Xhamia e Meshinës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Xhamia e fshatit Meshinë gati është shkatërruar fare. Kështu mund të thuhet edhe për muret e saja, e sidomos për minaren e cila është prej drurit, dhe si e tillë haset vetëm në këtë xhami. Në rajon nuk ka edhe një xhami tjetër me minaret të drurit. Kryesisht është ndërtuar me gurë, hatulla dhe llaç prej balte në vitin 1886. Objekti mund të jetë po i kësaj date, sepse nuk vërehen intervenime që mund të kenë ndikuar në ndryshim origjinaliteti. Në të vërtetë, dodh jo njëherë që të hasim në shkrime që nuk përcaktojnë qartë kohën e ndërtimit të objektit. Zakonisht paraqitet data e objektit të parë, edhe pse objekti aktual mun t’i përkasë një date krejt tjetër. P.sh xhamia e fshatit Zhujë, po në komunën e Dardanës/Kamenicës, është e evidentuar si e vitit 1816, po në të vërtetë, objekti aktual i xhamisë së Zhujës i përket vetëm vitit 1946, siç e tregon vetë mbishkrimi në fasadën ballore, ku përmenden edhe mjeshtrit nga Huruglica.[1]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Trashëgimia kulturore e rajonit të Gjilanit. Prizren: Siprint. 2016. fq. 64. ISBN 978-9951-8760-4-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)