Shko te përmbajtja

Zef Bushati

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Jeta dhe Veprimtaria

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zef Bushati lindi më 11 tetor 1953Tiranë. Në vitin 1975 mbaroi studimet e larta në Universitetin e Arteve, ku u diplomua si aktor dhe regjisor. Në dhjetor të po këtij viti, Bushati nisi karrierën e tij si aktor në dyert e Teatrit Kombëtar. Që në fillim i besohen të interpretojë personazhe në shumë pjesë si p.sh në dramat Familja e Peshkatarit, Toka Jonë, Zonja nga qyteti, Arturo Ui, Viti 61, etj.

Për një periudhë 20 vjeçare Zef Bushati interpretoi rreth 47 personazhe, ku vlen të veçohen rolet e Mic Sokolit në dramën Besa e Madhe, Kabash Çaushit në dramën Duke u gdhirë viti 45, Ferdinandi Luiza Miler, Luigj Gurakuqi Udha e flamurit, Parisi Romeo e Zhulieta, Stanishi Kush e solli Doruntinën (interpretimi i tij i fundit në Teatrin Kombëtar), etj.

Në teatër Zef Bushati provoi edhe regjinë dhe jo pa sukses. Në vitin 1978 vuri në skenë Vërshime pranverore, më pas Besa e madhe, Tragjedinë e fundit të Deas, Monserati, Hijet e natës, etj. Në disa prej tyre është edhe aktor krahas regjisurës.

Ai interpretoi gjithashtu në kinematografi në filmat: Shtigje lufte në rolin e një kapiteni italian, Udhëtim në Pranverë, Shoku ynë Tili, Kur ndahesh nga shokët, por Bushati spikati më shumë në rolin e italianit, Agushit, te filmi Njeriu me Top si dhe te Kapedan Janos në filmin Këmishat me Dyll.

Që nga viti 1982, Zef Bushati dha leksione në Universitetin e Arteve të Bukura në Tiranë për 11 vjet. Leksionet e tij të Regjisurës dhe të Kantos ishin kryesisht për mjeshtërinë e aktorit, interpretimin skenik dhe fjalën artistike.

Pas vitit 1991 angazhohet në politikë si Nënkryetar i Partisë Republikane, Kryetar i Partisë Demokristiane, e më pas si Ambasador i Shqipërisë në Vatikan.

Me kthimin në Shqipëri në vitin 2006, rikthehet në politikë në rradhët e PDK-së, ku mbajti postin e Sekretarit Politik dhe të Marrëdhënieve me Jashtë dhe njëkohësisht këshilltar i Ministrit të Shëndetësisë, më tej zv. Ministër i Integrimit Europian. Në vitin 2009 rikthehet në diplomaci si zv. Ambasador në Itali.

Në vitin 2011 merr postin e kryetarit të Partisë Aleanca Demokristiane e Shqipërisë.

Aktiviteti profesional

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 1971 - 1975 Përfundon studimet e Larta në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë
  • 1975 - 1992 Aktor në Teatrin Kombëtar në Tiranë
  • 1979 - 1992 Regjisor në Teatrin Kombëtar
  • 1982 - 1992 Profesor në Akademinë e Arteve të Bukura
  • 1992 - 1995 Këshilltar në Këshillin e Ministrave
  • 1995 - 1997 Këshilltar i Kryeministrit
  • 1997 – 2001 Deputet në Kuvendin e Shqipërisë
  • 1998 - 2000 Anëtar i Komisionit Parlamentar për Hartimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë
  • 2002 – 2006 Ambasador i RSH-së pranë Selisë se Shenjtë në Vatikan
  • 2006 - 2007 Këshilltar i Ministrit në Ministrinë e Shëndetësisë
  • 2007 - 2009 zv Ministër i Integrimit në Ministrine e Integrimit
  • 2009 - 2011 Minister Fuqiplote ne Ambasadën e RSH-së në Itali
  • 2011 - 2013 Këshilltar i Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Aktiviteti politik

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 1991 - 1993 Nënkryetar i Partisë Republikane
  • 1994 - 2000 Kryetar i Partisë Demokristiane
  • 1995 - 2002 Kryetar i Unionit Shqiptar Demokristian
  • 1997 - 2001 Kryetar i Grupit Parlamentar ”E Djathta e Qendrës”
  • 2000 - 2002 Kryetar i Partisë Demokristiane
  • 2006 - 2009 Sekretar Politik dhe i Marrëdhënieve Ndërkombëtare i Partisë Demokristiane
  • 2011 - Kryetar i Partisë Aleanca Demokristiane
  • 2002 Mban Graden Dipllomatike “Sekretarit të Parë”
  • 2004 Mban Urdherin “Kavalier i Klasit te Pare te Kryqit te Madh te Urdherit Piano” akorduar nga Papa Gjon Pali II më 16 tetor 2004.
  • 2009 Mban Graden Dipllomatike Minister Fuqiplote
  • 2010 Mban titullin "Akademik Nderi" & "Premium Boniface VIII për Paqe" Bonifaciana i Akademisë Bonifaciana, në Romë – Itali
  • 2011 Mban titullin "Exccellente Vitaliano Brancati" - Sicili Itali
  • 2011 Anëtar i Komitetit Shkencor i Akademise Bonifaciana në Romë, Itali
  • 2011 Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes,Barack Obama, i ka akorduar cmimin ne fushen e "The President's Volunteer Service Aeard", shoqeruar me nje leter nga "The White House" - Washington e cila mban firmen e Presidentit Obama.
  • 2002 Merr Graden Dipllomatike “Sekretarit të Parë”
  • 2004 Merr Urdherin “Kavalier i Klasit te Pare te Kryqit te Madh te Urdherit Piano” akorduar nga Papa Gjon Pali II më 16 tetor 2004.
  • 2009 Merr Graden Dipllomatike Minister Fuqiplote
  • 2010 Merr titullin "Akademik Nderi" & "Premium Boniface VIII për Paqe" Bonifaciana i Akademisë Bonifaciana, në Romë – Itali
  • 2010 Emrohet perfaqesuesi i Akademise Bonifaciana per Shqiperine
  • 2011 Titullin “Antar Nderi” i Shoqates Kombetare te Miqesise dhe Bashkepunimit Shqiperi–Itali
  • 2011 Merr titullin "Exccellente Vitaliano Brancati" - Sicili Itali
  • 2011 Emrohet Anëtar i Komitetit Shkencor i Akademise Bonifaciana në Romë, Itali
  • 2011 Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes,Barack Obama, i ka akorduar cmimin ne fushen e "The President's Volunteer Service Aeard", shoqeruar me nje leter nga "The White House" - Washington e cila mban firmen e Presidentit Obama.
  • 2014 Merr Titullin “Akademik i Merituar i Institutit te Studimeve Historike Beato Pio IX
  • 2014 Akademik Senator i Norman Academy-Ruggero II University ne Roma me qender ne Florida USA, in association with Gold Medal and Premium International "Capitoline the Gold" Rome, Italy
  • 2014 Merr Cmimin Nderkombetar Giovanni Paolo II nga Akademia Bonifaciana
  • 2015 Merr Titullin "Akademik Nderi" i Norman Akademy ne Rome
  • 2015 Merr Medaljen e Arte per Merita Profesinale nga Norman Akademy ne Rome
  • 2015 Merr Titullin Vellezerit Kavaliere te Kryqit te Madh te “Kompania e nderuar Spitalore e Shpirtit të Shenjtë ”
  • 2015 Merr Titullin Commander – Traditional Tittle Laksamana i Royal Hause of Aranan
  • 2016 Bekim nga Ati i Shenjte Papa Francesku
  • 2016  Titull “Doktor Honoris Causa ne Shkencat Politike”, nga The Ruggero II University me qender ne Florida - USA.
  • 2016  Titull “Gentiluomo” nga Shoqata e Kavaliereve te Shen Silvestrit me Qender Tivoli – Itali
  • 2016 Me 5 Nendor Certifikatë e veçantë leshuar nga Kongresit Amerikan per njohjen e shquar dhe te paçmueshëm ne Shërbim ndaj komunitetit
  • 2016 Me 5 Nendor Certifikate e njohur nga Asambleja Legjislative e Kalifornise  SHBA ne nder te Induksionit tuaj në Urdherin e “Shen Mikel Harketarit” Për shërbimin shembullor dhe përkushtim ndaj komunitetit tuaj.
  • 2016 Medalje “Shqiponja e Arte” nga Klik Ekspo Grup Tirane – Shqiperi
  • 2017 Laura “Doktor Honoris Causa per Mardheniet Nderkombetare”nga Senati Akademik i Shoqates se Kerkimeve Shkencore dhe Studimeve Universitare Private ne Grono - Zvicer 
  • 2017 Universiteti Katolik Santae Mariae du Congo me jep titullin Profesor i Asocuar ne Shkencat Politike dhe Marredheniet Nderkombetare. Dekreti u firmos nga Drejtori i Pergjithshem i Universitetit Zoti Jules Thomas Mukadi me daten 21 Tetor 2017 ne Kinshasa/Ngaliema.
  • 2018 Çmimi Ndërkombëtar Shën Françesku 2018 "Ambasador i Paqes " akorduar nga Kultur Ambiente & Qendra për Paqe Nohe-ONU – Rome Itali
  • 2018 Titulli “Magister Honoris Causa ne Shkencat Dipllomatike” per vlerat morale, civile etike e religioze akorduar nga Senati Akademik i Norman Academy Rome - Itali firmosur nga Presidenti i Akademise Dr.Prof. Giulio Tarro Phd MD

Aktivitet  Social

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 1993 NenKryetar i Shoqates Katolike te Shqiperise
  • 2002 President i Fondacionit Nderkombetar “Papa klementi XI-Albani”
  • 2005 Drejtor i Pergjithshem i Institutit te Ekonomise dhe Kultures Italo–Shqiptare
  • 2006 Kryetar i Shoqates se te Perndjekurve Politike Demokristiane
  • 2011 Anëtar i Komitetit Shkencor i Akademise Bonifaciana në Romë, Itali
  • 2009 Delegat për Shqiperi i “Noble Dynasty the Caputo Family Association”
  • 2015 Perfaqesuesi i Shqiperise per Norman Akademy ne Rome, me qender ne Filadelfia USA.
  • 2015 Gran Priore per Shqiperine i Urdherit “Cavaglieri di San Pietro e San Paolo” me qender ne Melbourne te Australise.
  • 2015 Gran Priore per Shqiperine i Urdherit “San Michele Arcangelo” me qender ne Californi te Amerikes.
  • 2015 Perfaqesues i Shtepise Mbreterore te Gjeorgjise ne Shqiperi
  • 2016 Perfaqesues per Shqiperine i Shoqates se Kavaliereve te Shen Silvestrit me Qender Tivoli - Itali
  • 2016  Titull “Gentiluomo” nga Shoqata e Kavaliereve te Shen Silvestrit Tivoli – Itali
  • 2016 Me 5 Nendor Certifikatë e veçantë leshuar nga Kongresit Amerikan per njohjen e shquar dhe te paçmueshëm ne Shërbim ndaj komunitetit
  • 2016 Me 5 Nendor Certifikate e njohur nga Asambleja Legjislative e Kalifornise  SHBA ne nder te Induksionit tuaj në Urdherin e “Shen Mikel Harketarit” Për shërbimin shembullor dhe përkushtim ndaj komunitetit tuaj.
  • 2016 Medalje “Shqiponja e Arte” nga Klik Ekspo Grup Tirane – Shqiperi
  • 2017 Laura “Doktor Honoris Causa per Mardheniet Nderkombetare”nga Senati Akademik i Shoqates se Kerkimeve Shkencore dhe Studimeve Universitare Private ne Grono - Zvicer
  • 2017 Universiteti Katolik Santae Mariae du Congo me jep titullin Profesor i Asocuar ne Shkencat Politike dhe Marredheniet Nderkombetare. Dekreti u firmos nga Drejtori i Pergjithshem i Universitetit Zoti Jules Thomas Mukadi me daten 21 Tetor 2017 ne Kinshasa/Ngaliema.
  • 2018 Çmimi Ndërkombëtar Shën Françesku 2018 "Ambasador i Paqes " akorduar nga Kultur Ambiente & Qendra për Paqe Nohe-ONU – Rome Itali
  • 2018 Titulli “Magister Honoris Causa ne Shkencat Dipllomatike” per vlerat morale, civile etike e religioze akorduar nga Senati Akademik i Norman Academy Rome - Itali firmosur nga Presidenti i Akademise Dr.Prof. Giulio Tarro Phd MD
  • 2018 Medalja e Arte “Ligj dhe Drejtesi” nga Norman Academy- Rome Itali
  • 2018 Medalja Kalores i “La Noble Compania  Bernardo de Galvez” - Spanjë. Vëllazërimi i Kaloresve të Shoqërisë Fisnike Bernardo De Galvez.
  • 2019 Antar i Bordit Këshillimor. Bordi Këshillimor Fakulteti i Studimeve të Afrikës Moderne funksionon si një entitet kolegji brenda Universitetit Logos University, i cili vepron sipas dispozitave të Bordit të Edukimit të Shtetit të Floridas, SHBA.
  • 2019 Antar i Bordit Këshillimor Universiteti Katolik i Spanjës së Re (UCNE) Miami Florida
  • 2019 Kavalier i Kryqit te Madh te Trendafilave - Urdhri më i nderuar i Kalorësve të Krishterë të Trendafileve - Kanada
  • 2020 Zëvendës Princi Fisnik i "Nueftra Senora de Sion" - Brazil
  • 2020 Nr. 6 në listen e Antareve te Nderit të Shoqatës "Unioni Kombëtar për Meritat ne Republikën Italiane (UNIMRI)
  • 2020 Kryqi i Artë nga Shoqata "La Laterna" Cenacle Artistike Ndërkombëtare e Arteve të Bukura, Shkencave, Punës, Sportit dhe Argëtimit, për punën e palodhur dhe kontributin e Harmonisë dhe Paqes midis Popujve.
  • 2020 Programi i Çmimeve të Arsimit të Presidentit 2020 të SHBA, Titulli "Përsosmëri Akademike e Shquar" nënshkruar nga Presidenti i SHBA Z. Donald Trump
  • 2020 Kalorës i Urdhrit të Kalorësve të Mbretëreshës së Qiellit (Ordo Equestris Reginae Caeli - Gjermani)
  • 2021 - Çmimi Special i per Karrieren "Constantinus Magnus 2021 International Award"
  • 2021 - Akademik Nderi i Fondacionit "Centro Studi Delfico" për Meritat në jeten sociale e kulturore.

Është i martuar dhe ka dy femijë.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]