Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, 1996

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Zgjedhjet parlamentare shqiptare 1996
Flag of Albania.svg
1992 ←
26 maj
2 qershor

→ 1997

  Aleksandër Meksi.jpg Fatos Nano.jpg
Partia Partia Demokratike e Shqipërisë Partia Socialiste e Shqipërisë
Përqindja 55.5 20.4

Kryeministri before election

Aleksandër Meksi
PD

Zgjidhet Kryeministri

Aleksandër Meksi
PD

Zgjedhjet parlamentare të vitit 1996 në Shqipëri u mbajtën më 26 maj, me një raund të dytë me 2 qershor.[1][2] Rezultati ishte një fitore për Partinë Demokratike, qe ishtë në pushtet e cila fitoi 122 nga 140 vendet. Pjesëmarrja e votuesve ishte 89.1%.

Në ditën e raundit të parë të votimit, gjashtë parti opozitare të udhëhequra nga Partia Socialiste u tërhoqën nga zgjedhjet, duke akuzuar Partinë Demokratike për kërcënime.[3] Vëzhguesit ndërkombëtarë vunë re se zgjedhjet u dëmtuan nga "një numër parregullsish dhe mangësish teknike" dhe përfunduan se zgjedhjet "nuk plotësonin standardet ndërkombëtare për zgjedhje të lira dhe të ndershme", e as standardet e ligjit shqiptar. Pasi u publikuan rezultatet e raundit të parë më 29 maj, Partia Socialiste e Shqipërisë njoftoi se ata nuk do të marrin vendet e tyre në Kuvend. Pothuajse të gjitha partitë e opozitës bojkotuan raundin e dytë.

Rezultati[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Parliament of Albania 1996.svg
Parti Vota % Ulëse +/-
Partia Demokratike e Shqipërisë 914,218 55.5 122 +30
Partia Socialiste e Shqipërisë 335,402 20.4 10 -28
Partia Republikane e Shqipërisë 94,567 5.7 3 +2
Partia Balli Kombëtar Shqiptar 81,822 5.0 2 New
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut 66,529 4.0 3 +1
Partit tjera 153,943 9.3 0
Vota të pavlefshme/të zbrazëta 316,863
Totali 1,826,142 100 140 0
Source: Nohlen & Stöver

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Dieter Nohlen & Philip Stöver (2010) Elections in Europe: A data handbook, p133 ISBN 978-3-8329-5609-7
  2. ^ Albania: Elections in 1996 Inter-Parliament
  3. ^ "Kur opozita rrihej barbarisht/ 28 maj 1996, socialistët protestonin për zgjedhjet e manipuluara". Top-Channel.tv. 28 maj 2019. Marrë më 28 maj 2019.