Kërceni tek përmbajtja

Yann Sommer

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Yann Sommer
Sommer me Interin në vitin 2023
Informacioni personal
Emri i plotë Yann Sommer[1]
Data e lindjes 17 dhjetor 1988 (36 vjeç)[1]
Vëndi i lindjes Morges, Zvicër
Gjatësia 1.83 m (6 ft 0 in)[1]
Pozicioni(et) Portier
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
Inter
Number 1
Karriera me të rinjtë
1996–1997 FC Herrliberg
1997–2003 Concordia
2003–2005 FC Basel
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2005–2007 FC Basel U21 42 (0)
2007–2014 FC Basel 113 (0)
2007–2009FC Vaduz (huazim) 50 (0)
2009–2010Grasshoppers (huazim) 33 (0)
2014–2023 Borussia Mönchengladbach 272 (0)
2023 Bayern München 19 (0)
2023– Internazionale 63 (0)
Karriera ndërkombëtare
2003–2004 Zvicra U16 10 (0)
2003–2005 Zvicra U17 10 (0)
2005–2007 Zvicra U19 18 (0)
2007–2011 Zvicra U21 31 (0)
2012–2024 Zvicra 94 (0)
*Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve, të sakta prej datës 20:20, 12 prill 2025 (UTC)

Yann Sommer (lindur më 17 dhjetor 1988) është njē futbollist profesionist zviceran i cili luan si portier për klubin italian Internazionale.

Ai e nisi karrierën e tij si profesionist në Zvicër te Baseli, duke luajtur fillimisht me ekipin nën-21 dhe më pas me ekipin e parë. Pasi fitoi katër kampionate rresht, ai u transferua te Borussia Mönchengladbach në Gjermani në vitin 2014, duke qëndruar për nëntë vitet e ardhshme. Pas një periudhe të shkurtër te Bayern München nē vitin 2023, ku fitoi titullin e tij të parë të Bundesligës, Sommer u transferua në Itali te Interi, duke fituar titullin e Serie A në sezonin e tij të parë me klubin.

Sommer luajti 69 ndeshje me ekipet e moshave të Zvicrës, duke arritur finalen e Kampionatit Evropian 2011 me ekipin nën-21. Ai debutoi me ekipin e parë në vitin 2012 dhe luajti 94 ndeshje para se të tërhiqej në vitin 2024. Ai mori pjesë në tre edicione të UEFA Kampionatit Evropian dhe FIFA Kupës së Botës.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sommer lindi në Morges, Vaud dhe filloi të luante futboll fillimisht me ekipet e tē rinjëve të Herrliberg dhe më pas Concordia Basel.[2] Ai u bë pjesë e akademisë së Baselit në vitin 2003 dhe firmosi kontratën e parë si profesionist dy vite më vonë. Sommer ishte portieri titullar i ekipit nën-21 si dhe portieri i tretë i ekipit të parë mbrapa Franco Costanzo dhe Louis Crayton.

Nē verën e vitit 2011, Sommer firmosi një kontratë të re katër-vjeçare dhe u huazua te Vaduzi nē Ligën e Dytë Zvicerane për të fituar përvojë.[3][4] Ai u vendos menjëherë titullar dhe u aktivizua në 33 ndeshje kampionat, duke ndihmuar ekipin të rikthehej në elitë.[5] Huazimi i tij u rinovua deri në janar 2009. Sommer bëri debutimin e tij në Superligën e Zvicrës më 20 korrik 2008 në fitoren 2–1 në transfertë kundër Luzernës.[6]

Më 7 janar 2009, Baseli e riktheu në ekip pas dëmtimit të portierit titullar Franco Costanzo.[7] Debutimi i tij zyrtar me ekipin erdhi më 7 shkurt në humbjen 3–2 kundër Young BoysStade de Suisse, Wankdorf.[8] Ai u aktivizua në gjashtë ndeshje në kampionat dhe një në kupë gjatë pjesës së dytë të sezonit 2008–09.[9]

Sommer gjatë një ndeshje të UEFA Ligës së Evropës në sezonin 2013–14.

Më 14 qershor, Sommer firmosi një kontratë të re pesë-vjeçare.[10] Dy ditë më pas, ai u bë pjesë e Grasshoppers në formë huazimi për një sezon.[11] Ai u aktivizua në 33 ndeshje gjatë kohës së tij me klubin.[12] Pas rikthimit te Baseli, Sommer ishte portieri i dytë mbrapa Franco Costanzos. Në mars 2011, klubi njoftoi se Costanzo nuk do të rinovonte,[13] duke bërë që Sommer të promovohej titullar nga sezoni i ardhshë. Ai u aktivizua në pesë ndeshje në Superligë gjatë sezonit 2010–11, të cilën Baseli e fitoi; ky ishte trofeu i tij i parë me klubin.[14]

Më 14 shtator 2011, Sommer bëri debutimin e tij në UEFA Ligën e Kampioneve në fitoren 2–1 kundër Oțelul Galațit në fazën e grupeve.[15] Ai u aktivizua në 43 ndeshje në të gjitha kompeticionet në sezonin 2011–12, duke ndihmuar ekipin të fitonte kampionatin dhe kupën.[16][17] Në sezonin 2012–13, Sommer luajti të 36 ndeshjet e kampionatit, që u fitua për herën e tretë rresht nga ekipi.[18] Ai gjithashtu ishte protagonist në ecurinë e ekipit në UEFA Ligën e Evropës, duke arritur deri në gjysëm-finale ku u eliminua nga Chelsea me rezultatin e përgjithshëm 5–2.[19]

Në sezonin 2013–14, Sommer u aktivizua në 58 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke fituar një tjetër kampionat. Ai u largua nga klubi pas përfundimit të sezonit, duke koleksionuar gjithsej 170 ndeshje dhe 65 porta të paprekura.[20]

Borussia Mönchengladbach

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Sommer në një seancë stërvitore me Gladbach në 2015.

Më 10 mars 2014, Sommer firmosi një marrëveshje pesë-vjeçare me klubin gjerman Borussia Mönchengladbach, e cila do të hynte në fuqi më 1 korrik.[21] Ai u ble nga klubi për të zëvëndësuar Marc-André ter Stegen, i cili ishte transferuar te Barcelona.[22] Në sezonin e tij të parë në Bundesligë, Borussia u rendit në vendin e tretë, duke arritur rezultatin më të lartë në kampionat që nga viti 1978.[23] Klubi gjithashtu theu rekordin me 17 ndeshje pa humbje të vendosur në sezonin e largët 1970–71.[24]

Debutimi i tij me klubin erdhi në fitoren 2–1 kundër Homburgkupë.[25] Ai ishte gjithashtu titullar në barazimin 1–1 kundër Stuttgartin në ndeshjen hapëse të kampionatit.[26] Gladbach siguroi kualifikimin në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm një ndeshje para mbylljes së sezonit.[27][28] Sommer u shpall lojtari i sezonit i klubit pas përfundimit të sezonit.[29]

Borussia e nisi sezonin 2015–16 në mënyrë të keqe duke u mposhtur me rezultatin 4–0 nga Borussia Dortmundi, ku Sommer u fajsua për golin e parë.[30] Klubi vazhdoi me rezultet negative,[31] duke humbur edhe tre ndeshjet e rradhës në kampionat si dhe ndeshjen hapëse të Ligës së Kampioneve kundër Seviljes, duke bërë që media gjermane të kritikonte lojtarët e ekipit, përfshirë Sommerin.[32] Pasi pësuan humbjen e pestë rresht në kampionat kundër ekipit rival 1. FC Köln, trajneri Lucien Favre dha dorëheqjen.[33][34] Ndryshe nga sezoni i kaluar, kjo ishte nisja më e keqe në historinë e klubit.[35]

Favre u zëvëndësua nga André Schubert, nën drejtimin e të cilit ekipi arriti katër fitore në katër ndeshjet e para.[36] Sommer pësoi një dëmtim në hundë në humbjen 2–1 kundër Manchester Cityt në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve,[37] duke humbur ndeshjen e rradhës në kampionat kundër Wolfsburgut. Ai më pas luajti si titullar në të gjitha ndeshjet e mbetura, duke tërhequr interesin e Manchester Cityt.[38]

Në nëntor 2019, Sommer firmosi një kontratë të re me klubin deri në vitin 2023.[39] Në sezonin 2020–21, ekipi arriti deri në raundin e 16-tave të Ligës së Kampioneve, duke u eliminuar nga Manchester City.[40] Më 27 gusht 2022, Sommer bëri 19 pritje në barazimin 1–1 kundër Bayern MünchenAllianz Arena, duke vendosur një rekord të ri në Bundesligë.[41]

Në dhjetor 2022, portieri veteran i Bayernit Manuel Neuer pësoi një dëmtim gjatë kohës që po bënte ski dhe do të mungonte për pjesën e mbetur të sezonit, duke bërë që klubi të niste kërkimin për një zëvëndësues.[42] Më 19 janar 2023, Sommer u largua nga Gladbach pas nëntë vitesh e gjysëm, duke firmosur një kontratë me Bayernin deri në korrik 2025.[43] Vlera e transferimit ishte 8 milion €.[44] Ai bëri debutimin e tij në ditën e ardhshme në barazimin 1–1 kundër RB Leipzig.[45]

Më 7 gusht 2023, Sommer u transferua në Itali te Interi duke firmosur për tre vite.[46] Klubi pagoi 6.75 milion € për kartonin e tij.[47] Sommer luajti ndeshjen e tij të parë me Zikaltrit në fitoren 2–0 në shtëpi kundër Monzës në ndeshjen hapëse të Serie A. Pasi e mbajti portën e paprekur në ndeshjet e rradhës kundër Cagliarit dhe Fiorentinës, ai u mposht për herë të parë në fitoren historike 5–1 kundër MilanitDerby della Madonnina më 16 shtator.[48]

Në janar 2024, Sommer fitoi Superkupën e Italisë pasi Interi mposhti Napolin në finale.[49] Ai ishte titullar i padiskutueshëm në formacion, duke u aktivizuar në 34 ndeshje në kampionat të cilën Interi e fitoi për herë të 20të në histori, duke siguruar yllin e dytë në fanellë.[50] Ai regjistroi 19 porta të paprekura në kampionat,[51] më shumë se çdo portier tjetër në pesë ligat kryesore evropiane. Në përfundim të sezonit, ai u emërua në ekipin e sezonit të Serie A.[52]

Në edicionin e parë të formatit të ri të fazës së ligës të Ligës së Kampioneve, Sommer pësoi vetëm një gol në tetë ndeshje, me Interin që u kualifikua menjëherë në raundin e 16-tave.[53]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sommer ka luajtur me disa ekipe moshash të Zvicrës, përfshirë nën-16, -17, -19 dhe -21. Ai debutoi me ekipin nën-16 më 26 gusht 2003 në një humbje 5–0 kundër Gjermanisë. Debutimi i tij me ekipin nën-17 erdhi më 20 nëntor 2003 në barazimin 1–1 kundër Anglisë.

Sommer luajti ndeshjen e tij të parë me ekipin nën-21 në fitoren 2–1 në transfertë kundër Belgjikës, duke u aktivizuar si zëvëndësues në pjesën e dytë. Ai ishte kapiten dhe titullar i ekipit në UEFA Kampionatin Evropian 2011Danimarkë. Ekipi arriti deri në finale pa pësuar asnjë gol,[54] duke u mundur me rezultatin 2–0 nga Spanja.[55] Kjo ishte ndeshja e fundit e Sommerit me ekipin nën-21.

Sommer duke luajtur me Zvicrën në nëntor 2015.

Sommer luajti ndeshjen e tij të parë me ekipin e parë më 30 maj 2012 në humbjen 1–0 në miqësoren kundër Rumanisë. Ai gjithashtu ishte një nga 23 lojtarët e thirrur për të luajtur në FIFA Kupën e Botës 2014 në Brazil.[56] Ai ishte rezerva e titullarit Diego Benaglio gjatë turnamentit.[57]

Dy vite më pas, Sommer u thirr të luante në UEFA Euro 2016, ku ai ishte titullar. Ai u aktivizua në të katërta ndeshjet e Zvicrës në turnament.[58] Ekipi u eliminua në raundin e 16-tave 5–4 me penallti nga Polonia pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në barazim 1–1.[59]

Në maj 2018, Sommer u përfshi në ekipin që do të luante në FIFA Kupën e Botës 2018.[60] Ai bëri debutimin e tij në këtë kompeticion në barazimin 1–1 kundër Brazilit në ndeshjen hapëse të grupit E.[61] Në maj 2019, ai luajti në finalet e UEFA Ligës së Kombeve, ku Zvicra u rendit në vendin e katërt.[62]

Në maj 2021, Sommer u thirr si pjesë e ekipit që do të luante në UEFA Euro 2020, e cila u zhvillua një vit me vonesë për shkak të pandemisë së COVID-19.[63] Në ndeshjen e raundit të 16-tave kundër Francës, ai priti penalltinë e Kylian Mbappés në gjuajtjet e penalltive, me Zvicrën që arriti një fitore surprizë 5–4 me penallti pasi koha e rregullt dhe shtesa ishin mbyllur në barazim 3–3.[64][65] Në ndeshjen çerek-finale kundër Spanjës, Sommer bëri tetë pritje, duke e dërguar ndeshjen sërisht në gjuajtjet e penalltive, por këtë herë Zvicra u mposht 3–1.[66]

Në nëntor 2022, Sommer mori pjesë në FIFA Kupën e Botës 2022, e cila ishte edicioni i tretë rresht i tij. Ai u shpall lojtari më i mirë në ndeshjen hapëse të grupit kundër Kamerunit, të cilën Zvicra e fitoi 1–0.[67] Në qershor 2024, Sommer ishte titullar në UEFA Euro 2024,[68] duke luajtur në të gjitha ndeshjet e Zvicrës që arriti deri në çerek-finale.[69] Më 19 gusht 2024, ai njoftoi tërheqjen nga ekipi kombëtar, duke zhvilluar gjithsej 94 ndeshje me ekipin e parë.[70]

Profili i lojtarit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Sommer në aksion me Interin në një ndeshje të Ligës së Kampioneve, 8 shtator 2023.

Sommer është një portier me gjatësi mesatare, i cili shquhet për hedhjet e tij dhe reflekset.[71] Ai dallohet për daljet e sakta në zonë si dhe për lojën me top, duke marrë pjesë në ndërtimin e lojës së ekipit në gjysëm fushën e tij.[72][73] Sommer është gjithashtu një specialist në pritjet e penalltive,[74][75][76] duke ndalur 17 në karrierën e tij; ai ishte portieri i parë që e kuptoi teknikën e ekzekutimit të penalltive të mesfushorit italian Jorginho, të cilit i priti dy penallti në dy ndeshje rresht.[77] Ai gjithashtu ka ndalur penallti ndaj ekspertëve të tjerë si Sergio Ramos (dy në një ndeshje) dhe Kylian Mbappé.[78] Sommer gjithashtu njihet për karakterin e tij dhe lidershipin.[79]

Sommer u martua me partneren e tij Alina në gusht 2019 pas një lidhje tre-vjeçare. Vajta e tyre, Mila, lindi më 4 nëntor 2019.[80][81]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Redaktuar më 12 prill 2025[82][83]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Basel U21 2005–06 1. Liga Zvicerane 12 0 12 0
2006–07 1. Liga Zvicerane 24 0 24 0
2010–11 1. Liga Zvicerane 6 0 6 0
Gjithsej 42 0 42 0
Vaduz (huazim) 2007–08 Liga e Dytë Zvicerane 33 0 0 0 2[a] 0 35 0
2008–09 Super Liga Zvicerane 17 0 0 0 2[a] 0 19 0
Gjithsej 50 0 0 0 4 0 54 0
Basel 2008–09 Super Liga Zvicerane 6 0 1 0 0 0 7 0
2010–11 Super Liga Zvicerane 5 0 4 0 9 0
2011–12 Super Liga Zvicerane 31 0 4 0 8[b] 0 43 0
2012–13 Super Liga Zvicerane 36 0 3 0 19[c] 0 58 0
2013–14 Super Liga Zvicerane 35 0 2 0 16[d] 0 53 0
Gjithsej 113 0 14 0 43 0 170 0
Grasshoppers (huazim) 2009–10 Super Liga Zvicerane 33 0 0 0 33 0
Borussia Mönchengladbach 2014–15 Bundesliga 34 0 4 0 10[e] 0 48 0
2015–16 Bundesliga 32 0 3 0 6[b] 0 41 0
2016–17 Bundesliga 34 0 4 0 12[f] 0 50 0
2017–18 Bundesliga 30 0 3 0 33 0
2018–19 Bundesliga 34 0 1 0 35 0
2019–20 Bundesliga 34 0 2 0 6[e] 0 42 0
2020–21 Bundesliga 31 0 0 0 8[b] 0 39 0
2021–22 Bundesliga 33 0 3 0 36 0
2022–23 Bundesliga 10 0 1 0 11 0
Gjithsej 272 0 21 0 42 0 335 0
Bayern München 2022–23 Bundesliga 19 0 2 0 4[b] 0 25 0
Internazionale 2023–24 Serie A 34 0 0 0 7[b] 0 2[g] 0 43 0
2024–25 Serie A 29 0 0 0 10[b] 0 2[g] 0 41 0
Gjithsej 63 0 0 0 17 0 4 0 84 0
Gjithsej karriera 592 0 37 0 119 0 4 0 752 0
  1. ^ a b Të gjitha ndeshjet në Kupës UEFA
  2. ^ a b c d e f Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
  3. ^ Pesë ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, katërmbëdhjetë ndeshje në UEFA Ligën e Evropës
  4. ^ Dhjetë ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, gjashtë ndeshje në UEFA Ligën e Evropës
  5. ^ a b Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
  6. ^ Tetë ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, katër ndeshje në UEFA Ligën e Evropës
  7. ^ a b Të gjitha ndeshjet në Supercoppa Italiana

Burimi: [84]

Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Zvicra 2012 2 0
2013 3 0
2014 5 0
2015 5 0
2016 10 0
2017 8 0
2018 10 0
2019 10 0
2020 5 0
2021 14 0
2022 8 0
2023 7 0
2024 7 0
Gjithsej 94 0
FC Vaduz
FC Basel[85]
Bayern München
Internazionale
  1. ^ a b c "FIFA World Cup Russia 2018: List of Players: Switzerland" (PDF) (në anglisht). FIFA. 15 korrik 2018. fq. 30. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 11 qershor 2019.
  2. ^ "Introducing Bayern's new singing Yann Sommer" (në anglisht). FC Bayern München. 19 janar 2023. Marrë më 12 prill 2025.
  3. ^ "Sommer swaps Basel for Vaduz" (në anglisht). UEFA. 22 qershor 2007. Marrë më 28 korrik 2019.
  4. ^ "Vaduz take on reinforcements" (në anglisht). UEFA. 28 qershor 2007. Marrë më 28 korrik 2019.
  5. ^ "Swiss No1 Sommer interested only in winning" (në anglisht). UEFA. 17 qershor 2011. Marrë më 28 korrik 2019.
  6. ^ "Luzern vs. Vaduz 1 – 2" (në anglisht). Soccerway. 20 korrik 2008. Marrë më 14 prill 2025.
  7. ^ Svenja Mastroberardino (5 shkurt 2009). "Costanzo: "Sommer ist einer der besten Goalies"" (në gjermanisht). sport.ch. Arkivuar nga origjinali më 24 mars 2012. Marrë më 21 dhjetor 2014.
  8. ^ "Young Boys vs. Basel 3 – 2" (në anglisht). Soccerway. 7 shkurt 2009. Marrë më 14 prill 2025.
  9. ^ "Yann Sommer » Super League 2008/2009" (në anglisht). World Football. Marrë më 14 prill 2025.
  10. ^ "Yann Sommer mit Fünfjahres-Vertrag zurück zum FCB" (në gjermanisht). FC Basel 1893. 14 qershor 2010. Arkivuar nga origjinali më 5 prill 2012. Marrë më 14 qershor 2010.
  11. ^ "Sommer leihweise zu GC – Colomba zum FCB" (në gjermanisht). FC Basel 1893. 16 qershor 2009. Arkivuar nga origjinali më 22 qershor 2009. Marrë më 16 qershor 2009.
  12. ^ "Yann Sommer » Super League 2009/2010" (në anglisht). World Football. Marrë më 14 prill 2025.
  13. ^ "Argentina keeper Costanzo to leave FC Basel" (në anglisht). Fox Sports. 13 prill 2011. Marrë më 14 prill 2025.
  14. ^ Antonio Zea Zea (2011). "Switzerland 2010/11" (në anglisht). RSSSF. Marrë më 16 nëntor 2021.
  15. ^ Steven Rogers (14 shtator 2011). "Freis double up as Basel beat Oţelul" (në anglisht). UEFA. Marrë më 12 prill 2025.
  16. ^ "Jetzt hat Basel den Titel auf sicher" (në gjermanisht). football.ch. 29 prill 2012. Arkivuar nga origjinali më 16 tetor 2013. Marrë më 21 dhjetor 2014.
  17. ^ "Matchtelegram FC Basel 1893 5:3 FC Luzern" (në gjermanisht). football.ch. 16 maj 2012. Arkivuar nga origjinali më 4 dhjetor 2012. Marrë më 21 dhjetor 2014.
  18. ^ Michael Schifferle (10 qershor 2013). "Season review: Switzerland" (në anglisht). UEFA. Arkivuar nga origjinali më 13 qershor 2013. Marrë më 21 dhjetor 2014.
  19. ^ Trevor Haylett (4 maj 2013). "Basel take heart after Chelsea defeat" (në anglisht). UEFA. Marrë më 12 prill 2025.
  20. ^ "Sommer's summer move to Mönchengladbach" (në anglisht). UEFA. 10 mars 2014. Marrë më 12 prill 2025.
  21. ^ "Yann Sommer wechselt auf die neue Saison zu Borussia Mönchengladbach" (në gjermanisht). FC Basel 1893. 10 mars 2014. Arkivuar nga origjinali më 23 maj 2014. Marrë më 21 dhjetor 2014.
  22. ^ Gjermani, Hannoversche Allgemeine Zeitung, Hannover, Niedersachsen. "Yann Sommer als Nachfolger für ter Stegen in Mönchengladbach gefunden – HAZ – Hannoversche Allgemeine". Hannoversche Allgemeine Zeitung (në gjermanisht). Arkivuar nga origjinali më 16 gusht 2016. Marrë më 1 korrik 2016.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)
  23. ^ "History of the club Borussia Mönchengladbach". scoreshelf.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 3 nëntor 2015. Marrë më 1 korrik 2016.
  24. ^ "Geduldig die Spitze erklommen - Borussia Mönchengladbach". borussia.de (në gjermanisht). Arkivuar nga origjinali më 12 qershor 2018. Marrë më 1 korrik 2016.
  25. ^ "Hrgota beweist seine Abschlussqualitäten: FC 08 Homburg - Bor. Mönchengladbach 1:3 (1:2)". kicker.de (në gjermanisht). Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 1 korrik 2016.
  26. ^ "Borussia M'gladbach vs. Stuttgart 0 – 1" (në anglisht). Soccerway. 24 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 28 tetor 2021. Marrë më 1 korrik 2016.
  27. ^ "Christoph Kramer scores bizarre own goal to help Dortmund win" (në anglisht). ESPN FC. Arkivuar nga origjinali më 12 gusht 2016. Marrë më 1 korrik 2016.
  28. ^ Ross Dunbar. "Stuttgart, Hannover collect huge wins; Gladbach seals Champions League berth" (në anglisht). Fox Sports. Arkivuar nga origjinali më 16 gusht 2016. Marrë më 1 korrik 2016.
  29. ^ "News Detailansicht - Borussia Mönchengladbach". borussia.de (në gjermanisht). Arkivuar nga origjinali më 12 qershor 2018. Marrë më 1 korrik 2016.
  30. ^ "Borussia Dortmund ease past Borussia Monchengladbach" (në anglisht). ESPN FC. 15 gusht 2015. Arkivuar nga origjinali më 12 gusht 2016. Marrë më 1 korrik 2016.
  31. ^ "Borussia Monchengladbach hold crisis talks before Champions League debut" (në anglisht). ESPN FC. 14 shtator 2015. Arkivuar nga origjinali më 12 gusht 2016. Marrë më 1 korrik 2016.
  32. ^ "Player to watch: Yann Sommer — Gladbach's penalty specialist struggling for form this season" (në anglisht). The National. 18 shtator 2015. Arkivuar nga origjinali më 28 qershor 2016. Marrë më 1 korrik 2016.
  33. ^ "UEFA Champions League - News – UEFA" (në anglisht). UEFA. 20 shtator 2015. Arkivuar nga origjinali më 25 janar 2016. Marrë më 1 korrik 2016.
  34. ^ Raphael Honigstein (21 shtator 2015). "Borussia Mönchengladbach plunged into darkness after Lucien Favre walks out" (në anglisht). The Guardian. Arkivuar nga origjinali më 5 qershor 2016. Marrë më 1 korrik 2016.
  35. ^ "Borussia Mönchengladbach's Lucien Favre resigns after worst start" (në anglisht). The Guardian. 20 shtator 2015. Arkivuar nga origjinali më 5 qershor 2016. Marrë më 1 korrik 2016.
  36. ^ "Gladbach name Schubert permanent head coach" (në anglisht). Bundesliga. Arkivuar nga origjinali më 14 shkurt 2017. Marrë më 1 korrik 2016.
  37. ^ "Champions League: Borussia Monchengladbach's ones to watch against Celtic" (në anglisht). BBC Sport. 18 tetor 2016. Marrë më 12 prill 2025.
  38. ^ "Gladbach's Yann Sommer open to Premier League amid Man City talk" (në anglisht). ESPN FC. Arkivuar nga origjinali më 21 maj 2016. Marrë më 1 korrik 2016.
  39. ^ "Bis 2023! Gladbach bindet Sommer langfristig" (në gjermanisht). Sky Sport. 29 nëntor 2019. Arkivuar nga origjinali më 27 tetor 2021. Marrë më 29 qershor 2021.
  40. ^ "Man. City 2–0 Mönchengladbach" (në anglisht). UEFA. 16 mars 2021. Arkivuar nga origjinali më 23 prill 2021. Marrë më 29 qershor 2021.
  41. ^ "Bayern Munich 1–1 Borussia Mönchengladbach: Borussia Monchengladbach goalkeeper Yann Sommer made 19 saves - a Bundesliga record - but Bayern Munich's Leroy Sane finally beat him in an enthralling draw" (në anglisht). BBC Sport. 27 gusht 2022. Arkivuar nga origjinali më 27 gusht 2022. Marrë më 27 gusht 2022.
  42. ^ "Bayern signs Yann Sommer from Gladbach as Neuer replacement". AP NEWS (në anglisht). 19 janar 2023. Marrë më 6 shkurt 2023.
  43. ^ "FC Bayern sign Yann Sommer" (në anglisht). FC Bayern München. 19 janar 2023. Marrë më 19 janar 2023.
  44. ^ "Bayern Munich sign Yann Sommer in €8m deal following Neuer's skiing accident" (në anglisht). Goal.com. 19 janar 2023. Marrë më 18 shtator 2023.
  45. ^ "Yann Sommer happy with "fun" Bayern Munich debut after "wild few weeks"" (në anglisht). Bundesliga. 21 janar 2023.
  46. ^ "Yann Sommer è un nuovo giocatore dell'Inter". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. 7 gusht 2023. Marrë më 7 gusht 2023.
  47. ^ TomAdams71 (8 gusht 2023). "Yann Sommer officially leaves Bayern Munich for Inter Milan". Bavarian Football Works (në anglisht). Marrë më 18 shtator 2023.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja)
  48. ^ "Inter humble Milan 5-1 in derby" (në anglisht). Reuters. 16 shtator 2023. Marrë më 19 shtator 2023.
  49. ^ "Inter Milan Shatters Records With Italian Super Cup Win Over Napoli" (në anglisht). Forbes. 22 janar 2024. Marrë më 7 gusht 2023.
  50. ^ "Inter Milan clinch 20th Serie A title with win over AC Milan" (në anglisht). ESPN FC. 22 prill 2024. Marrë më 7 gusht 2023.
  51. ^ "Serie A 2023/24 – Clean sheets" (në anglisht). Transfermarkt. Marrë më 7 gusht 2023.
  52. ^ "Gran Galà Del Calcio 2024: Who Is In The Serie A Team Of The Year?" (në anglisht). Forbes. 3 dhjetor 2024. Marrë më 7 gusht 2023.
  53. ^ "65 days to go: The Sommer blockade" (në anglisht). FIFA. 9 prill 2025. Marrë më 12 prill 2025.
  54. ^ "Past a faint memory for summer U21 finalists" (në anglisht). UEFA. 10 nëntor 2011. Marrë më 25 qershor 2014.
  55. ^ "Spain crowned European Under-21 champions" (në anglisht). UEFA. 25 qershor 2011. Marrë më 25 qershor 2011.
  56. ^ "Das 23-Mann-Aufgebot der Schweiz" (në gjermanisht). football.ch. 15 maj 2014. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 21 dhjetor 2014.
  57. ^ "Sommer: I want to be a leader too" (në anglisht). FIFA. 30 prill 2016. Marrë më 15 qershor 2024.
  58. ^ "UEFA EURO 2016 - Switzerland - Squad - UEFA" (në anglisht). UEFA. Arkivuar nga origjinali më 2 korrik 2016. Marrë më 1 korrik 2016.
  59. ^ "Switzerland 1–1 Poland" (në anglisht). UEFA. 25 qershor 2016. Arkivuar nga origjinali më 27 qershor 2021. Marrë më 29 qershor 2021.
  60. ^ "Switzerland opts for experience in World Cup squad". AP News (në anglisht). 4 qershor 2018. Arkivuar nga origjinali më 14 qershor 2021. Marrë më 29 qershor 2021.
  61. ^ "World Cup 2018: Brazil held to 1-1 draw by Switzerland in Group E opener" (në anglisht). BBC Sport. 17 qershor 2018. Marrë më 15 qershor 2024.
  62. ^ "Pickford the hero in England shootout win" (në anglisht). BBC Sport. 8 qershor 2019. Arkivuar nga origjinali më 15 tetor 2019. Marrë më 29 qershor 2021.
  63. ^ "Switzerland's full 26-man Euro 2020 squad". The Athletic (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 30 qershor 2021. Marrë më 5 korrik 2021.
  64. ^ "Switzerland beat France on penalties" (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 3 korrik 2021. Marrë më 28 qershor 2021.
  65. ^ "Switzerland's Sommer saves Mbappé's penalty to send France crashing out" (në anglisht). The Guardian. 28 qershor 2021. Arkivuar nga origjinali më 29 qershor 2021. Marrë më 29 qershor 2021.
  66. ^ "Simon saves lift Spain past Swiss on penalties to reach semi-finals" (në anglisht). France 24. 2 korrik 2021. Arkivuar nga origjinali më 2 korrik 2021. Marrë më 3 korrik 2021.
  67. ^ "Embolo punishes birth country in Swiss triumph" (në anglisht). FIFA. 24 nëntor 2022. Arkivuar nga origjinali më 21 nëntor 2022. Marrë më 24 nëntor 2022.
  68. ^ "Swizterland (sic) Euro 2024 squad: Xhaka, Shaqiri included" (në anglisht). New York Times. 7 qershor 2024. Marrë më 15 qershor 2024.
  69. ^ "Switzerland goalkeeper Sommer quits internationals" (në anglisht). Reuters. Marrë më 19 gusht 2024.
  70. ^ "Switzerland goalkeeper Yann Sommer ends national-team career after 94 games". apnews.com (në anglisht). 19 gusht 2024. Marrë më 19 gusht 2024.
  71. ^ Paolo Tomaselli (14 qershor 2021). "Sommer, il portiere sex symbol della Svizzera, che ha il cruccio di essere troppo basso" (në italisht). Corriere dello Sport. Marrë më 7 korrik 2021.
  72. ^ "Euro 2020, il segreto di Sommer: ecco gli occhiali speciali usati in allenamento dalla Svizzera" (në italisht). Eurosport. 29 qershor 2021. Marrë më 13 nëntor 2021.
  73. ^ "Gli occhiali speciali che migliorano i riflessi: così Sommer ha fermato Mbappé" (në italisht). Sport Mediaset. Marrë më 13 nëntor 2021.
  74. ^ "Il trucco di Sommer sul rigore di Mbappé, lo ha distratto con un gesto: "È stato geniale"". fanpage.it (në italisht). 29 qershor 2021. Marrë më 27 dhjetor 2023.
  75. ^ "Nations League, la Svizzera fatica, rischia di continuo, ma alla fine compie la missione di mantenere il posto in Lega A". chalcio.com (në italisht). 27 shtator 2022. Marrë më 27 dhjetor 2023.
  76. ^ Salvatore Riggio (29 janar 2024). "Sommer: i rigori, gli occhiali speciali, la cucina. Ecco chi è il portiere nerazzurro" (në italisht). Corriere dello Sport. Marrë më 29 shkurt 2024.
  77. ^ "Sommer opens up on saving Jorginho's Italy penalty by making Mbappé comparison" (në anglisht). Football Italia. 15 shtator 2023. Marrë më 12 prill 2025.
  78. ^ "Europei 2021, Yann Sommer e i suoi occhiali "magici": ecco come funzionano". ilfattoquotisiano.it (në italisht). 20 qershor 2021. Marrë më 13 nëntor 2021.
  79. ^ Paolo Tomaselli (10 nëntor 2021). "Chi è il portiere-chitarrista Sommer: «Noi come rockstar»" (në italisht). Corriere dello Sport. Marrë më 13 nëntor 2021.
  80. ^ "Euro 2020 – Who is Yann Sommer's wife and does he have kids?". FourFourTwo (në anglisht). 2 korrik 2021. Arkivuar nga origjinali më 9 korrik 2021. Marrë më 2 korrik 2021.
  81. ^ "Congrats to Yann Sommer and his family on the birth of their baby daughter Mila!" (në anglisht). Borussia Mönchengladbach. Arkivuar nga origjinali më 26 korrik 2022. Marrë më 2 korrik 2021 – nëpërmjet Facebook.
  82. ^ "Yann Sommer" (në anglisht). Soccerway. Arkivuar nga origjinali më 22 gusht 2020. Marrë më 10 prill 2020.
  83. ^ "Yann Sommer" (në anglisht). World Football. Marrë më 10 prill 2025.
  84. ^ "Yann Sommer". EU-Football.info (në anglisht). European Football. Arkivuar nga origjinali më 31 janar 2020. Marrë më 24 qershor 2018.
  85. ^ "Borussia sign Yann Sommer" (në anglisht). Borussia Mönchengladbach. 10 mars 2014. Arkivuar nga origjinali më 10 qershor 2020. Marrë më 27 korrik 2019.
  86. ^ "Dortmund draw gifts Bayern title on thrilling final day" (në anglisht). BBC Sport. 27 maj 2023. Arkivuar nga origjinali më 27 maj 2023. Marrë më 27 maj 2023.
  87. ^ "Super League – Salah zum SL-"Spieler des Jahres" gewählt". Schweizer Radio und Fernsehen (SRF) (në gjermanisht). 27 janar 2014. Marrë më 16 shtator 2023.
  88. ^ "Player of the year » Switzerland". World Football (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 30 mars 2019. Marrë më 27 korrik 2019.
  89. ^ "Sport Bilder des Tages 12 12 2021, Zuerich, SRF Studio Leutschenbach, Swiss Sports Awards 2021, Yann Sommer" (në gjermanisht). 12 dhjetor 2021. Arkivuar nga origjinali më 19 janar 2023. Marrë më 17 dhjetor 2021.
  90. ^ "Bundesliga Fantasy Manager Team of the Season 2019/20" (në anglisht). Bundesliga. 28 gusht 2020. Arkivuar nga origjinali më 5 shkurt 2021. Marrë më 2 shtator 2020.
  91. ^ "EA Sports FC 24 – Serie A Team of the Season" (në anglisht). Serie A. 24 maj 2024. Marrë më 24 maj 2024.
  92. ^ Peter Young (2 dhjetor 2024). "Every category and Serie A nominee at the Gran Gala del Calcio" (në anglisht). Football Italia. Marrë më 3 dhjetor 2024.
  93. ^ "The Athletic's end-of-season awards, 2023–24: Men's football". The Athletic (në anglisht). The New York Times Company. 21 maj 2024. Arkivuar nga origjinali më 21 maj 2024. Marrë më 5 qershor 2024.
  94. ^ Jamie Evans (10 qershor 2024). "ESM Team of the Season: 2023-24" (në anglisht). World Soccer. Marrë më 10 qershor 2024.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Profili te uebfaqja zyrtare e Interit
  • Profili te uebfaqja zyrtare e Bayernit