Zana Avdiu
Ky artikull është duke u vlerësuar për grisje. |
Zana Avdiu është juriste, feministe dhe aktiviste nga Kosova, e njohur për qëndrimet e saj publike për kritikën ndaj patriarkatit, seksizmit dhe kulturës maço[1] në shoqërinë kosovare dhe në mbështetje të të drejtave të grave. Ajo shpreh pikëpamjet e saj zakonisht në faqen e saj në Facebook dhe në emisionin që ajo drejton, i cili quhet "ZANAT",[2] në televizionin T7. Ajo është angazhuar në diskutime publike në veçanti duke avokuar për qështje të feminizmit dhe të tjera si mbi dhunën në familje, barazinë gjinore, rolet tradicionale familjare dhe pozitën e grave në shoqëri. Poashtu ka zhvilluar debate të drejtpërdrejta mbi marrëdhëniet gjinore dhe normat shoqërore.
Një nga deklaratat e saj që shkaktoi debat publik[3] lidhej me diskutimin për mundësinë që gratë të kenë qasje në fekondimin e asistuar edhe pa një partner mashkull. Në atë kontekst, Avdiu deklaroi në Facebook se "grave nuk u nevojiten burrat për të mbetur shtatzëna", duke e lidhur këtë me pavarësinë e grave dhe me mundësinë e krijimit të familjes jashtë modelit tradicional. Deklarata shkaktoi reagime të shumta dhe Avdiu u përball me kritika dhe komente armiqësore në internet.[3]
Avdiu u bë veçanërisht e njohur në nivel publik pas kritikave ndaj futbollistit Granit Xhaka për një gjest gjatë ndeshjes Zvicër–Serbi në Kupën e Botës 2022,[4] pas së cilës mori kërcënime dhe sulme të shumta në internet. Rasti kontribuoi në rritjen e vëmendjes ndaj saj nga publiku. Në aktivitetin e saj publik, ajo ka argumentuar se ndryshimi i normave patriarkale kërkon diskutim të hapur dhe sfidim të modeleve tradicionale të marrëdhënieve gjinore. Për shkak të deklaratave dhe mënyrës së saj të drejtpërdrejtë të komunikimit, Avdiu është bërë një figurë e debatueshme, e aktivizmit feminist radikal përgjatë viteve të fundit në Kosovë duke kërkuar ndryshimin e sistemit familjar tradicional, shoqëror e fetar dhe shpeshherë në kundërthënie me parimet për të cilat ajo avokon.[5]
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Avdiu jeton në Prishtinë.
Familja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ka dy motra e dy vëllezër.
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Avdiu më parë ka punuar në disa organizata joqeveritare, para se të kalonte në botën e medias.
Polemika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndër debate të ashpra të dalluara është ai me deputeten e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, për zhveshjen dhe ekspozimin e trupit të femrës para familjes ose në publik në shoqërinë shqiptare gjatë komentimit të fushatave ndërkombëtare feministe nudo.[6]
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Kosovo: Feministkinja Zana Avdiu u borbi protiv mačo kulture". dw.com (në boshnjakisht). Marrë më 2026-08-10.
- ↑ T7 (2026-05-22), Fushata - Gjuha, tensionet dhe konspiracionet në politikë | ZANAT | T7, marrë më 2026-08-10
{{citation}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja) - 1 2 admin (2024-12-06). "Zana Avdiu: Figura e Naivitetit dhe Abuzimit me Vlerat Kombëtare". FJALA e LIRË. Marrë më 2026-08-10.
- ↑ "Zana Avdiu: Gjesti i Granit Xhakës është akt rrugaçi". Nacionale (në anglishte amerikane). Marrë më 2026-08-10.
- ↑ "Zana Avdiu: Partneri im mund ketë të dashura të tjera, jam për lidhje të hapura - Top Channel". top-channel.tv (në anglishte amerikane). Marrë më 2026-08-10.
- ↑ T7 (2024-10-05), Duda Balje e bllokon Zana Avdiun me pyetjen e sikletshme, ajo i kthehet ashpër | ZANAT | T7, marrë më 2026-08-10
{{citation}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja)