MONUMENTET E MBROJTURA KULTURORE NË ULQIN – ul-info.me
  4. ^ HAMAM Arkivuar 21 maj 2013 tek Wayback Machine – ulcinj.travel
  5. ^ HAMAMI NË ULQINul-info.me