Shko te përmbajtja

Zgjedhjet kuvendore në Shqipëri, 2025

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Zgjedhjet kuvendore në Shqipëri, 2025
Shqipëria
2021 
11 maj 2025
 2029

Të gjitha 140 ulëset në Kuvend
71 kuvendarë për të krijuar qeverinë
Sondazhet e mendimeve
Pjesëmarrja 46.54% (Increase 0.25 pp)[1]
  Partia e parë Partia e dytë Partia e tretë
 
Edi Rama (2024-02-29).jpg
Sali Berisha (cropped portrait).jpg
Lapaj in 2025 in Election Campaign.jpg
Partia PS PDASHM LSHB
Zgjedhjet e fundit 48.7%, 74 ulëse46.2%, 63 ulëse[2]0.7%, 0 ulëse
Vendet e mëparshme 76500
Vendet e fituara 83501
Ndryshimi i vendeve Increase 7Decrease 13Increase 1
Vota popullore 807,694520,38755,665
Përqindja 52.3%33.7%3.8%
Lëkundja Increase 3.5 ppDecrease 12.8 ppIncrease 3.1 pp

  Partia e katërt Partia e pestë Partia e gjashtë
 
Tom-Doshi-2021.jgp (cropped).jpg
Arlind Qori in 2023 (Cropped).jpg
Partia PSD PM LB
Zgjedhjet e fundit 2.3%, 3 ulëse Nuk kualifikoi Nuk kualifikoi
Vendet e mëparshme 3 1 0
Vendet e fituara 3 2 1
Ndryshimi i vendeve Steady 0 Increase 1 Increase 1
Vota popullore 48,248 45,563 22,197
Përqindja 3.3% 3.1% 1.5%
Lëkundja Increase 1.0 pp e re e re

Rezultatet sipas njësisë administrative dhe qarkut.

Kryeministri para zgjedhjeve

Edi Rama
Partia Socialiste e Shqipërisë

Kryeministri më pas

Edi Rama
Partia Socialiste e Shqipërisë

Zgjedhjet kuvendore në Shqipëri 2025 u mbanë më 11 maj 2025 për të përzgjedhur 140 anëtarët e Kuvendit të Shqipërisë. Ato rezultuan në një fitore të katërt me radhë të partisë në pushtet, Partia Socialiste (PS), të udhëhequr nga Kryeministri Edi Rama, duke siguruar më shumë mandate se në të gjitha zgjedhjet e mëparshme. Zgjedhjet ndodhën përballë një sfondi të polemikave dhe skandaleve gjatë mandatit paraprak të partisë, duke përfshirë arrestimin e kryetarit Socialist të Tiranës Erion Veliaj,[3] kryetarit të Kukësit Safet Gjici,[4] aferën e inceneratorëve,[5][6] dhe afera 5D.[7][8] Partitë opozitare,[9] vëzhguesit e pavarur,[10] dhe mediat kanë shpërfaqur shqetësime serioze rreth drejtësisë së procesit zgjehor. Akuzat përfshinin blerjen e votave përmes stimulimeve dhe pozitave të punës publike,[11] keqpërdorimin e burimeve shtetërore,[12] dhe një sistem patronazhi në të cilin aktivistët e PS-së vëzhgonin votuesit afër vendvotimeve.[13][14] Shumica e mediave janë parë si në përkrahje të partisë në pushtet.[15]

Zgjedhjet e vitit 2025 shënuan edhe herën e parë për të cilën shqiptarët jashtë shtetit do të mund të votonin.[16] Derisa nisma u kremtua si një gurthemel në zgjerimin e pjesëmarrjes në demokraci, ajo u thellua në polemika, posaçërisht në lidhje me votat prej Greqisë. Raporte të shumta u shpërfaqën me akuza të manipulimit të votave, me qytetarë shqiptarë në Greqi duke konstatuar se nuk i kishin marrë kurrë fletëvotimet, edhe pse u raportua që një numër i madh i fletëvotimeve të plotësuara erdhën nga ky shtet.[17] Aktivistët (Patronazhistët) e PS-së u akuzuan për përfshirje në këto parregullsi të supozuara.[18] Pas rritjes së presionit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vendosi të vazhdojë numërimin e fletëvotimeve nga diaspora, por të mos përfshijë ato nga Greqia.[19]

zgjedhjet kuvendore të 2021-ës, Partia Socialiste (PS) fitoi 74 prej 140 ulëseve në Kuvend, ku pasoi rizgjedhja e Edi Ramës si Kryeministër. Koalicioni PD-AN, i drejtuar nga Demokratët të qendër-djathtë, zgjeruan sasinë e ulëseve nga 43 në 59. Mirëpo 9 prej 59 ulëseve i shkuan partive më të vogla që ecën brenda koalicionit të Partisë Demokratike.

Gjatë të njëjtës periudhë, Presidenti Ilir Meta u përball me akuza të përhapura të shkeljeve të kushtetutës, përkatësisht rreth ndërhyrjes në procesin elektoral dhe qëndrimit haptazi partizan kundër PS-së që mbajti gjatë zgjedhjeve të 2021-ës.[20] Në qershor 2021, kuvendi nisi votën për të shkarkuar Metën, duke e akuzuar atë për shkeljen e paanshmërisë së presidencës.[21] Mirëpo, në shkurt 2022, Gjykata Kushtetuese vendosi që veprimet e Metës nuk shkelën kushtetutën.[22]

Logoja e zgjedhjeve

Sistemi zgjedhor i Shqipërisë ndërtohet mbi parimet e definuara në kushtetutë dhe kodin zgjedhor. Si republikë kuvendore, Shqipëria zbaton një metodë të përfaqësimit proporcional rajonal që i ndan ulëset në kuvend sipas përmasave të votave të fituara nga partitë politike në një sistem shumëpartiak.

Shpërndarja e mandateve sipas qarkut
# Qarku Popullsia 2024[23] Ulëse[24]
1 Berat 140,956 7
2 Dibër 107,178 5
3 Durrës 226,863 14
4 Elbasan 232,580 14
5 Fier 240,377 16
6 Gjirokastër 60,013 4
7 Korçë 173,091 10
8 Kukës 61,998 3
9 Lezhë 99,384 7
10 Shkodër 154,479 11
11 Tiranë 758,513 37
12 Vlorë 146,681 12

Parti dhe koalicione

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Nr. Partia dhe koalicioni Sllogani Drejtues
1 PD - ASHM Aleanca për Shqipërinë Madhështore
Përbërja
Ta bëjmë Shqipërinë Madhështore Sali Berisha
2 LB Lëvizja Bashkë E reja po lind Arlind Qori
3 LA Lëvizja Atdheu Kreshnik Osmani
4 KEA Koalicioni "Euro-Atlantike Shqipëria meriton më shumë Endri Hasa
5 PS Partia Socialiste e Shqipërisë Shqipëria 2030 në BE, vetëm me Edin dhe PS Edi Rama
6 NISMA–SHB Koalicioni "Nisma Shqipëria Bëhet"
Përbërja
Shqipëria vlen më shumë se partia Adriatik Lapaj
7 AKSH Albanian National Alliance
Aleanca Kombëtare Shqiptare
Elena Kocaqi
8 ADR New Democracy Alliance Party
Partia Aleanca Demokracia e Re
Edmond Stojku
9 DZH Right for Development Coalition
Koalicioni "Djathtas për Zhvillim"
Dashamir Shehi
10 PM Partia Mundësia Për një Shqipëri ku ia del me punë Agron Shehaj
11 PSD Partia Socialdemokrate e Shqipërisë Misioni vazhdon Tom Doshi

Fushata e këtyre zgjedhjeve u karakterizua nga përdorimi i gjerë i mediave sociale, veçanërisht nga partitë më të vogla, pasi ato nuk kishin aq shumë akses televiziv krahasuar me partitë më të mëdha.

Firma e sondazhit Data Kampioni PS Aleanca për Shqipërinë Madhështore PSD Lëvizja Shqipëria Bëhet PM LB KEA DZh Të tjerë

Kryesimi

PD PDIU PL NTH LSHB
McLaughlin + Top Channel Albania 14–24 Prill 1,200 48.9% 34.4% 2.9% 4.2% 5.0% 1.1% 0.9% 0.4% 14.5%
Angi Ricerche + ABC News Albania 28 Prill 3,000 51.1% 36.8% 2.5% 7.6% 5.4% 2.0% 1.1% 0.9% 14.3%
Notosondaggi + News24 Albania 28 Prill 45.5% 36.0% 2.0% 5.5% 6.5% 2.0% 1.0% 0.5% 1.0% 9.5%
MRB-Hellas + Euronews Albania 10–21 Prill 1,600 47.9% 33.7% 0.7% 6.7% 6.3% 2.4% 0.8% 0.6% 1.0% 14.2%
Angi Ricerche + ABC News Albania 17–20 Prill 6,000 48.9% 35.1% 1.9% 6.4% 4.8% 1.6% 0.7% 0.6% 13.8%
Piepoli Italy + Report TV 10–15 Prill 1,200 48.0% 35.0% 2.0% 8.0% 4.5% 1.5% 0.75% 0.25% 0.25% 13.0%
Notosondaggi + News24 Albania 11–13 Prill 2,005 46.0% 35.0% 2.5% 5.0% 6.5% 1.5% 2.0% 1.0% 0.5% 11.0%
Piepoli Italy + Report TV 3–8 Prill 1,000 48.5% 35.0% 1.0% 7.5% 5.0% 2.0% 0.75% 0.25% 13.5%
MRB-Hellas + Euronews Albania 22 Mars–3 Prill 1,600 46.9% 34.7% 1.2% 7.7% 5.1% 2.1% 1.3% 1.0% 12.2%
Piepoli Italy + Report TV 20–25 Mars 1,000 48.5% 37.0% 1.5% 8.5% 3.5% 1.0% 0.25% 0.25% 11.5%
Piepoli Italy + Report TV 13 Mars 1,000 48.5% 37.0% 2.0% 7.5% 3.0% 1.5% 0.25% 0.25% 11.5%
McLaughlin + Top Channel Albania 25–30 Shkurt 49.2% 35.7% 1.2% 0.2% 6.8% 1.6% 0.9% 0.7% 0.3% 13.5%
MRB-Hellas + Euronews Albania 15–25 Shkurt 1,600 48.3% 34.3% 1.7% 6.3% 4.8% 2.5% 2.1% 14%
MRB-Hellas + Euronews Albania 15–30 Janar 1,600 50.1% 30.8% 1.7% 7.9% 3.8% 2.7% 3.0% 19.3%
Eduard Zaloshnja + Report TV 17 Tetor 2024 1,860 50.3% 30.2% 1.0% 1.5% 1.0% 1.7% 6.8% 3.1% 1.0% 0.7% 0.9% 2.1% 20.1%
Zgjedhjet 2021 25 Prill 2021 1,578,117 48.67% 39.43% 6.81% 2.25% 0.65% 2.84% 9.24%
Pesha e partive në vota
PS
53.26%
PDASHM
32.94%
NShB
4.00%
PSD
3.10%
PM
3.05%
LB
1.53%
KEA
1.30%
Të tjera
0.82%
Shpërndarja e vendeve në Kuvend
Partia Vende
PS
83
PD
50
PSD
3
PM
2
NShB
1
LB
1
Shpërndarja e 140 vendeve në Kuvend sipas partive.
  1. Duke përfshirë votat nga diaspora
  2. Rezultati i mbledhur i PD-AN dhe PL, dikur njohur si LSI në 2021.
  3. https://www.panorama.com.al/lajm-i-fundit-arrestohet-erion-veliaj/
  4. https://www.reporter.al/2024/06/24/apeli-ndryshon-vendimin-e-gjicit-denohet-per-korrupsion/
  5. https://www.cna.al/editorial/afera-e-inceneratoreve-pertej-korrupsionit-i384057
  6. https://www.reporter.al/2024/07/16/spak-ne-aferen-e-inceneratorit-te-tiranes-u-pastruan-20-milion-euro/
  7. https://www.kapitali.al/investigimi-kompania-5d-construction-aferat-korruptive-ne-bashkine-e-tiranes/
  8. https://www.cna.al/aktualitet/afera-5d-drejtoret-hajdute-te-veliajt-moren-qindra-mijera-euro-i405552
  9. https://pd.al/berisha-kriteret-e-zgjedhjeve-jane-shkelur-ne-menyren-me-te-pameshire-pd-do-beje-vleresimin-e-saj-kur-te-numerohet-edhe-vota-e-fundit-vetem-ai-qe-eshte-siper-mund-te-ndaloje-pd-ne-pa-bere-gjithcka/
  10. https://www.osce.org/files/f/documents/4/7/590685.pdf
  11. https://www.syri.net/politike/787753/syri-tv-klientet-e-rames-mbi-10-miliarda-euro-oret-e-fundit-te-fushates/
  12. https://www.syri.net/politike/787792/be-hedh-ne-ere-zgjedhjet-ne-shqiperi-gare-jo-e-barabarte-ps-perdori-shtetin/
  13. https://www.syri.net/politike/787341/skene-krimi-ne-tirane-syri-tv-kap-mat-patronazhistet-te-rruga-e-kosovareve-ikin-me-vrap-si-minj-zhdukin-dhe-provat/
  14. https://www.syri.net/politike/787549/patronazhistet-drejtuesja-e-misionit-te-osbe-kishte-presion-ndaj-administrates-per-policine-nuk-di-cfare-te-them/
  15. https://www.osce.org/files/f/documents/4/7/590685.pdf
  16. https://euronews.al/votimi-ne-komisionin-e-ligjeve-miratohet-vota-e-diaspores/
  17. https://www.syri.net/politike/786460/kuti-te-pafundme-me-fletevotimi-te-plotesuara-pd-kerkon-vecimin-e-votave-nga-greqia-odihr-te-monitoroje-procesin/
  18. https://www.syri.net/politike/787712/per-7-dite-36-mije-vota-nga-greqia-logu-i-pd-se-s-do-lejojme-te-numerohen-thaset-e-mbushur-nga-patronazhistet-e-ps-se/
  19. https://www.panorama.com.al/pas-kerkeses-se-pd-per-te-vecuar-votat-e-diaspores-ne-greqi-kqz-merr-vendimin-ja-cfare-do-te-ndodhe-me-zarfet/
  20. Ruci, Ani (9 qershor 2021). "Tiranë: Parlamenti voton pro shkarkimit të Presidentit Meta". Deutsche Welle. Marrë më 19 prill 2025.
  21. Meno, Suela (9 qershor 2021). "Kuvendi voton me 104 vota pro shkarkimin e presidentit Ilir Meta". Euronews Albania. Marrë më 19 prill 2025.
  22. Semini, Llazar (17 shkurt 2022). "Albania court overturns president's impeachment". AP News (në anglisht). Marrë më 19 prill 2025.
  23. "INSTAT".
  24. "Zgjedhjet 2025 – KRr miraton numrin e mandateve për çdo qark dhe ngritjen e zonave të administrimit zgjedhor". Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Arkivuar nga origjinali më 7 dhjetor 2024. Marrë më 7 dhjetor 2024.