Ylli Bufi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Ylli Bufi
Kryeministër i Shqipërisë
In office
5 qershor 1991 – 10 dhjetor 1991
PasardhësiFatos Nano
Pasuar ngaVilson Ahmeti
Të dhënat vetjake
Lindur më25 maj 1948
Tiranë
KombësiaShqiptar
Partia politikePS
ProfesioniPolitikan
Signature

Ylli Bufi lindi më 25 maj të vitit 1948 në Tiranë, ka qenë deputet, ministër, nënkryetari Kuvendit të Shqipërisë, Kryeministër i Shqipërisë.

Edukimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U diplomua në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, dega Kimi Industriale në vitin 1972. Më pas mori gradën Doktor i Shkencave.

Veprimtaria profesionale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • 1982-1983: Komiteti i Shkencës dhe Teknikës.
  • 1976-1982: Ndërmarrja Ushqimore, Fier.
  • 1972-1976: Uzina e Përpunimit të Naftës, Fier.

Veprimtaria politike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në qershor të vitit 1991 zgjidhet ministër i industrisë së lehtë dhe ushqimit. Deputet i Kuvendit të Shqipërisë nga viti 1991 deri në vitin 2009. Nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë ne vitin 2005-2009, kryetar i Komisionit parlamentar të Ekonomisë. Anëtar i disa forumeve drejtuese të Partisë Socialiste shqiptare. Ministër ekonomie në vitin 1997. Kryeministër i Qeverisë së Stabilitetit, qeveri e formuar si rezultat i marrëveshjes midis forcave politike në vend, në maj të vitit 1991. Qeveri e Stabilitetit, ishte qeveri me bazë të gjerë dhe ku për herë të parë merrnin pjesë ministra të opozitës, Qeveria e Stabilitetit e nxori vendin nga izolimi i gjatë komunist, duke e bërë Shqipërinë anëtare të disa organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare. Doktor i shkencave inxhinierike.[1]

Si politikan Ylli Bufi u njoh që nga viti 1983, që nga ajo kohë ai ka ushtruar disa detyra si:

  • Gjatë viteve 1983-1990: Zv/ministër i Industrisë së Lehtë dhe Ushqimore
  • Gjatë viteve 1990-1991: Ministër i Industrisë Ushqimore
  • 1991 (qershor-dhjetor): Kryeministër i Qeverisë së Stabilitetit
  • Gjatë viteve 1992-1996: Kryetar i Komisionit të Përhershëm Parlamentar të Industrisë, Transportit dhe Tregtisë.
  • 1997 (mars-korrik): këshilltar politik i Kryeministrit të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar
  • 1997 (korrik) -1999 (tetor): Ministër i Ekonomisë Publike dhe Privatizimit
  • Gjatë viteve 2002-2005: anëtar i komisioneve të përkohshme parlamentare për shqyrtimin dhe zbatimin e rekomandimeve të OSBE-ODHIR-it për reformën zgjedhore dhe të shqyrtimit të projektligjit për “Kthimin e pronave ish-pronarëve”
  • Gjatë viteve 2001-2005: Kryetar i Delegacionit të Kuvendit të RSH-së në CEI.
  • Gjatë viteve 2001-2005: Kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Financave dhe Privatizimit.
  • Që nga shtatori i vitit 2005 mban detyrën e Z/Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë si përfaqësues i Partisë Socialiste. Njëkohësisht, Ylli Bufi është kryetar i komisionit të përhershëm parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit.

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Në 100 vjetorin e Pavarësisë Kuvendi nderon ish Kryeministrat e 20 viteve të fundit, Liderin e Lëvizjes Studentore, Azem Hajdari, “Mandelën" e Shqipërisë, Arbnori, Gandin e Ballkanit, Rugova, Komandantin legjendar të Luftës Çlirimtare të Kosovës, Jashari, Kuvendi i Shqiperisë, 21.11.2012