Shko te përmbajtja

Ylli Manjani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ylli Manjani
Ministër i Drejtësisë
Në detyrë
16 Shtator 2015  3 Shkurt 2017
PresidentiBujar Nishani
KryeministriEdi Rama
Paraprirë ngaNasip Naço
Pasuar ngaPetrit Vasili
Të dhëna vetjake
U lind më7 maj 1973 (52 vjeç)           
Lezhë, Shqipëri
NënshtetësiaShqiptar
Partia politikeLëvizja Socialiste për Integrim (2011–2017)
Lidhjet e tjera
politike
Partia Socialiste e Shqipërisë (2005-2011)
ShkollimiUniversiteti i Tiranës
Profesionipolitikan
Punësimijurist, pedagog

Ylli Manjani (lindur më 7 maj 1973) është jurist, pedagog dhe ish-politikan shqiptar i cili ka shërbyer si Ministër i Drejtësisë nga viti 2015 deri në 2017 në kabinetin e Kryeministrit Rama.

Ylli Manjani, me profesion jurist, ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Fillimisht ka punuar për organizata si OSBE para se të emërohej Sekretar i Përgjithshëm në kabinetin e Kryeministrit Fatos Nano, post nga i cili më pas u dorëhoq. Në vitin 2009, Manjani ishte kandidat i Partisë Socialiste në qarkun e Lezhës. Pas humbjes në ato zgjedhje, ai kritikoi Edi Ramën për mënyrën e tij të të bërit opozitë dhe në vitin 2011 u largua nga Partia Socialiste për t'iu bashkuar Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI)-së. Brenda LSI-së, Manjani mbajti role të ndryshme këshilluese dhe ekzekutive, përfshirë edhe atë të Zëvendëskryetarit të partisë, duke kontribuar në iniciativa të reformës ligjore. Ai njihet gjithashtu si pedagog, ekspert ligjor dhe pjesëmarrës në debatet mbi reformën në drejtësi, sistemin zgjedhor dhe çështje të tjera politike.[1] [2]

Më 16 shtator 2015 u emërua Ministër i Drejtësisë, duke zëvendësuar Nasip Naçon. Emërimi i tij erdhi si pjesë e marrëveshjes së koalicionit midis LSI dhe PS. Gjatë mandatit të tij, Manjani u fokusua në çështje të reformës në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit. Ai u shkarkua nga posti më 3 shkurt 2017 dhe u zëvendësua nga Petrit Vasili.[3][4]

Pas largimit nga qeveria, Manjani u distancua nga politika aktive dhe më pas dha dorëheqjen nga LSI-ja. Ai është rikthyer në praktikën ligjore dhe vazhdon të kontribuojë në debatet publike.[5] [6]

  1. "CV Ylli Manjani Ministria e Drejtësisë" (PDF). Publeaks.al. dhjetor 2016. Marrë më 18 korrik 2025.
  2. "Fjala e Zëvendëskryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani, në konferencën e të zgjedhurve vendorë të LSI-së". Partia e Lirisë. Marrë më 18 korrik 2025.
  3. "Manjani dekretohet si ministër i Drejtësisë". Gazeta Shqip. 10 nëntor 2015. Marrë më 18 korrik 2025.
  4. "Takimi me ambasadorin italian, Ministri Manjani: Thellim të mëtejshëm të bashkëpunimit". Ministria e Drejtësisë e Shqipërisë (arkivuar). 29 tetor 2015. Arkivuar nga origjinali më 7 dhjetor 2015. Marrë më 18 korrik 2025.
  5. "Iken nga LSI dhe bashkohet me Blushin, reagon ashpër Ylli Manjani". Gazeta Tema. 31 janar 2017. Marrë më 18 korrik 2025.
  6. "Ylli Manjani: Reforma në drejtësi gëzon besimin e vetëm 1/3 -ës së shqiptarëve". Koha Jonë. 17 qershor 2022. Marrë më 18 korrik 2025.