Jump to content

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, 1997

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Zgjedhjet parlamentare shqiptare 1997
Shqipëria
1996 ←
29 qershor 1997
6 korrik 2001

→ 2001

Pjesëmarrja 72.6
  Skeda:Fatos Nano.jpg
Partia Partia Socialiste e Shqipërisë Partia Demokratike e Shqipërisë Partia Social Demokrate e Shqipërisë
Përqindja 31.6 24.1 18.7

Kryeministri më parë

Bashkim Fino
PS

Kryeministri më pas

Fatos Nano
PS


Zgjedhjet parlamentare parakohshme të vitit 1997, u mbajtën si rezultat i situatës së rënduar në Shqipëri, si pasojë e krizës piramidale. Data e mbajtjes së zgjedhjeve u publikua më 21 prill 1997. Më 23 qershor 1997 nënshkruan “Paktin për të Ardhmen e Shqipërisë”. Në zgjedhje morën pjesë 23 parti me 1050 kandidatë për 155 vende. Partia Demokratike në pushtet kishte kundërshtar kryesor aleancën opozitare të përbërë nga Partia Socialiste, Partia Socialdemokrate dhe Aleanca Demokratike.[1][2]

Misioni i OSBE i kryesuar nga Franz Vranitski i quajti këto zgjedhje "të pranueshme". Zgjedhjet u mbajtën me dy raunde, njëri më 29 qershor dhe tjetri më 6 korrik (ku zgjedhjet u përsëritën në 32 zona elektorale), ku në total ish-komunistët e PS fituan plot 101 vende. Vëzhguesit i cilësuan "të kënaqshme dhe të vlefshme" por jo "të lira e të ndershme" duke iu referuar dhunës së ushtruar mbi përfaqësuesit e Partisë Demokratike. Më 23 korrik, Sali Berisha u largua nga posti i Presidentit dhe u pasua nga Rexhep Meidani. Kabineti i ri qeveritar i udhëhequr nga Fatos Nano u betua dy ditë më vonë, më 25 korrik.

Parti Vota
PS Partia Socialiste 690.003 52,8%
PD Partia Demokratike   336.167 25,7%
PLL Partia Levizja e Legalitetit 42.567 3,3%
PBDNJ Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut 37.191 2,8%
PAD Partia Aleanca Demokratike   35.598 2,7%
PSD Partia SocialDemokrate   32.537 2,5%
PR Partia Republikane   31.573 2,4%
PBK Partia Balli Kombetar 30.693 2,3%
PDK Partia DemoKristiane 12.728 1,0%
PBDNJ Partia Bashkimi Demokrat 10.997 0,8%
PBSD Partia Bashkimi Social Demokrat 10.457 0,8%
PA Partia Agrare 10.421 0,8%
PDD Partia Djathte Demokratike 9.837 0,8%
PLD Partia Levizja per Demokraci 3.802 0,3%
PUK Partia Unitetit Kombetar 3.784 0,3%
PBDK Partia Bashkimi DemoKristian 3.734 0,3%
PK Partia Konservatore   3.400 0,3%
PLK Partia Lidhja Kombetare 1.865 0,1%
PPD Partia Progresit Demokratik 669 0,1%
Totali[3] 1.308.023 100%
Qytetarët që votuan 1.412.929 (72,56%)
Numri i votuesve të regjistruar 1.947.235

Partitë politike që u futën në parlament dhe vendet që fituan:

Partia Vendet Proporcional Mazhoritar Shkurtimi
Socialiste 101 22 79 PSSH
Demokratike 25 8 17 PDSH
Social-Demokrate 10 1 9 PSD
Bashkimi për të Drejtat e Njeriut 4 1 3 PBDNJ
Balli Kombëtar 3 1 2 PBK
Aleanca Demokratike 2 1 1 PAD
Të tjera 10 6 4 -

Shpërndarja e vendeve sipas gjinisë :

Gjinia Numri
Meshkuj 147 (94.84 %)
Femra 8 (5.16 %)

Unioni Ndërparlamentar (Inter-Parliamentary Union) :Zgjedhjet e vitit 1997

  1. ^ Dieter Nohlen; Philip Stöver (2010-05-31). Elections in Europe: A Data Handbook (në anglisht). Nomos Verlagsgesellschaft Mbh & Company. fq. 133. ISBN 978-3-8329-5609-7.
  2. ^ Albania: Elections in 1997 Inter-Parliamentary Union
  3. ^ "Wayback Machine" (PDF). web.archive.org (në anglisht). 2018-12-03. 49-170. Arkivuar nga origjinali më 3 dhjetor 2018. Marrë më 2022-10-28.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)