Xhavit Ahmeti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Xhavit Ahmeti, lindi më 25 tetor të vitit 1952 në fshatin PërlepnicëGjilanit dhe vdiq më 21 nëntor të vitit 1996, në një aksident, si këshilltar politik i Presidentit Dr. Ibrahim Rugova. Ishte profesor i kimisë në Fakultetin e Shkencave Matematiko Natyrore të Universitetit të Prishtinës, anëtarë i Lidhjes Demokratike të Kosovës që nga themelimi dhe këshilltar për arsim i Presidentit Dr. Ibrahim Rugova.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Xhavit Ahmeti lindi më 25 tetor të vitit 1952 në fshatin PërlepnicëGjilanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa gjimnazin në Gjilan. Studioi kiminë në Universitetin e Sarajevës dhe në Fakultetin e Shkencave Matematikore Natyrore (FSHMN) të Universiteti i Prishtinës, ndërsa studimet pasuniversitare i kreu në Fakultetin e Shkencave Matematikore Natyrore të Universitetit të Zagrebit, në Degën e Kimisë - Drejtimi: Metodat fizike në kimi, të cilat i mbaroi me sukses të lartë.

Shkollimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Punimin e magjistraturësme titull: "Reaksionet e esterit dimetilik të CO (II) protoporfirinës IX në tretësa protikë me imidozaolë, piridinë dhe derivate të piridinës" e ka punuar në Universitetin e Zagrebit dhe e ka mbrojtur më 1981.

Doktoratën me titull: "Kinetika dhe mekanizmi i reaksioneve të disa komplekseve të profirinave me metale kalimtare në tretësa protikë e aprotikë, polarë e jopolarë" e ka mbrojtur po ashtu në Universitetin e Zagrebit më 1985.

Xhavit Ahmeti ka punuar në vitin shkollor 1975/76 në Akademinë Pedagogjike "Skënderbeu" në Gjilan në cilësinë e profesorit të kimisë, ndërsa që nga viti shkollor 1975/76 ka punuar në Seksionin e Kimisë të FSHMN-së dhe ka ligjëruar lëndën Kimia analitike instrumentale dhe ka udhëhequr ushtrimet e Kimisë për studentët e mjekësisë, stomotologjisë dhe studentët e fizikës. Që nga viti 1986 ai ka ligjëruar lëndën 'Kimi e përgjithshme'Fakultetin e Shkencave Matematiko NatyroreUniversitetit të Prishtinës

Veprimtaria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Xhavit Ahmeti që nga viti 1986 ai ka ligjëruar lëndën 'Kimi e përgjithshme'Fakultetin e Shkencave Matematiko NatyroreUniversitetit të Prishtinës. Dr. Xhaviti pas dëbimit me dhunë nga objektet universitare të studentëve e mësimdhënësve shqiptarë, mbajti për studentët e Degës Fizikë - Kimi të SHLP të Prishtinës ligjëratat në lëndën Kimia e përgjithshme dhe inorganike.

Krahas punës edukative-arsimore, Dr.Xhavit Ahmeti është shquar me punën shkencore-hulumtuese. Ai ka punuar në nëntë projekte shkencore-hulumtuese, ndërsa si absolvent ka qenë i angazhuar në projektin ndërkombëtar të UNDP. Ai ka bërë një punë të frytshme shkencore. Me punimet dhe kumtesat e tij ai është paraqitur, si autor dhe koautor, në shumë revista, simpoziume dhe tubime shkencore. Ka botuar 24 punime shkencore, 27 kumtesa, në 9 projekte ishte autor ose koautor, ndërsa mori pjesë edhe në përgatitjen e 7 teksteve shkollore që nga niveli i ulët e deri tek ai universitar. Punimet e tij shkencore-hulumtuese janë botuar në revista e buletine të ndryshme shkencore e profesionale. Një pjesë të rezultateve të tij shkencore, Xhavit Ahmeti i ka kumtuar në simpoziume, konferenca e kongrese me karakter ndërkombëtar.

Xhavit Ahmeti ishte një veprimtar i dalluar në lëvizjen për pavarësinë e Republikës së Kosovës. Ishte ndër anëtarët e parë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai ishte një nga aktivistët e shquar për organizimin e Referendumit për pavarësi të Republikës së Kosovës më 1991 dhe u dënua për këtë shkak me dy muaj burg.

Në zgjedhjet e para presidenciale e parlamentare të Kosovës Xhavit Ahmeti u zgjodh Deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës. Në Kuvendin II-tëLDK-së1994 ai u zgjodh Anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Për disa vite Xhavit Ahmeti ishte Këshilltar për Arsim i Presidentit të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova dhe njëri nga organizatorët e sistemit të arsimit të pavarur të Kosovës. Ai ishte anëtar i delegacionit të Kosovës në negociatat që u zhvilluan atëherë në Itali me palën serbe për arsimin shqip dhe u caktua nga Presidenti Dr. Ibrahim Rugova anëtar i grupit të Kosovës për implementimin e marrëveshjes, e cila nuk u realizua kurrë.

Xhavit Ahmeti ndrroi jetë tragjikisht, në një aksident, më 21 nëntor të vitit 1996, derisa po shkonte në një takim zyrtarë në Beograd, i deleguar nga Presidenti Dr. Ibrahim Rugova, për të negociuar me qeverinë e Serbisë për hapjen e shkollave shqipe në Kosovë në objektet e tyre përkatëse, sepse siç dihet mirë, regjimi i egër i Millosheviqit i kishte mbyllur ato për nxënësit shqiptarë.

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

http://xhavitahmeti-gjimnazi.com/