Shko te përmbajtja

Ylli Demneri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ylli Demneri (lindur më 26 shkurt 1961, në Tiranë) është një shkrimtar dhe regjisor shqiptar.

Ylli Demneri [1] lindi në Tiranë më 26 shkurt 1961. Pas përfundimit të studimeve në Instituti i Lartë i Arteve për regji teatri dhe filmi në vitin 1984, u emërua në Kinostudio Shqipëria e Re, ku punoi si asistent regjisor dhe regjisor filmash dokumentarë.

Në vitin 1984, ai realizoi dokumentarin Kur flasim për poezinë, i cili u vlerësua me çmim special. Një tjetër sukses erdhi me dokumentarin Hapa në park (1986), i cili gjithashtu fitoi çmime të rëndësishme.

Në vitin 1988, Demneri shkoi për studime pasuniversitare në Francë, ku studioi në Conservatoire Libre du Cinéma Français dhe në Campus de Jussieu. Pas ndryshimeve politike në Shqipëri, ai vendosi të qëndrojë në Francë, ku jeton dhe punon aktualisht.

Që nga viti 2000, ai është drejtor artistik i revistës Le Journal des Acteurs SociauxParis.

Veprimtaria letrare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas një periudhe të shkurtër në kinematografi, Ylli Demneri[2] iu përkushtua krijimtarisë letrare. Ai ka botuar disa libra, duke përfshirë:

  • Më kujtohet I (Odeon, 2011)
  • E dashur A. (Odeon, 2015)
  • Bloc-notes (Odeon, 2016)
  • Njëqind e njëmbëdhjetë haiku (Odeon, 2017)
  • Më kujtohet II [3] (Odeon, 2018)


Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. https://bukinist.al/sq/2489_ylli-demneri
  2. "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 14 prill 2025. Marrë më 3 mars 2025.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. https://www.gazetatema.net/kulture/shenime-mbi-librin-e-ylli-demneri-t-me-kujtohet-i482671/