Xhamia e Pazarit, Gjirokastër

Coordinates: 40°04′25″N 20°08′17″E / 40.073611°N 20.138056°E / 40.073611; 20.138056
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

40°04′25″N 20°08′17″E / 40.073611°N 20.138056°E / 40.073611; 20.138056

Xhamia e Pazarit
VendndodhjaGjirokastër, Gjirokastër, Shqipëri
Organi drejtuesDRKK Gjirokastër
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
Përcaktuar10.06.1973
Nr. i referencësGJ157

Xhamia e Pazarit (turqisht: Pazar Camiî) ose ndryshe e quajtur Xhamia e Memi Beut është një xhami në Gjirokastër, Shqipëri.

Mihrapi i xhamisë

Ndër tri xhamitë e fundit të shekullit XVIII, kjo është më e rëndësishmja e qytetit, duke qenë në mes të çarshisë së vjetër.[1] Xhamia e Pazarit është e vetmja xhami e paprekur e cila u ka mbijetuar shkatërrimeve nga koha e komunizmit. Mori statusin monument kulture në vitin 1973. Ajo ka një minare me një sherife. Xhamia vizitohet kryesisht në verë nga turistët e interesuar për qytetin, ku xhamia bie shumë mirë në sy nëse kalon në zonën muzeale të Gjirokastrës. Ka një mbishkrim të lartë mbi hyrjen. Vetëm 4 rreshta të vegjël të mbishkrimit janë paksa të lexueshme. I pari përmban prezantimin si «Zotëruesi i Punëve të mira» dhe rreshti i dytë e i tretë përmbajnë emrin e kujdestarit i cili është i paqartë për shkak të papastërtive. Rreshti i fundit përmban datën e lexueshme 1177:[2]

Sahib ul hayrat vel hasenat

1177 Hixhri = 1763/1764

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

References[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Kiel, Machiel (2012) [1990]. Arkitektura osmane në Shqipëri (1385-1912). Përkthyer nga Holta Vrioni. Stamboll: IRCICA. fq. 200. ISBN 9789290632429.
  2. ^ "Religious buildings with the "Culture Monument" status". Komiteti Kombëtar i Republikës së Shqipërisë mbi Kultin. Marrë më 28 tetor 2010.