Zija Xholi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Zija Xholi (Korçë, 25 prill 1923 - 21 mars 2012) ka qenë pedagog i filozofisë në Universitetin e Tiranës, profesor, akademik si dhe ndër themeluesit e Akademisë së Shkencave.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shkollën e mesme e kreu në Liceun Francez, ndërsa më vonë pati mundësinë të studiojë në Bashkimin Sovjetik për Filozofi, në Universitetin Lomonosov, në mënyrë të shkëlqyer. Emri i tij renditet ndër themeluesit e parë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ku ka dhënë një kontribut të gjerë. Kontributi i tij është i njohur edhe në fushën e mësimdhënies. Për rreth 15 vjet Xholi ka qenë dekan i Fakultetit të Filozofisë dhe Juridikut. Gjithashtu është bashkëthemelues i Universitetit të Prishtinës. Në fushën e botimeve ka lënë pas disa libra monografikë e studimorë.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]