Yelena Baturina

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Yelena Baturina

Yelena Nikolayevna Baturina (lindur në 8 mars 1963) është një sipërmarrëse ndërkombëtare dhe filantropiste me origjinë ruse, momentalisht jeton në Londër, Britani. Më parë ajo ka qenë pronare e kompanisë së ndërtimit dhe investimeve me emër “Inteco”.[1]

Baturina është themeluese e fondacionit filantropik me emër “BE OPEN”.[2] Sipas revistës Forbes, Baturina renditet për të 12 vit radhazi gruaja më e pasur nga Rusia, si dhe bilionerja e vetme grua nga Rusia.

Bashkëshorti i saj, Yury Luzhkov ishte kryetar i bashkisë së Moskës nga 1992 deri në 2010.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Baturina është nga Moska dhe nisi të punojë si dizanjere në kompaninë “Fraser Plant”(ku punonin dikur prindërit e saj) pasi përfundoi gjimnazin.[3] Më vonë ajo u diplomua në Universitetin shtetëror për Menaxhim të Moskës në 1986.

Baturina u njoh me bashkëshortin e saj në 1987, kur të dy punonin panë "Mosgorispolkom", një komision bashkiak në periudhën sovjetike. Në atë periudhë marrëdhëniet e tyre ishin thjesht profesionale. Baturina kujton kështu fillimin e lidhjes “Kurrë nuk do e kisha menduar se do do të lindte diçka midis ne të dyve”..[4] Baturina dhe Luzhkov u martuan në 1991. Vitin tjetër ai u emërua kryetar bashkie i Moskës.

References[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Thomas, Sean (2011). "Prominent Russians: Yelena Baturina". Russiapedia (në anglisht). RT.
  2. ^ Mascheroni, Loredana (21 qershor 2012). "Elena Baturina: Be Open". Domus (në anglisht).
  3. ^ Nikolaeva, Anna; Lyauv, Bela; Panov, Andrei (26 nëntor 2007). ""Я всегда мечтала быть аналитиком", - Елена Батурина, президент ЗАО "Интеко"" ["I always wanted to be an analyst," - Elena Baturina, President of JSC "Inteko"]. Vedomosti (në rusisht).
  4. ^ Skvortsova, Elena (20 maj 2013). "Елена Батурина: Не плачу, не травлю себя и ни о чем не жалею Источник". Sobesednik (në rusisht).