Ylli Rakipi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Ylli Rakipi.jpg

Ylli Rakipi ka lindur më 10 Mars 1959në Kolonjë. Ai është diplomuar në degën Gjuhë-Letërsi dhe në ka shkruar në gazetat "Zëri i Rinisë" dhe "Drita". Në atë kohë ka qenë gjithashtu anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve. Në vitin 1992, Rakipi ka qenë kryeredaktor i gazetës "Republika", pozicion te cilin e ka mbajtur për tre vite. Më pas në vitin 1995 ai themeloi gazetën "Albania".[nevojitet citimi] Ai e drejtoi këtë gazetë për 15 vite.

Në vitin 2014 Rakipi ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Televizionit Ora News.

Ai ështe gjithashtu analist i mirënjohur dhe kryetar i Lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë, organizatë anëtare në Federatën Internacionale të Gazetarëve, me qëndër në Bruksel.[nevojitet citimi]

Në 22 janar 2015 Ylli Rakipi filloi drejtimin e emisionit "Të Paekspozuarit", emision investigativ i ideuar prej tij, në televizionin "Ora News".[nevojitet citimi] Në vitin 2016 emisioni "Të Paekspozuarit", u transferuar në televizionin "News 24".

Në shtator të vitit 2017, Rakipi themeloi median online TPZ.al.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]