Zeusi
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Zeusi ishte i biri i Kronosit dhe Reas, edhe njëkohësisht Perëndi Pellazg i Dodonës <ref.1>(Iliad, Kënga XVI, fq. 234-236) po ashtu ishte sunduesi i qiellit dhe tokës, babai i njerëzve dhe Zotave tjerë. Konsiderohet si pari, më i madhi dhe i pavdekshmi nga të gjithë Zotat tjerë të OLIMPIT.
Është lindur në një shpellë të malit DIKTA, ndërsa ka jetuar në një shpellë tjetër të malit IDA, ku e kishte fshehur e ëma e tij REA, duke e ushqyer me qumshtin e dhisë nimfë e quajtur AMALETEJA. Pas betejës dhe fitores me titanët dhe ciklopët, e meritoi respektin dhe nënshtrimin, duke u shpallur si baba i të gjithë Zotave tjerë.
Arma e tij ka qenë rrëfeja, ndërsa pushteti i sundimi toka dhe qielli. Bashkëshortja e përhershme dhe e pandashme e jetës ishte HERA, e cila besnikërisht e ka përvjedhur gjatë tërë veprimtarisë së tij sunduese. Nga bashkëshortësia me Herën, Zeusi kishte katër fëmijë: AREJËN, HEBUN, EJLEJTIAN dhe HEFAJASTEN.
Aventurat e dashurisë të Zeusit kanë qenë të panumërta. Nga këto marrëdhënie, Zeusi ka lindur shumë fëmijë zota, gjysmë zota, heronj...
Si shembull nga dashuritë e tij të shumtë, është e udhës ta përmendim dashurinë me MAJËN, sepse, nga kjo lidhje ka lindur Zoti HERMESI, pastaj me SELMËN, nga e cila ka lindur Zoti DIONISI, me LETN, Zoti APOLLONI dhe ARTEMIDA, ndërsa, nga marrëdhënia e tij jashtëmartesore me MENEMUSËN, kanë lindur 9 muza të famshëm.
Të gjithë këtë fëmijë jashtëmartesor Zeusi i donte dhe i mbronte, sepse ata shpesh kanë qenë të rrezikuara nga xhelozia hakmarrëse e bashkëshortes legjitime HERA.
Përveç qindra grave tjerë, Zeusin me bukurinë e vetë të jashtëzakonshëm e ka magjepsur edhe GANIMEDEN, e cila kishte gjak mbretëror dhe jetonte në Trojë.
Atë e sjelle në OLIMP dhe e cakton afër vetes që t’i mbushte lëngun e nektarit në kupën e tij të pijes.
Po ashtu, si njërën prej dashurive të veçanta të Zeusit, mos të mbetemi pa e përmendur lidhjen e tij me EVROPËN e bukur, të bijën e AGINORIT dhe TELEFASES.
Nga kjo dashuri i lindin tre djem: MINOJA mitik, SEPREDONI i guximshëm dhe RADAMENTA e drejtë. Evropa, mbetet në ishullin e Kritit dhe martohet me mbretin ASTERIA, i cili ia përvetëson të gjithë fëmijët e saj dhe në shenjë mirënjohje ndaj dashurisë që kishte për te, kontinentin ton e emërton me këtë emër - EVROPA.
Zeusi ose Deus, Zdeus, apo Das, Zas ne dialektet Dorike e Beotike, Din dhe Tan, ose Tiin, Dis, ne dialektin e Kretës, është Perëndia me e larte e Panteonit Olimpik dhe tempulli i tij me i lashte ndodhej ne Dodone (mali i rrufeve/Baba Tomori/Dodona - Berat). Quhet edhe ai, si te gjitha perëndit e tjera “Pellazgjik” ose ndryshe Ati i Perëndive dhe i njerëzve, por kjo është me tepër një shprehje, një hiperbole poetike.
Sipas një legjende Zeusi është fëmija e pare, kurse sipas te tjerëve, fëmija i fundit i Kronosit dhe Demetres. Ira, Poseidoni, Estia dhe Plutoni janë vëllezërit e tij. Është sunduesi i qiellit dhe s’andejmi ose nga maja e Olimpit, ku ka fronin e tij shekullor, lëshon rrufetë e tij te tmerrshme kundër kundërshtareve. Ne Greqinë klasike Zeusi merr ne mendimin e filozofeve dhe te poeteve një dimension te ri dhe behet “arsyeja” e gjithësisë, mendja qe ka vene rregull ne çdo gjë. Eskili tek “Ptolemeu” thotë se ”Zeusi – kushdo qe te jete – është force qe harmonizohet me logjiken dhe vepron ne baze te drejtësisë. Analiza etimologjike e emrit Zeus do te na tregoje se si,shume kohe para Eskilit, ai identifikohej me dijen me te larte, me atë qe me vone filozofet do ta quajnë “mendja” ose me vone “arsyeja” e se si akoma dhe shume kohe me pare identifikohej me Diellin.
Ka shume hipoteza dhe shume mendime mbi prejardhjen e emrit Zeus, Dia por pa i analizuar ato po hidhemi tek varianti sipas gjuhës shqipe qe i jep plotësisht kuptim emrit qe lidhet me vecorit dhe karakterin e Dias pra Zeusit.
Po te radhisim një sere fjalësh te gjuhës shqipe me rrenjen Di – qe kane kuptimin e “dritës”, e “ndriçuar”, psh :
- Dite = pjese e kohës qe ka drite. (Di)
- Dihet = gdhihet, d.m.th behet dite, Udi = u gdhi, por edhe “dihet”= zbardhet e vërteta.
- Dieg = djeg, Diget = digjet, pra ndriçon. (Di)
- Di = njoh, mësoj, d.m.th. ndriçojë mendjen time. Këtu krahaso identifikimin metahaik te perëndisë se madhe me dijen absolute etj. Merr gjithashtu parasysh dhe mendimin e ri sipas se cilit dija identifikohet me dritën (ndriçim, ndriçoi) dhe mos – dija me errësirën.
- Perëndi-a = Perëndia, ku Di përben pjesën e dyte përberese te fjalës (unë do te shtoja qe fjala Perëndi është thjesht rënia e dias, d.m.th. renia (perëndimi) i diellit, dihet qe Dielli = Dia, ndersa fjala Pe mbase eshte pash, pra pash renien e dias = Perendia.)
- Dialj = Djalë, ku fjala përben një epitet plotësonjës.
Nuk mund te konsiderohet si e vërtete fjala sanskrishte ku rrenja Div i referohet epiteteve plotësonjese te Qiellit (Divjah= Qiellor,) sepse nuk kemi gjithmonë një qiell te ndriçuar por edhe te erret kështu qe përgjigjen ja jep gjuha shqipe qe me rrenjen Di siç thamë me larte plotëson gjithë figurën e Dias, Zeusit.
Atehere cili mund te jete valle burimi me i madh i Di – (drites), ne menyre qe cdo gje qe shkelqen te kete pikerisht kete rrenje ? Qielli, supozojme ata qe e konsiderojne sanskrishten si me te vjeter. Mirepo qielli nuk eshte gjithnje i ndricuar, per rrjedhim si do ta justifikojme rrenjen Di- ne fjalet qe kane kuptimin e dites se shkelqyer, te perendishme te ndricuar. Secili e kupton se burimi i madh (Di -) i drites eshte Dielli, qe eshte gjithashtu edhe perendia e pare e njeriut qe nga popujt Maja e der tek Evropianet,Egjyptianet e Japonezet, e sigurisht, edhe perendia e pare bashke me token Nene, e Pellazgeve. Aq me teper qe kete pikpamje - e cila nuk mund te vihet ne diskutim – do ta perforcojme me ndihmen e gjuhes Shqipe, ku gjejme Diaw, ose Diall ose Diell (ne fjalorin e Kristoforidhit kete fjale do ta gjejme edhe ne formen “Dill” qe ne analize te fundit eshte “Diw” Duke vazhduar tabelen e fjaleve Shqipe me rrenje Di do te permendim diten e pare te javes, qe ne Greqishten e re eshte “qiriaqi” d.m.th. dita e zotit e Perendise, kurse ne shqip quhet “E Diel” = dita e Zeusit, e Diellit, sic mund te krahasohet me fjalet korespondonjese te gjuheve te ndryshme Evropiane “Sun day = dita e Zeusit, Diellit (ang) ; Sonn tag = dita e diellit (gjer).
Nga te gjitha keto dikush mund te thoshte se keto fjale me rrenje Di – ku permblidhet edhe dielli, mjaftojne qe te komentohen se fjalet Dhias, Dhios, Dhia, Dies-i, Dia, Day, Zeus, Devah, Dhis – Uyah (epitet plotesonjes i perendive ne sanskritisht), Dikh (perendit ne armenisht), fjala Franceze Dieu = Perendia, dhe te gjitha fjalet shqipe/arvanitase qe kemi rradhitur, vijne nga fjala Diaw, ose Diall, ose Diell, ose Dill qe do te thote Diell,por meqe Dielli ishte perendia e pare e gjinise njerezore qe mendon (homosapiens), atehere edhe fjalet diell e perendi kane te njejten rrenje dhe te njejtin kuptim zeus (lat).