Yasak Elma

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Informacione mbi serialin
Titulli shqip: Mollë e Ndaluar
Titulli origjinal: Yasak Elma
Shteti i prodhimit: Turqi
Viti i prodhimit:
(Vitet e prodhimit):
2018-
Kohëzgjatja e një episode: rreth 120-130 minuta. minuta
Episode: 12
Gjuha origjinale: Turqisht
Intro:
Studio / Prodhuesi(t): FOX
Krijuesi(t): MED Yapım
Zhanri: Dramë
Transmetimi i parë në TV: 19 mars 2018-duke vazhduar
Interpretojnë

Yasak Elma (Shqip: Mollë e Ndaluar) është serial turk me skenar të Melis Civelek. Transmetimi i parë i serialit ishte më 19 mars 2018 në kanalin turk FOX.

Përmbledhja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zejnepe dhe Jëlldëz janë dy motra që jetojnë në Stamboll. Edhe pse ato janë motra, ato janë ndryshe nga njëra tjetra. Zejnepe punon si ndihmëse në një kompani. Kur kompania punon me një tjetër kompani, Zejnepe fillon të punon me një biznesmenë Alihan. Alihan është arrogantë, i pasur dhe nuk e ndalon veten duke i lënduar të tjerët. Në ditën e parë, Alihan dhe Zejnepe luftojnë me njërin-tjetrin. Alihan e pëlqen sjelljen e Zejnepes dhe fillon të shfaq ndjenja për të.

Në anën tjetër, Jëlldëz ka një ëndërr që të ketë jetë të pasur. Në mënyrë që të jetë afër njerëzve të pasur, ajo punon si kamariere në një restaurant të njohur. Ajo ka filluar të ketë një lidhje me një të pasur dhe dëshiron që të martohet me të që t'i largohet jetës me të ardhurat e ulët. Megjithatë, ajo kupton se i dashuri i saj nuk e ka ndonjë qëllim të martohet me të.

Jeta e Jëlldëzit ndryshon dramatikisht kur ajo merr një ofertë pune nga mbretëresha e shoqërisë së lartë, Ender. Ender është e martuar me një të pasur, Halit. Ajo është gruaja e tretë e Halitit dhe jeton së bashku me djalin e saj dhe me dy vajza (nga martesa e kaluar). Në sytë e njerëzve, Ender dhe Halit janë një çift i lumtur, por në realitet ata nuk e dojnë njërin-tjetrin dhe kanë konflikt gjatë gjithë kohës.

Ender dëshiron të divorcohet nga burri i saj, por pa humbur statusin e saj shoqëror dhe financiar. Ajo din se burri i saj është i mençur. Halit është divorcuar dy herë pas i dhënë grave të tyre ndonjë kompensim. Ender nuk dëshiron të ketë fatin si dy ish-gra të Halitit dhe për këtë arsye ajo bën një plan.

Sipas planit të Ender, ajo merr Jëlldëzin dhe e bën si ndihmëse të Halitit. Ajo bën atë që ta josh Halitin dhe të ketë lidhje romantike me të. Jëlldëzi pranon ofertën e Enderit, por edhe ajo ka planet e saja. Vendimi i saj nuk ndikon vetëm në jetën e saj, por edhe motrës së saj, Zejnepes.[1]

Aktorët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Transmetimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sezoni Dita dhe ora Fillimi i sezonit Fundi i Sezonit Kanali
Sezoni i parë E hënë 20.00 10 mars 2018 4 qershor 2018 FOX
Sezoni i dytë E hënë 20.00 10 shtator 2018 FOX

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Forbidden Fruit (Yasak Elma)". Marrë më 27 qershor 2018.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]