Zhe (cirilike)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Zhe (Ж ж; shkrim dore: Ж ж ) është një shkronjë e shkrimit cirilik .

Zakonisht përfaqëson sibilantin retrofleks të shprehur /ʐ/ ( dëgjo ). Gjithashtu përdoret shpesh afër gërmës Д për të përafruar tingullin e shkronjës latine J në anglisht ⟨ДЖ⟩ .

Zhe latinizohet me simbolet ⟨zh⟩ ose ⟨ž⟩ .

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nuk dihet se si ka është krijuar gërma Zhe. Asnjë shkronjë e ngjashme nuk ekziston në greqisht, latinisht apo ndonjë alfabet tjetër të kohës, megjithëse ka disa ngjashmëri grafike me homologun e saj glagolitik Zhivete ⟨Ⰶ⟩ (Image:) që përfaqëson të njëjtin tingull. Megjithatë, origjina e Zhivetës, si ajo e shumicës së gërmave glagolitike, është e paqartë. Një mundësi është që ajo të jetë formuar nga lidhaj e dy shkronjave hebraike Shin ⟨ש⟩, e poshtme e përmbysur.  Zhe mund të rrjedhë gjithashtu nga shkronja koptike janjia ⟨Ϫϫ⟩, toeri që e mbështet edhe vlera fonetike ( janjia përfaqëson tingullin / d͡ʒ / në gjuhën kopte) dhe forma e shkronjës, të cilën homologia glagolitike Zhivete ⟨Ⰶ⟩ ngjan më afër.

Mund të jetë një ligaturë, e formuar nga kombinimi i dy shkronjave "K" (njëra mbrapsht) që ndajnë një brinjë të përbashkët. 

Në alfabetin e hershëm cirilik emri i Zhe-së ishte живѣтє ( živěte ), që do të thotë "jetoni" (në mënyrën urdhërore).

Zhe nuk përdorej në sistemin numerik cirilik .

Përdorimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zhe-ja përdoret në alfabetet e të gjitha gjuhëve sllave që përdorin alfabetin cirilik, dhe në shumicën e gjuhëve josllave që përdorin këtë alfabet. Pozicioni në alfabet dhe tingulli i përfaqësuar nga shkronja ndryshojnë nga gjuha në gjuhë.

Gjuha Pozicioni në alfabet Tingulli i përfaqësuar Romanizimi
bjelloruse 8 /ʐ/ zh
bullgare 7 /ʒ/ zh
maqedonase 8 /ʒ/ ž
ruse 8 /ʐ/ zh
serbe 8 /ʐ/ ž
ukrainase 9-të /ʒ/ zh
Uzbekistanase (1940–1994) 8 /dʒ/ ose /ʒ/ (vetëm në huazime ruse) j
mongole 8 /tʃ/ j
Kirgize 8 /dʒ/ j
Dungan 8 /ʐ/ r
gjuhë të tjera josllave /ʒ/