Zgjedhjet lokale - Zveçani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Në komunën e Zveçanit që nga krijimi i instutucioneve demokratike janë mbajtur dy herë zgjedhjet e lira. partitë pjesëmarrëse në to kanë qenë:

  • SNC - Këshilli Nacional Serbë për N.K - në Kosovë e udhëhequr nga Milan Ivanviqi (DSS) për kryetar lokal ka Dragisha Miloviqin dhe në vitin 2002 ka pasur 6 vende.
  • DSS - Partia Demokratike e Serbisë - në Kosovë e udhëhequr nga Milorad Todoroviq për kryetar lokal ka zgjedhë Dragisha Miloviqin dhe në vitin 2000 ka pasur 4 vende ndërsa më 2002 5 vende.
  • SPO - Lëvizja Serbe - në Kosovë e udhëhequr nga Radjel Nojkiq dhe Radmir Janijeviq për kryetar lokal ka zgjedhë Miroljub Milentijeviq në vitin 2000 ka pasur një vend ndërsa më 2002 2 vende.
  • G17 Plus - në Kosovë e udhëhequr nga Stojanka Petkoviq që për kryetar lokal ka Nebojsha Petkoviqin në vitin 2000 ka pasur një vend ndërsa më 2002 2 vende.
  • Liberalët e Serbisë (ish-Demokracia e Re) - në Kosovë e udhëhequr nga Nenad Radosavljeviqi që për kryetar lokal ka Sinisha Miliqin, në vitin 2000 ka pasur 2 vende ndërsa më 2002 një vend.
  • KP - Koalicioni Kthimi - në Kosovë e udhëhequr nga Momqillo Saviqi që për kryetar lokal ka Darko Slavkoviqin, në vitin 2000 nuk ka pasur asnjë vend ndërsa më 2002 një vend.
  • SPS - Partia Socialiste e Serbisë - në Kosovë e udhëhequr nga Dobrosav Radoviqi që për kryetar lokal ka Radovan Gligoviqin, në të dy zgjedhjet nuk ka arritur të zë ndonjë vend.
  • JUL - E majta e bashkuar Jugosllave - në Kosovë e udhëhequr nga Radomir Rojeviqi që për kryetar lokal ka Dragomir Radivojeviqin, në të dy zgjedhjet nuk ka arritur të zë ndonjë vend.
  • DS - Partia Demokratike - në Kosovë e udhëhequr nga Goran Bogdanoviqin që për kryetar lokal ka Millan Jakovljeviqin, në të dy zgjedhjet nuk ka arritur të zë ndonjë vend.
  • SRS - Partia Radikale Serbe - në Kosovë e udhëhequr nga Dobrivoje Dobriqi që për kryetar lokal ka Dobrosav Dobriqin, në të dy zgjedhjet nuk ka arritur të zë ndonjë vend.
  • AAK - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës - në Kosovë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj që për kryetar lokal ka Enver Pecin, në të dy zgjedhjet nuk ka arritur të zë ndonjë vend.
  • SDP - Partia Social Demokrate - në Kosovë e udhëhequr nga Gojko Saviqi që për kryetar lokal ka Smilka Milisavljeviqin, në të dy zgjedhjet nuk ka arritur të zë ndonjë vend.
  • Lëvizja Serbe e Forcës - në Kosovë e udhëhequr nga Andrija Mijanoviqi që për kryetar lokal ka Mile Petroviqin, në të dy zgjedhjet nuk ka arritur të zë ndonjë vend.