Zijareti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Islam, zijareti (persisht: زیارت, ziyārat, "pelegrinazh" nga arabisht: زيارة ziyārah, "vizita") është një formë pelegrinazhi në vendet që lidhen me Muhamedin, anëtarët e familjes dhe pasardhësit e tij (duke përfshirë imamllarët shi'i), shokët e tij dhe figura të tjera të nderuara në Islam si profetët, evlijatë sufi dhe dijetarët islamë.

Zijareti mund t'i referohet gjithashtu një forme lutjeje të bërë nga shiitët, në të cilën ata dërgojnë përshëndetje për Muhamedin dhe familjen e tij.[1]

Terminologjia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fjala zijaret vjen nga arabishtja: ziyārah (زار) që do të thotë "të vizitosh". Në Islam i referohet vizitës së devotshme, pelegrinazhit në një vend të shenjtë, varr ose faltore.[2] Myslimanët iranianë dhe të Azisë Jugore përdorin fjalën zijarat si për pelegrinazhin e HaxhilëkutMekë ashtu edhe për pelegrinazhet në vende të tjera, si për shembull vizita në një vend të shenjtë.[2]Indonezi termi është ziarah për të vizituar vendet e shenjta ose varret.

Vende të ndryshme me shumicë myslimane, që flasin shumë gjuhë të ndryshme, përdorin fjalë të ndryshme për këto vende ku kryhet zijarat:[2]

  • Ziyaratgāh - fjala persiane që do të thotë "vendet e Zijaretit"
  • Imāmzādeh - në Iran, varret e pasardhësve të imamëve të dymbëdhjetë
  • Dergjahu (turqisht: Dergâh, urdu, persisht: درگاہ; hindisht: दरगाह; fjalë për fjalë: "pragu, pragu i derës [e shenjtërores shpirtërore të personit të shenjtë të varrosur]"; faltorja konsiderohet si një "prag" drejt një sfere shpirtërore) - në Azinë Jugore, Turqi dhe Azinë Qendrore për varret e shenjtorëve sufi
  • Ziarat ose Jiarat - në Azinë Juglindore
  • Ziyaratkhana - në Azinë Jugore (më pak e zakonshme)
  • Gongbei (kinezçe: 拱北) - në Kinë (nga persishtja gonbad "kupola")
  • Mezar - një term i përgjithshëm që do të thotë një faltore, në mënyrë tipike e një shenjtori ose fisniku shiit.
  • Mekam - një faltore e ndërtuar në vend që lidhet me një shenjt mysliman ose figurë fetare.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "List of Supplication Ziyarats" (në anglisht). Duas.org. Marrë më 2014-02-23.
  2. ^ a b c Gibb, H. A. R.; Kramers, J. H.; Lévi-Provençal, E.; Schacht, J.; Lewis, B.; Pellat, Ch., eds. (1960). The Encyclopaedia of Islam, New Edition, Volume I: W–Z. Leiden: E. J. Brill. pp. 524, 533–39. ISBN 90-04-08114-3.