Xhamia e Plumbit, Shkodër
Lua error te Moduli:Arguments te rreshti 260: table index is nil.
| Xhamia e Plumbit | |
|---|---|
Xhamia e Plumbit me minaren | |
| Vendndodhja | Shkodër, Shqipëri |
| Koordinatat | 42°02′47″N 19°29′58″E / 42.0465°N 19.4995°E |
| Ndërtuar | 1187 H (1773/1774) |
| Stili arkitekturor | osmane |
| Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore | |
| Lloji | Nën mbrojtje |
| Kriteret | I |
| Përcaktuar | 1948 |
| Nr. i referencës | SH148 |
Xhamia e Plumbit ose Xhamia e Mehmet pashë Bushatit (tr. Kurşunlu Cami) është një xhami historike dhe monument kulture i kategorisë së parë në Shkodër. E ndërtuar më 1773/1774, është ndërtesa më e mrekullueshme e vjetër dhe xhamia osmane më e madhe në të gjithë Shqipërinë.[1] Të dhënat e kronikës së Jusuf Tabakut kumtojnë se xhamia u ndërtua me gurë të sjellur prej popullit me sistem zinxhir (dorë më dorë) prej Gurit të Zi, dhe me tepricat u ndërtuan këmbët e urës së Kirit.[2]
Emërtimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Quhet e Plumbit, sepse në kohën e sundimit osman, kubetë e xhamisë ishin të veshura me shtresa plumbi. Me kohën dhe braktisjen e lagjes, njerëz nisën t'ia hiqnin plumbin për ta shitur. Në kohën e pushtimit austro-hungarez, organet ushtarake vazhduan këtë vepër shkatërruese, duke ia hequr plumbin e mbetur.[3]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
E ndërtuar nga Mehmet pashë Plaku i Bushatllinjve, shënjoi rëndësinë e fushës në lindje të kodrës së kalasë, e cila asokohe po gëzonte një zhvillim të madh në përvijim të Pazarit.[4] E tillë ishte begatia e lagjes Tabake.[3]

Pllaka e gdhendur mbi portën e xhamisë shkruan:[5]
"Zotëria i bamirësisë dhe veprave të mira Mehmed Pasha
E ndërtoi këtë xhami fisnike në vitin 1187 Hixhri (1773/74)"
"Kujdestari i xhamisë fisnike Haxhi Mahmud Berberi
Data e riparimeve në vitin 1280 H (1863/1864)".
Një meremetim i radhës iu bë më 1920 prej fondeve të Xhelal Pashës, nip i vezirit. Shteti shqiptar e ka shpallur monument kulture që në vitin 1948. Minarja e saj u shkatërrua nga një rrufe më 1967 sipas Hamdi Bushatit,[6] ndërsa historiani i arkitekturës osmane Machiel Kiel kumton se minarja e pësoi nga fushata e Revolucionit Kulturor.[5][7]
Struktura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qartësisht e frymëzuar prej madhështisë së xhamive sulltanore të Stambollit. Hyrja në të kryhet përmes një oborri të bollshëm, me hapsirë brenda mureve 12.50 x 13.80 m, i vetmi shembull i këtij lloji në Shqipëri duke qenë ndër të paktat xhamia që theu privilegjin perandorak për përdorimin e këtij elementi. Oborri i brendshëm është i vendosur në mënyrë të tërthortë përpara sallës së lutjeve. Nga jashtë, salla e lutjeve shfaqet si një bllok i ulët që mbahet nga një tambur tetëkëndor shumë i lartë, mbi të cilin qëndron një kupolë gjysmë-rrethore. Nga brenda, salla shfaqet si një hapësirë e lartë dhe e bollshme, edhe pse përmasat e saj janë vetëm 9,15 m2.[1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 Kiel, Machiel (2012) [1990]. Arkitektura osmane në Shqipëri (1385-1912). Përkthyer nga Holta Vrioni. Stamboll: IRCICA. fq. 380, 391. ISBN 9789290632429.
- ↑ Bushati 1998, fq. 58, 260.
- 1 2 Bushati, Hamdi (1998). Shkodra dhe motet. Vëll. 1. Shkodër: Idromeno. fq. 56. OCLC 41096394.
- ↑ Kiel 2012, f. 344.
- 1 2 Kiel 2012, f. 353.
- ↑ Bushati 1998, f. 57.
- ↑ Kiel, Machiel (2005). "Un héritage non désiré: le patrimoine architectural islamique ottoman dans l'Europe du Sud-Est, 1370–1912". Études balkaniques (në frëngjisht). 12: 15–82. ISSN 2102-5525.