Zhvillimi i shkathtësive të shekullit 21 te mesimdhënësve (përdorimi i TIK-ut në procesin mësimor)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Zhvillimi i shkathtësive të shekullit 21 te mesimdhënësve (përdorimi i TIK-ut në procesin mësimor) nënkupton zhvillimin profesional të mësimdhënësve duke i shtyer ata të përdorin teknologjinë për mësimnxënje më efektive tek nxënësit.

Sot mësuesi shihet si organizator dhe menaxhues i procesit mësimor, i cili transmeton dijet duke përdorur burime të ndryshme informacioni: median, internetin, literaturën e bibliotekat, blogjet etj.

Teknologjia e mësimdhënies është veçuar tashmë si disiplinë e rëndësishme (didaktika e veçantë) që siguron realizimin e procesit mësimor me efektivitet maksimal, në përputhje me synimet e përgjithshme të mësimit dhe edukimit të nxënësve.

Duke përdorur termin teknologji, ne synojmë të theksojmë se metodika konkrete duhet të marrë karakterin e një procesi teknologjik, ku çdo element i tij, sado i vogël qoftë, duhet të orientohet në arritjen e efektivitetit maksimal pedagogjik në procesin e të mësuarit.[1]

Ndikimi i Teknologjisë informative në Edukim[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Teknologjia është duke ofruar mjete të fuqishme që mund ta përkrahin dhe ta transformojnë edukimin për ta bërë më të lehtë për mësues për të krijuar materiale didaktike e për të bartur më shumë përgjegjësi tek nxënësit, të cilëve teknologjia ua mundëson mbledhjen e informacionit. Gjithashtu teknologjia e informacionit e bën më të lehtë punën në grup, si dhe i krijon qasje në mësim të gjithëve e kudo në botë.

Teknologjia në edukim ka ndikuar edhe në motivim më të madh tek studentë.Dëshira për të provuar diçka të re dhe për ta zotëruar përdorimin e saj ka ndikuar që studentët të jenë të interesuar për produktet e reja te teknologjisë.Këtë interesim mësimdhënësit duhet ta përdorin në të mirë të mësimdhënies dhe mësimnxënies. Kështu, duke iu ofruar sa më shumë raste të përdorimit të teknologjisë studentët çdo herë e më shumë vetë e marrin në dorë mësimnxënien e tyre.

Teknologjia ka evoluar pa masë në vitet e fundit, andaj është e rëndësishme që mësimdhënësit duhet të inkorporojnë teknologjinë në klasat mësimore.Ndryshimet në teknologji janë të vazhdueshme dhe këto ndryshime duhet të shkojnë në mënyrë paralele me mësimdhënësit, planet mësimore dhe teknikat e mësimdhënies.[2]

Kompetencat e mësuesit për realizimin e situatave të të nxënit me bazë teknologjinë në orën mësimore.[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Cilat janë njohuritë bazë dhe kompetencat që duhet të zotërojë mësuesi i shekullit të 21-të për të mundësuar përdorimin e TIK-ut në orën mësimore?

Njohuritë bazë që duhet të zotërojnë mësuesi i shekullit të 21-të përfshijnë edhe përdorimin e teknologjive të informimit dhe komunikimit e, veçanërisht, kompjuterin dhe web-teknologjitë, si metodologji në procesin mësimor.Këto metodologji ofrojnë një mjedis dhe një qasje më efektivenë procesin mësimor. Sipas shumë autorëve të huaj dhe vendas, përdorimi i TIK-ut në procesinmësimor ka ndryshuar jo vetëm metodat e mësimdhënies, po edhe ato të mësimnxënies.

Roli i mësuesit tashmë synon të ndryshojë nga ajo e përçuesit të njohurive në atë të ndërtuesit të njohurive, trajnerit, dhe krijuesit të mjediseve mësimore të ngjashme me ato të situatave reale.[3]

Megjithatë përdorimi i TIK-u kërkon, që si mësuesit ashtu edhe nxënësit të jenë në gjendje të përdorin teknologjitë e reja për grumbullimin, menaxhimin, përzgjedhjen dhe vlerësimin einformacionit për zgjidhjen e problemeve dhe vënien në jetë të ideve praktike inovatore.Qëmësuesi ta luajë këtë rol, duhet që minimalisht ai të zotërojë kompetencat e përcaktuara nëdokumentet zyrtarë të Unescos për teknologjinë në arsim.[3]

Kompetencat e mësuesit duke përdorur teknologjinë sipas dokumenteve të Unesco-s[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për të kryer operacionet bazë me hardware dhe software si dhe aplikimet e menaxhimit të informacionit mësuesit duhet:

  • të përshkruajë dhe demonstrojë përdorimin e tipeve të ndryshme të hardware-eve,kompjuterave, laptopëve, printerave, skanerave dhe pajisjeve portabël;
  • të përshkruajë dhe demonstrojë funksionet bazë dhe të përdorë word processorët ;
  • të përshkruajë dhe demonstrojë qëllimin dhe cilësitë kryesorë të softëware-ve të prezantimit dhe resurseve të tjerë digjitale;
  • të përshkruajë qëllimin dhe funksionimin e software-eve grafike dhe të përdorë një paketë software-ike grafike;
  • të përshkruajë Internet-in dhe World Wide Web, si dhe të tregojë si funksionon një browser(shfetues) ose si përdoret URL për të aksesuar një website;
  • të përdorë një motor kërkimi (search engine) dhe të demonstrojë kërkimin e website-eve;
  • të krijojë një llogari e-mail-i dhe ta përdorë atë;
  • të përshkruajë funksionimin e një software-i ose një pakete (software packages) mbi një fushë specifike ;
  • të lokalizojë dhe skedojë paketat softeware-ike të edukimit dhe t’i vlerësojë ato për nga saktësia dhe përputhja me kurrikulën shkollore;

Arsyet dhe rëndësia e përdorimit të teknologjisë në klasë.[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitet e fundit, kur aplikimet e teknologjisë të tilla si video projektor, smart board, kompjuterë,software, internet, tableta, mobile etj. janë futur në sistemin e arsimit, burimet për mësimdhëniekanë ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme. Metodistët mendojnë se ka shumë avantazhe tëpërdorimit të teknologjisë në klasë si për shembull: ajo e bën nxënësin më të interesuar për temënmësimore, zvogëlon kohën e të mësuarit si dhe ofron mundësi për të mësuar në mënyrëjotradicionale.

Për të kuptuar rëndësinë e teknologjisë në procesin mësimor shtrojmë pyetjen se si dhe sa përdorimi i pajisjeve kompjuterike në arsimin fillor dhe arsimin mesëm të ulët do ta stimulonte motivimin e nxënësve për të mësuar, për t’i angazhuar ata gjatë aktiviteteve të mësimdhënies dhenxënies dhe si e sa teknologjia do të mbështeste metodat e të nxënit.

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje e cila do të shpjegonte rolin dhe rëndësinë e përdorimit të teknologjisë në procesin mësimor, metodistë të arsimit kanë kryer studime të shumta gjatë të cilave kanë vërejtur se përdorimi i pajisjeve kompjuterike në klasë paraqet me të vërtetë përfitime tëveçanta.[4]

Përdorimi i teknologjisë së komunikimit si mjet mësimor[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Teknologjitë e komunikimit janë mjete elektronike të cilat përdorin kompjuterin dhe internetin për të bërë të mundur shkëmbimin e shpejtë të informacionit ndërmjet njerëzve.Komunikimielektronik i njohur ndryshe dhe si komunikimi mediatik komjuterik përfshin lloje të ndryshme tëshkëmbimeve të informacionit ndërmjet njerëzve.

Për planifikimin e situatave të të nxënit duke përdorur teknologjinë, mësuesit mund të përdorin ilustrime/demonstrime të ngjashme me ato të botës reale gjatë mësimdhënies. Situata duke përdorur TIK-un është:

  • një situatë e ngjashme me ato të jetës reale, në të cilën vizualizohet një dukuri apo
  • eksperiment që përdoret nga nxënësit sipas udhëzimeve të mësuesit.

Ekzistojnë shumë mjete të teknologjisë së komunikimit që mësuesi mund të përdorë gjatë veprimtarive/aktiviteteve mësimore të tilla si:

  • E-mail (posta elektronike) dhe
  • chat-mesazhet e çastit (instant messaging IM).

Këto janë forma të komunikimit online që paraqesin shkëmbime të shkurtra elektronike ndërmjet individëve si: mësues-nxënës, mësues-prindër, mësues dhe personel drejtues.

Website i mësuesit ose i klasës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Website i mësuesit ose website i klasës është faqe interneti që ndërtohet nga mësuesi për të paraqitur orë mësimi dhe për të komunikuar informacione për nxënësit, prindërit, shkollën dhepersonelin arsimor.

Blog[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bloge (ditar/lajme) janë revista/ditar publike online të aksesueshme shkruar nga individë (si mësues) për të tjerët (si nxënës, prindër dhe mësues të tjerë) për tu lexuar dhe komentuar prejtyre.

Diskutimet online[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Diskutimet online janë forume elektronike ku mësuesit dhe nxënësit diskutojnë për çështje të ndryshme arsimore.Diskutimet online janë komponent i zakonshëm i blog-eve dhe websiteve të mësuesve.

Wikis[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Wikis (do të thotë i shpejtë) janë faqe interneti që mësuesit dhe nxënësit i krijojnë së bashku duke lexuar dhe rishikuar idetë dhe komentet e njëri-tjetrit.[4]

Zhvillimi i orës së mësimit duke përdorur teknologjinë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zhvillimi i mësimit  përfshin vendimet e mësuesit rreth tri elementeve të ndërlidhura të mësimdhënies/nxënies:

  • Përmbajtja akademike (çfarë duhet të mësojnë nxënësit)
  • Qëllimet mësimore (rezultatet e të nxënit), metodat dhe procedurat (se si ta japim përmbajtjen akademike)
  • Vlerësimi i rezultateve të të nxënit (si ta dimë se çfarë nxënësit kanë përvetësuar)
  • Zhvillimi i mësimit duke përdorur teknologjinë lidhet me faktin se si mësuesit përdorin burimet elektronike për të lehtësuar dhe për të përmirësuar procesin e mësimdhënies/nxënies.
  • Zhvillimi i mësimit duke përdorur teknologjinë lidhet me faktin se si mësuesit përdorin burimet elektronike për të lehtësuar dhe për të përmirësuar procesin e mësimdhënies/nxënies.

Përmbajtja mësimore/akademike (Çfarë të japësh mësim?)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për çdo orë mësimi mësuesit zgjedhin përmbajtjen mësimore/akademike – faktet, konceptet, idetë, dijet dhe aftësitë që ata duan të transmetojnë e ndajnë me nxënësit.

Zhvillimi i mësimit duhet të lidhet me përmbajtjen kurrikulare dhe rezultatet e të nxënit për nivelet e arritjes së nxënësit. Megjithatë, për shkak se nuk ka kurrikul e cila parashikon gjithçka që duhett’u mësosh nxënësve në lidhje me temën mësimore, mësuesit duhet të bëjnë zgjedhje për atë që dotë hulumtojnë dhe do t’u shpjegojnë nxënësve çdo ditë.

Teknologjia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Teknologjia luan një rol kryesor në ndihmë të mësuesit për t’iu përgjigjur pyetjes se " Çfarë duhet të japin mësim?", për të përzgjedhur materialin mësimor/akademik dhe për të zgjeruar përmbajtjenmësimore/akademike. Përmbajtja digjitale e disponueshme në internet përfshin një koleksion tëgjerë burimesh informacioni për çdo kurrrikul lëndore. Duke përdorur kërkimin në internet,materiale të shkruara, databaze të dhënash, enciklopedi online, blogs, wikis, janë të aksesueshme për mësuesit dhe nxënësit si forma të reja dhe të shumta për marrjen dhe gjetjen e informacionitnë lidhje me përmbajtjen mësimore/akademike që duhet dhënë në një orë çfarëdo mësimi.[4]

Rezultatet e të nxënit, metodologjia dhe procedurat (Si ta japësh mësimin?)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasi mësuesit i përgjigjen pyetjes se " Çfarë duhet të japin mësim? " mësuesit vendosin për mënyrën se “Si do ta japin mësimin?”. Ata përcaktojnë rezultatet e të nxënit që duhet të arrijnëgjatë orës së mësimit, metodat dhe procedurat që do t'i përdorin në orët e tyre mësimore për arritjene rezultateve të nxënit. Rezultatet e të nxënit janë arsyeja pse një mësim po mësohet.

Metodat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Metodat janë strategji të ndryshme mësimore për grupe të vogla apo të mëdha nxënësish që mësuesit përdorin për të përcjellë përmbajtjen/mësimore akademike për nxënësit. Metoda më tëshpeshta që mësuesit përdorin gjatë orës së mësimit janë: diskutimi, loja me role, simulimi, studimrasti, aktivitete të bazuara në hetim, shkrimi kreativ, mësimi reflektues, ushtrime, lojëra.

Procedurat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Procedurat janë aktivitete të planifikuara nga ana e mësuesit për t’u zhvilluar gjatë një ore mësimi,duke përfshirë dhe grupimin e nxënësve dhe se sa kohë merr çdo aktivitet për t’u zhvilluar.

Mësuesit kombinojnë rezultatet e të nxënit, metodat, dhe procedurat në formatet e tyre të planifikimit ditor. Ndonjëherë përmbajtja kurrikulare dikton këto procese, ndonjëherë rezultatet e të nxënit, metodat dhe procedurat diktojnë zgjedhjen e përmbajtjes.Por mund të themi qëpërmbajtja, rezultatet e të nxënit, metodat dhe procedurat reciprokisht mbështesin njëra-tjetrën nënjë proces dinamik të zhvillimit të orës së mësimit, ku teknologjia mbështet në mënyra të ndryshmekëtë proces. Teknologjitë më të shumta që mbështesin procesin e të nxënit janë:

  • Software prezantimi (Presentation software)
  • Software të mendimit vizual (Visual thinking software)
  • Web-me bazë diagram dhe mjete të krijimit të diagramave(Web-based diagram- and flowchart-making tools)
  • Faqe interneti të zhvilluara nga mësuesi(Teacher-developed websites)
  • Diskutime temash dhe email-i(Threaded discussions and email)
  • Link-e, bloge dhe wikis (Podcasts, blogs, and wikis)
  • Software interaktivë (Interactive software)
  • Webquest
  • Sisteme inteligjente për mësimdhënie (Intelligent tutoring systems)
  • Kamera digjitale dhe software për krijimin e filmave (Digital cameras and movie-making software)
  • Teknologji ndihmëse (Assistive technologies)[4]
Vlerësimi i të nxënit (Të dish cfarë kanë mësuar nxënësit)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vlerësimi i mësimdhënies/nxënies (rezultateve të të nxënit) ndodh para, gjatë, dhe pas mësimdhënies/nxënies duke ndihmuar mësuesin të vlerësojë së sa janë arritur rezultatet e të nxënit përcaktuar për atë orë mësimore nëpërmjet vlerësimit të performancës së nxënësve. Vlerësimimund të jetë përmbledhës (përmbledh atë që nxënësit kanë mësuar në fund të një ore mësimi),formues (ndodh gjatë gjithë kohës) ose diagnostikues (i paraprin një mësimi si një mënyrë për tëmatur atë që nxënësi paraprakisht di)

Mjetet/instrumentet e vlerësimit përfshijnë pyetjet me zgjidhje të shumëfishta, mini- teste, ese, detyra me shkrim, diskutime, vëzhgimet e mësuesit, aktivizimin e nxënësit në klasë, projekte,portofolin e nxënësit dhe performancën e nxënësit. Këto instrumente vlerësimi sigurojnë të dhënatmbi atë çka nxënësit dinë dhe janë në gjendje të bëjnë si rezultat i mësimdhënies/nxënies. Mjetete teknologjisë që mbështesin procesin e vlerësimit dhe vlerësimin e nxënësve janë:

  • Teste elektronike dhe kuiz-e
  • Portofoli digjital
  • Rubrika vlerësimi online
  • Anketime online[4]

Roli i teknologjisë në të nxënë & funksionet e shkollës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Komunikimi, shkathtësitë funksionale të njohurive bazike digjitale, si dhe kompetencat kryesore në fushën e teknologjisë, janë kërkesa të Kornizës së Kurrikulës së Kosovës.Këto çështje janë adresuar në kurrikulat bërthamë të niveleve arsimore si dhe në planprogramet lëndore të programeve arsimore.TIK-u gjithashtu është i përfaqësuar në kërkesat e standardeve të praktikës profesionale të drejtorëve të shkollave në Kosovë, sipas të cilave drejtorët e shkollave duhet të kenë njohuri dhe të kuptojnë rolin e teknologjisë në promovimin e të nxënit të nxënësve dhe të zhvillimit profesional të stafit. Njohuritë dhe të kuptuarit e fushës së TIK-ut është adresuar edhe përmes treguesve të performancës ku drejtori i shkollës:

  1. Mundëson integrimin e TIK-ut në përkrahje të mësimdhënies dhe të nxënit, dhe
  2. përdorë teknologjinë në menaxhimin e shkollës.

Zhvillimi profesional i stafit të shkollës për përdorimin e TIK-ut[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Cilësia e mësimdhënies dhe e të nxënit është e lidhur ngushtë me zhvillimin profesional të stafit për përdorim të TIK-ut në mësimdhënie dhe nxënie. Për këtë qëllim MASHT-i ka filluar implementimin e programit trajnues për mësimdhënës dhe drejtorë të shkollave për ECDL5 si përpjeke për ndërtimin e kapaciteteve për përdorim të kompjuterit në procesin e mësimdhënies dhe të nxënit. Ndjekësit e këtij trajnimi janë trajnuar në modulet programore të ECDL në vijim: Windows XP, Word, Excel, Access, Outlook & Internet Explorer,dhe Bazat e Teknologjisë Informative.

Tani, zhvillimi profesional i mësimdhënësve duhet të fokusohet më shumë në aplikimin e TIK-ut në mësimdhënie dhe të nxënë, sepse rezultatet e studimit të kryer nga Instituti Pedagogjik i Kosovës “ECDL – mundësi për të fituar dhe certifikuar kompetencat e TIK-ut”, tregon se TIK-u nuk përdoret aspak në procesin e të nxënit – në veçanti në lëndët tjera përveç TIK-ut. Gjithashtu, rezultatet tregojnë se shkathtësitë e nxënësve për TIK nuk janë në nivel të kënaqshëm.

Mungesa e kompjuterëve në shkolla është një nga faktorët që ndikon në rezultatet e nxënësve, por gjithashtu është prezentë edhe mungesa e iniciativës nga ana e drejtorëve të shkollave për të implementuar në praktikë shkathtësitë e fituara.Për këtë arsye, drejtorët e shkollave duhet të angazhohen maksimalisht që të sigurojnë mjete të nevojshme për të mundësuar zbatimin e TIK-ut në mësimdhënie dhe në të nxënë përmes mbështetjes së zhvillimit profesional të mësimdhënësve në këtë fushë. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), bazuar në Agjendën Digjitale Evropiane, ka caktuar prioritetet për TIK7 si vijon:

  1. Zhvillimi dhe avancimi i shkathtësive të mësimdhënësve për TIK;
  2. Përdorimi i mjeteve dhe pajisjeve të TIK-ut në mësimdhënie dhe në menaxhim në arsim;
  3. Integrimi i TIK-ut në përmbajtje arsimore dhe në kurrikula

Në përputhje me këto prioritete, shkollat duhet të:

  • Zhvillojnë një plan për zhvillim të personelit dhe duhet të vendosin si prioritet integrimin e TIK-ut në mësimdhënie dhe mësimnxënie.
  • Caktojnë si prioritet ndërtimin e kapaciteteve të nxënësve për përdorim të kompjuterit[5]

Në shkollat tona nuk ekziston mënyra e organizuar e mësimit përmes përdorimit të kompjuterit nga nxënësit dhe mësimdhënësit, në mënyrë që nxënësve t’u mundësohej qasje më e lehtë për përdorimin e kompjuterit për qëllime arsimore.

Sipas rezultateve, jemi informuar se disa shkolla kanë kompjuterë e disa jo, mirëpo nuk është e rëndësishme vetëm prania e kompjuterëve në shkolla, por kërkohet aftësim pedagogjik për përdorimin e tyre si për mësimdhënës, ashtu edhe për nxënës. Mësimdhënësit vetëm janë trajnuar për programin ECDL. Sipas rezultateve, ky program ka rezultuar me sukses te mësimdhënësit, mirëpo gjatë studimit tonë ne kemi të dhëna nga mësimdhënësit se ata nuk janë të kënaqur me këtë program. Kanë kërkuar programe që kanë të bëjnë me atraktivitet e jo me ato programe, të cilat sipas opinioneve të mësimdhënësve ishin shumë të vështira për t’u mësuar.

Gjatë studimit ne kemi vërejtur se mësimdhënësit në shkolla nuk i ofrojnë njohuri nxënësve për përdorimin e TIK-ut për nevoja pedagogjike, për shkak se te mësimdhënësit mungonte përqendrimi për strategjitë e mësimdhënies edhe përmes TIKut.Po ashtu mësimdhënësit nuk i udhëzojnë nxënësit që të hulumtojnë në internet për nevoja arsimore, që do të ndikonte në edukimin e drejtë të përdorimit të TIK-ut.[6]

Përfitimet më të mira të përdorimit të teknologjisë në klasë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Është e rëndësishme të pranojmë se studentët tashmë janë të interesuar dhe të angazhuar në përdorimin e teknologjisë, kjo krijon mundësi të mrekullueshme për shkollat dhe mësuesit që të përfitojnë nga integrimi i disa formave të teknologjisë në klasë dhe për të bërë mësimdhënien dhe mësimin më efektiv.Këtu janë disa nga përfitimet kryesore të përdorimit të teknologjisë në klasë.[7]

Përmirëson angazhimin[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kur teknologjia integrohet në mësime, studentët pritet të jenë më të interesuar për lëndët që studiojnë.Teknologjia ofron mundësi të ndryshme për ta bërë mësimin më shumë argëtim dhe kënaqësi në drejtim të mësimit të gjërave të njëjta në mënyra të reja.Për shembull, duke dhënë mësimdhënie nëpërmjet gamification, duke marrë studentët në udhëtime në terren virtuale dhe duke përdorur burime të tjera të të mësuarit online.Për më tepër, teknologjia mund të inkurajojë një pjesëmarrje më aktive në procesin e të mësuarit, gjë që mund të jetë e vështirë të arrihet përmes një mjedisi tradicional të leksioneve.[7]

Përmirëson mbajtjen e njohurive[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Studentët që janë të angazhuar dhe të interesuar për gjërat që po studiojnë, pritet të kenë një mbajtje më të mirë të njohurive.Siç u përmend më parë, teknologjia mund të ndihmojë për të inkurajuar pjesëmarrjen aktive në klasë, e cila gjithashtu është një faktor shumë i rëndësishëm për rritjen e mbajtjes së njohurive.Forma të ndryshme të teknologjisë mund të përdoren për të eksperimentuar dhe për të vendosur se çfarë funksionon më mirë për studentët në aspektin e mbajtjes së njohurive të tyre.[7]

Inkurajon mësimin individual[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Askush nuk mëson në të njëjtën mënyrë për shkak të stileve të ndryshme të të mësuarit dhe aftësive të ndryshme.Teknologjia ofron mundësi të mëdha për ta bërë të mësuarit më efektiv për të gjithë me nevoja të ndryshme.Për shembull, nxënësit mund të mësojnë me shpejtësinë e tyre, të rishikojnë konceptet e vështira ose të kalojnë përpara nëse kanë nevojë.Për më tepër, teknologjia mund të ofrojë më shumë mundësi për studentët me vështirësi ose me aftësi të kufizuara.Qasja në internet u jep studentëve qasje në një gamë të gjerë resursesh për të kryer hulumtime në mënyra të ndryshme, gjë që mund të rrisë angazhimin.

Inkurajon bashkëpunimin[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nxënësit mund të praktikojnë aftësitë e bashkëpunimit duke u përfshirë në aktivitete të ndryshme në internet.Për shembull, duke punuar në projekte të ndryshme duke bashkëpunuar me të tjerët në forume ose duke ndarë dokumente në mjediset virtuale të të nxënit.Teknologjia mund të inkurajojë bashkëpunimin me nxënësit në të njëjtën klasë, në të njëjtën shkollë dhe madje edhe në klasa të tjera nëpër botë.

Nxënësit mund të mësojnë aftësi jetësore të dobishme përmes teknologjisë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Duke përdorur teknologjinë në klasë, të dy mësuesit dhe studentët mund të zhvillojnë aftësitë thelbësore për shekullin 21. Nxënësit mund të fitojnë aftësitë që duhet të kenë sukses në të ardhmen.Mësimi modern ka të bëjë me bashkëpunimin me të tjerët, zgjidhjen e problemeve komplekse, të menduarit kritik, zhvillimin e formave të ndryshme të komunikimit dhe aftësive të udhëheqjes, dhe përmirësimin e motivimit dhe produktivitetit. Për më tepër, teknologjia mund të ndihmojë në zhvillimin e shumë aftësive praktike, duke përfshirë krijimin e prezantimeve, të mësuarit për të dalluar burime të besueshme nga burime të besueshme në internet, mirëmbajtjen e etikës së duhur në internet dhe shkrimin e postës elektronike. Këto janë aftësi shumë të rëndësishme që mund të zhvillohen në klasë.[7]

Përfitimet për mësuesit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me burime të panumërta online, teknologjia mund të ndihmojë në përmirësimin e mësimdhënies.Mësuesit mund të përdorin aplikacione të ndryshme ose burime të besueshme në internet për të përmirësuar mënyrat tradicionale të mësimdhënies dhe për t'i mbajtur nxënësit më të angazhuar.Planet virtuale të mësimit, softueri i vlerësimit dhe vlerësimet online mund të ndihmojnë mësuesit të ruajnë shumë kohë.Kjo kohë e vlefshme mund të përdoret për të punuar me nxënësit që po luftojnë. Për më tepër, duke pasur mjedise virtuale të mësimit në shkolla rrit bashkëpunimin dhe shkëmbimin e njohurive midis mësuesve.[7]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Jorgo MANDILI & Adriatik RAMA/ Performanca e mësuesit të shekullit të 21-të". Telegraf.al. 2015-01-17. Marrë më 2019-02-15.
  2. ^ "Ndikimi i Teknologjisë informative në Edukim". Kosova Education. 2017-03-26. Arkivuar nga origjinali më 15 mars 2019. Marrë më 2019-02-15.
  3. ^ a b "Teachers' role and needs in the ICT environment". Unesco Bangkok (në anglisht). UNESCO. Arkivuar nga origjinali më 9 shkurt 2018. Marrë më 15 mars 2019.
  4. ^ a b c d e "Të nxënit me situata, konstruktivizmi dhe teknologjia" (PDF). Instituti i zhvillimit të Arsimit, Ministria e Arsimit dhe Sportit në Shqipëri. 2015. Marrë më 2019-02-14.
  5. ^ "Seminari i shtatë: Udhëheqja gjithëpërfshirëse" (PDF). GIZ. Marrë më 2019-02-15.[lidhje e vdekur]
  6. ^ Mexhuani, Arbnesha (2014). "Integrimi i teknologjisë informative të komunikimit në mësimdhënie dhe nxënie" (PDF). Instituti Pedagogjik i Kosovës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 12 korrik 2018. Marrë më 2019-02-15.
  7. ^ a b c d e Savvidis, Pano (2016-02-18). "Top 6 benefits of using technology in the classroom". Webanywhere (në anglisht). Marrë më 2019-02-14.