Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, 1997

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Zgjedhjet parlamentare shqiptare 1997
Flag of Albania.svg
1996 ←
29 qershor 1997
6 korrik 2001

→ 2001

Turnout 72.6
  Fatos Nano.jpg Tritan Shehu.jpg Skënder Gjinushi.jpg
Partia Partia Socialiste e Shqipërisë Partia Demokratike e Shqipërisë Partia Social Demokrate e Shqipërisë
Përqindja 31.6 24.1 18.7

Kryeministri before election

Bashkim Fino
PS

Zgjidhet Kryeministri

Fatos Nano
PS


Zgjedhjet parlamentare parakohshme të vitit 1997, u mbajtën si rezultat i situatës së rënduar në Shqipëri, si pasojë e krizës piramidale. Data e mbajtjes së zgjedhjeve u publikua më 21 prill 1997. Më 23 qershor 1997 nënshkruan “Paktin për të Ardhmen e Shqipërisë”. Në zgjedhje morën pjesë 23 parti me 1050 kandidatë për 155 vende. Partia Demokratike në pushtet kishte kundërshtar kryesor aleancën opozitare të përbërë nga Partia Socialiste, Partia Socialdemokrate dhe Aleanca Demokratike.[1][2]

Misioni i OSBE i kryesuar nga Franz Vranitski i quajti këto zgjedhje "të pranueshme". Zgjedhjet u mbajtën me dy raunde, njëri më 29 qershor dhe tjetri më 6 korrik (ku zgjedhjet u përsëritën në 32 zona elektorale), ku në total ish-komunistët e PS fituan plot 101 vende. Vëzhguesit i cilësuan "të kënaqshme dhe të vlefshme" por jo "të lira e të ndershme" duke iu referuar dhunës së ushtruar mbi përfaqësuesit e Partisë Demokratike. Më 23 korrik, Sali Berisha u largua nga posti i Presidentit dhe u pasua nga Rexhep Meidani. Kabineti i ri qeveritar i udhëhequr nga Fatos Nano u betua dy ditë më vonë, më 25 korrik.

Rezultati[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

- -
Numri i votuesve të regjistruar 1,947,235
Qytetarët që votuan 1,412,929 (72.56%)

Partitë politike që u futën në parlament dhe vendet që fituan:

Partia Vendet Proporcional Mazhoritar Shkurtimi
Socialiste 101 22 79 PSSH
Demokratike 25 8 17 PDSH
Social-Demokrate 10 1 9 PSD
Bashkimi për të Drejtat e Njeriut 4 1 3 PBDNJ
Balli Kombëtar 3 1 2 PBK
Aleanca Demokratike 2 1 1 PAD
Të tjera 10 6 4 -

Shpërndarja e vendeve sipas gjinisë :

Gjinia Numri
Meshkuj 147 (94.84 %)
Femra 8 (5.16 %)

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Unioni Ndërparlamentar (Inter-Parliamentary Union) :Zgjedhjet e vitit 1997

  1. ^ Dieter Nohlen; Philip Stöver (31 maj 2010). Elections in Europe: A Data Handbook (në anglisht). Nomos Verlagsgesellschaft Mbh & Company. f. 133. ISBN 978-3-8329-5609-7.
  2. ^ Albania: Elections in 1997 Inter-Parliamentary Union