Zhulati

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Zhulati
Fshat
Administrimi
Shteti Flamuri Shqipëria
Qarku Qarku i Gjirokastrës

Zhulati është fshat në jug të Shqipërisë në pjesën perëndimore të aksit Tepelenë-Gjirokastër, shtrihet në gjerësi gejografike 40°07'11" veri dhe gjatësi 19°59'20" lindje. Adrimistativisht nga Zhulati varen edhe Fushë-Bardhë dhe Fushë-Vërria Ky fshat është shquar për një qëndrim të shquar patriotik shqiptar.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Kronikat e vjetra për fshatin Zhulat dikur e përmendin atë me emrin Julius, diku Zhul, diku ndryshe. Sundimtarët bizantinë e më vonë venedikasit, jo aq shumë për vetë Zhulatin, por më shumë për pronat e banorëve të Zhulatit përgjatë bregdetit Jonian, fushat e luginës së Rrëzomës, e në gjithë pellgun e begatë të Delvinës. Historiani turk, Evlia Çelebi, shkruan se Zhulati ndodhet në një zonë të thellë malore, ka 200 shtëpi të vendosura pranë një fortifikimi natyror tepër mbrojtës. Shpatet e maleve dhe kodrave përreth tij ishin të mbuluara me vreshta. "Banorët e tij merren me shkëmbime të produkteve të zejtarisë me qytete të tjera brenda dhe jashtë krahinës... Kështjellën e Zhulatit e ka themeluar mbreti i Spanjës, kur këta banorë ishin aleatë të tij. Më vonë, me dredhi e shtiu në dorë Duka i Venedikut e më pas në shekullin e Bajazitit të shenjtë, e zaptoi Qedik Ahmet Pasha... Ajo ngrihet drejt qiellit në mënyrë madhështore... Kështjellë e pashembullt në bukuri, të cilës mund t‘i përngjasë ajo e Kordusit ose ajo e Benefshes në Peloponez" Kështu që nuk ishin të paktë të krishterët shqiptarë që braktisnin fenë e tyre dhe përqafonin islamin, në mënyrë që të mundësonin përfshirjen e tyre në shërbime të ndryshme me karakter ushtarak. Rasti i mbrojtësve shqiptarë të kështjellës së Zhulatit (fshat në rrethin e Gjirokastrës), të cilët ndërruan fenë pasi vetëm kështu mund të mbeteshin në shërbimin e lartpërmendur, është fakt tepër domethënës për atë çka u theksua më sipër.[1]

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Etnografi Entologji[redakto | redakto tekstin burimor]

Për Petro Zhulatin nga ky fshat këndojnë, duke e vene theksin që ka luftuar kundër bizantinëve megjithëse ata ishin në kulmin e fuqisë së tyrë.

Lum, o bir, Petro Zhulati
Kal i kuq sa gjysëm shpati
Me Bizant të zu inati
Ç’i bëre gjithë ata trima
Me kuaj si vetëtima
Jataganët vringëllimai?

Kostumi popullor është ai i përdorur në atë zone.

Tek rrapi në Taroninë Që është pranë Zhulatit Seç e mblodhi miqësinë Të lidhin ligat e fatit Gjithë krahinat i ftuan Delegatët të dërgojnë Kishin për të biseduar Nga të gjitha anët rrodhën…..

Personalitete[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Papa Zhuli -e drejta zakonore e Labërisë, ndonëse ka origjinë që nga lashtësia, gojëdhëna popullore ia atribuon Kanunin Papa Zhulit nga Zhulati, shek.XI, i cili, flitet se ka qenë prift edhe si prijës i Kurveleshit i njohur nga normanët gjatë pushtimit të tyre (1081). Figura e Papa Zhulit i takon kohës së Bizantit, çka dëshmon se gjurmët e Kanunit të Labërisë gjenden qysh atëherë dhe kanë vepruar në praktikë krahas monokanonit bizantin. Për këtë legjendë ka shkruar edhe Eqrem Vlora (Shejzat 1957) pavarësisht se ende nuk janë gjetur dokumente të shkruara.
  • Petro Zhulati

Kulturë[redakto | redakto tekstin burimor]

Mbi fshat qendrojne rrënojat e nje kalaje nga fillimet e shekulllt te tretë para eres sone. Vatra e Kulturës në Zhulat zhvillon edhe tani veprimtari kulturore.

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]