Xheladin Murati

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Xheladin Murati (Xhepçisht, Tetovë, 15 shkurt 1942 është pedagog, profesor universitar dhe ish-deputet në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut[1]

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Xheladin Murati është i lindur në fshatin Xhepçisht të Tetovës, më 15 shkurt 1942. Arsimin fillor e kreu në vendlindje pas së cilës vazhdoi mësimet në shkollën normale në Shkup. Studimet për pedagogji i vazhdoi vazhdoi në Fakultetin Filozofik në Shkupvitin 1969 dhe studimet e magjistraturës në Fakultetin e Filozofisë në Beograd i përfundoi në vitin 1978. Doktoroi në fushën e shkencave pedagogjike në Universitetin e Prishtinës në vitin 1984. Fillimisht punoi si mësues në Gjimnazin e Tetovës, pastaj ishte drejtor i Entit Pedagogjik të Tetovës (Zyra për promovimin e arsimit fillor dhe parashkollorë) në Tetovë. Më vonë ishte profesor në Akademinë Pedagogjike në Shkup e pastaj nga viti 1999 profesor ordinar për lëndët e Pedagogjisë së përgjithshme dhe Metodologjia e hulumtimit pedagogjik [2] në Fakultetin Pedagogjik "Shën Kliment Ohridski" në Shkup. Dy mandate ishte edhe deputet në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut[3], ku kreu edhe funksionin e zëvendësit të kryetarit të Kuvendit dhe anëtar i Këshillit të Sigurisë. U mor, kryesisht me çështje të pedagogjisë së përgjithshme, didaktikës, metodikës dhe metodologjisë kërkimore-shkencore, për çka dëshmojnë edhe shumë vepra të tij.[4]

Vepra[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai është autor i rreth 150 punimeve shkencore e profesionale me karakter pedagogjik, duke përfshirë edhe tekste shkollore:

  • Pedagogji e përgjithshme (1998), [5]
  • Problemet e pedagogjisë, 1992
  • Naim Frashëri (Pikëpamjet edukative - arsimore), 1993
  • Kontribute për arsimin, mësimdhënien dhe shkollën, 1996;
  • Aspektet e sistemit të arsimit në Republikën e Maqedonisë, 1997, etj.
  • Metodologjia e hulumtimit shkencor pedagogjik, 1998, 2003
  • Shkolla fillore (Problemet dhe organizimi), 2001
  • Arti i të bërit politikë (2017)
  • Didaktika – Metodologjia e mësimdhënies,
  • Teknologjia mësimore,
  • Pedagogjia e kohës së lire,
  • Pedagogjia shkollore,
  • Pedagogjia familjare dhe problemet e saj,
  • Komunikologjia pedagogjike,
  • Ndryshimi i arsimtarit dhe ndryshimet në shkollë,
  • Hyrje në teoritë e edukimit [6]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 2. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 1151–1152. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
  2. ^ Д-р Џеладин Мурати Arkivuar 28 nëntor 2012 tek Wayback Machine 2009-10-24
  3. ^ Собрание на Македонија - ЏЕЛАДИН МУРАТИ, 2009-10-24
  4. ^ Koliqi, Hajrullah (2022). "Fjalor Enciklopedik i Edukimit". (Encyclopedic Dictionary of Education). Vëll. 2. Prishtinë: Universiteti i Prishtinës. fq. 1003.
  5. ^ Xheladin Murati: (1998, 2004), Pedagogjia e përgjithshme. Logos, Shkup - Prishtinë - Tiranë, ISBN 9989-601-66-6, ISBN 9989-58-108-8, ISBN 978-9989-58-108-3
  6. ^ Z. Salihi:Xheladin Murati, personalitet emblematik i pedagogjisë shqiptare, 25 prill 2017

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]