Jump to content

Yale Law School

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shkolla e Ligjit e Yale
Yale Law School
Stema e Universitetit
MotojaLux et veritas
LlojiUniversitet privat
Themelimi1824
DekaniHeather K. Gerken
Studentë629[1]
KampusiNew Haven, Connecticut, ShBA
Faqja zyrtarewww.law.yale.edu
Shkolla e Ligjit e Yale është e vendosur në ndërtesën Sterling, e ndërtuar në vitin 1931
Dhoma e leximit të bibliotekës së Shkollës së Ligjit
Salla e ngrënies e Shkollës së Ligjit

Shkolla e Ligjit e Yale (en: Yale Law School) është shkolla e ligjit e Yale University, e cila ndodhet në New Haven, Connecticut, ShBA. E themeluar në vitin 1824, Yale Law School ofron ciklet e studimit JD, LL. M., JSD, MSL dhe studimet e Ph.D. në Drejtësi.

Madhësia e vogël si dhe prestigji i shkollës e bëjnë procesin e pranimit më selektivin të çdo shkolle ligji në Shtetet e Bashkuara, me një normë pranimi prej 6.7% në ciklin 2017-18.[2] [3] [4] Yale Law School çdo vit renditet e para shkollë ligji në rang kombëtar nga US News dhe World Report, që kur revista filloi botimin e renditjen e shkollave të ligjit.[5] Gjerësisht e konsideruar si shkolla e ligjit më e mirë në vend, Yale Law School është një nga shkollat më prestigjoze në botë.[6] [7] [8] [9]

Yale Law School ka prodhuar një numër të konsiderueshëm liderash në fushën e ligjit dhe në politikë, përfshirë presidentët e Shteteve të Bashkuara Gerald Ford, Bill Clinton dhe ish-Sekretaren amerikane të Shtetit dhe kandidaten presidenciale Hillary Clinton. Ish-presidenti William Howard Taft ishte profesor i së drejtës kushtetuese në Shkollën e Ligjit të Yale-it nga viti 1913 derisa dha dorëheqjen për t'u bërë Kryetar i Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara në vitin 1921. Alumnit gjithashtu përfshijnë anëtarët aktualë të Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara, Clarence Thomas, Samuel Alito, Sonia Sotomayor dhe Brett Kavanaugh, si dhe një numër i ish-gjyqtarësh, përfshirë Abe Fortas, Potter Stewart dhe Byron White; një numër krerë shtetesh në mbarë botën, përfshirë Karl Carstens, presidentin e pestë të Gjermanisë dhe Jose P. Laurel, presidentin e tretë të Republikës së Filipineve; pesë senatorë aktualë të SHBA; ish- guvernatorin e Kalifornisë dhe guvernatorin aktual të Rhode Island.

Burim i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ a b "Yale Law School ABA Profile" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 28 prill 2020. Marrë më 17 korrik 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Entering Class Profile - Yale Law School". law.yale.edu. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "2017 Raw Data Law School Rankings: Acceptance Rate (Low to High)". Internet Legal Research Group. Marrë më 15 dhjetor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Yale Crowned Top Law School In 2017 U.S. News Ranking". Marrë më 2 tetor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ ABA Journal Arkivuar 19 tetor 2015 tek Wayback Machine, "It's Official: Yale Law School Tops US News Rankings," April 23, 2009 (2010 rankings). See also: Yale Daily News Arkivuar 22 mars 2011 tek Wayback Machine, "Yale Law still number one," March 16, 2011 (2012 rankings).
  6. ^ Bennett, Drake (19 tetor 2008). "Crimson tide". Boston.com. Boston Globe. Marrë më 7 janar 2016. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "The Real Top Ranked law Schools". Marrë më 19 shkurt 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Zaretsky, Staci (13 tetor 2016). "Dean Of Most Prestigious Law School In America To Step Down". Above The Law. Marrë më 19 shkurt 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "TLS Wiki: Yale Law School". top-law-schools.com. Marrë më 19 shkurt 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]