Zarbinca

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Zarbincë
Fshat

Zarbincë (serbisht: Зарбинце/Zarbince) është fshat në komunën e Bujanocit, Serbi.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zarbinca shtrihet në Malësinë e Gollakut në 42° 37′ 12" të gj.gj.v. dhe 21° 47′ 47" të gj. gj. l. Zarbica është vendbanim tipik kodrinoromalor, i tipit të shpërndarë. Zarbnica rreth e përqark kufizohet me fshatar të banuara me popullsi shqiptare me përjashtim të fshatit Drenoc i cili është i banuar krejtësisht nga serbët. Nga ana veriore Zarbnica kufizohet me Tërstenën, në perëndim me Pribocin e në jug me Ramabuçën.

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në Fshat ka 90 ekonomi familjare dhe afro 732 banorë, ndërsa në vitin 1991 ka pasur 915 banorë. Nga kjo shihet se popullsia e Zarbincës sidomos gjat kësaj periudhe është zvogëluar shumë. Mosha mesatare e popullsisë është 30.1 vjet. Numri i anëtarëve për ekonomi familjare është mjaft e lartë me 7.24 anëtarë. Përshkak të shpërnguljes të vazhdushme në drejtim të Gjilanit dhe Kamenicës(Dardanës), Zarbinca jo vetëm që ska arritë ta shtoj numrin e popullsisë por gati është përgjysmuar në krahasim me vitet e pas Luftës së Dytë Botërore.

Statistikat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Viti Banorë Grafiku
1948 1244
1953 1354
1961 1342
1971 1433
1981 1232
1991 915
2003 732

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]