Jump to content

Zhouzhuan

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Qyteza Zhouzhuan (kinezçe:周庄) ndodhet në provincën Gjiansu të Kinës lindore. Ajo është 38 kilometra larg qytetit Suzhou. Piktori i njohu kinez U Kuan Zhou ka thënë : Mali Huanshan përfaqëson bukutinë e maleve kineze, ndërsa qyteza Zhouzhuan përfaqëson bukurinë e qytezave buzë ujit. Mediat e huaja e quajnë Zhouzhuanin si “Qyteza e parë kineze”.

Përreth qytezës Zhouzhuan gjenden liqenjtë Tënhu, Bajjehu, Tishanhu. Nanhu si dhe mbi 30 lumenj të vegjël. Të gjitha ndërtesat e qytezës janë të ndërtuara buzë liqeneve ose lumenjve. Këto ndërtesa me oborr të madh, me veçori klasike pasqyrojnë një mjedis të thjeshtë, të qetë dhe të pastër. Mbi 60 % të banesave të qytezës janë ndërtuar në Dinastinë Ming ose Dinastinë Çhsin. Në Zhouzhuan me sipërfaqe vetëm 0,4 kilometrash katrore ka afro 100 oborre të lashta dhe mbi 60 porta të stolisura me skulptura prej tullash. Në Zhouzhuan janë ruajtur edhe 14 ura të lashta me veçori të ndryshme këto janë ndërtesa tipike të Kinës jug-lindore, që janë rrethuar me lumenj të vegjël dhe me ura të vogla mbi ta.

Tempulli Chengxu në Zhouzhuan

Qyteza Zhouzhuan ka mjedis të qetë dhe të pastër, pra është vend i mirë për të lexuan. Zhouzhuan ka tradita të mira letrare dhe në histori ka pasur mbi 20 dijetarë dhe letrarë të njohur në Kinë. Këta dijetarë dhe letrarë me veprat e tyre letrare dhe artistike kanë hapur faqe të ndritura në historinë e kësaj qyteze.

Zhouzhuan ka këto pika kryesore turistike: tempulli Cuanfu, oborri daoist, salla e pritjes Shen, ura Fu An, dhe godina Mi.

Qyteza Zhouzhuan ndodhet në mes të Shangait dhe të Suzhout. Kushtet e transportit janë të mira. Nga Shangai dhe Suxhou ka autobus direkt për në Zhouzhuan. Turistët nga Shangai mund të shkojnë dhe të kthehen nga Zhouzhuan brenda ditës. Prandaj në Zhouzhuan nuk kahotele turistike të kategorisë me yje, por ka hotele të thjeshtra të ngritura nga banorët e Zhouzhuanit, Instalimet e këtyre hoteleve nuk janë të përsosura si ato turistike, por kushtet e higjienës janë të mira.