Ziadin Sela

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ziadin Sela (i lindur më 1 Nëntor 1972) në fshatin LivadhiaStrugës, është politikan shqiptar dhe kryetar i partisë Aleanca për ShqiptarëtMaqedoninë e Veriut. Ai ka qenë kryetar i Komunës së Strugës gjatë viteve 2013–2017. Në zgjedhjet lokale të vitit 2013, Sela mundi me rreth 5000 vota kandidatin e përbashkët të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, Vladimir Koçovski. Pas rezultateve të zgjedhjeve, nga VMRO-DPMNE kishte 15 ankesa në KSHZ, por komisioni pranoi vetëm dy që nuk ndikuan në rezultatin përfundimtar.

Ziadin Sela
Ziadin Sela.jpg
Kryetar i Komunës së Strugës
Në detyrë
20132017
Paraprirë ngaRamiz Merko
Pasuar ngaRamiz Merko
Kryetar i Partisë Aleanca për Shqiptarët (ASH)
Titullar
Në detyrë
2015
Të dhëna vetjake
U lind më1 Nëntor 1972
Livadhia, Komuna e Strugës, ish–Jugosllavia, (sot Maqedonia e Veriut)
NënshtetësiaShqiptar
Partia politikeAleanca për Shqiptarët (ASH)
Fëmijët3
ArsimimiUniversiteti i Prishtinës
PunësimiSpecialist i Mjekësisë së Brendshme
Politikan
Nënshkrimi

Në vitin 2015, Ziadin Sela e themeloi partinë e tij politike "Lëvizja për Reforma në Partinë Demokratike Shqiptare". Në vitin 2016, Lëvizja për Reforma në Partinë Demokratike Shqiptare miratoi emërtimin zyrtar Aleanca për Shqiptarët (ASH).

Karriera politike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Aktivitete në Kuvend[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Komiteti për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, anëtar
  • Këshilli Nacional për Eurointegrime, zëvendësanëtar
  • Komisioni për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit, anëtar
  • Komisioni për Çështje Evropiane, anëtar
  • Komisioni për Shëndetësi, anëtar
  • Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, anëtar
  • Komisioni për Financim dhe Buxhet, zëvendësanëtar
  • Komisioni për Çështje Ekonomike, zëvendësanëtar
  • Komisioni për Politikë të Jashtme, zëvendësanëtar
  • Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (AP OSBE), anëtar
  • Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Komitetin Parlamentar për Stabilizim dhe Asociacion (Komiteti i Përzier Parlamentar BE-Republika e Maqedonisë), anëtar
  • Grupi parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Austrisë, anëtar
  • Grupi parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Greqisë, anëtar
  • Grupi parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Irlandës, anëtar
  • Grupi parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, anëtar

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]