Zina Andri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Zina Andri lindi në vitin 1924 dhe vdiq më 15 janar të vitit 1980, ishte regjisorja e parë grua në Teatrin Kombëtar .

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zina Andri-Pano, e njohur profesionalisht si Zina Andri, lindi Zinaida Andrejenko ne Harkov, Ukraine (ish Bashkimi Sovietik) në Dhjetor 1924. Pasi mbaron studimet a shkolles se mesme me medalje ari në qytetin e lindjes, në vitin 1943, Zina fillon studimet e larta në Univesitetin e Moskës, në Institutin Teatral "Lunaçarski". Andri-Pano u diplomua në degën e Mjeshtërisë së Aktorit.

Në vitin 1946 njihet me studentin Shqiptar aktorin dhe regjisorin Andon Pano, ne Moske. Ne 1949 vjen ne Shqiperi si bashkëshorte e Andonit ku filloi punë në Teatrin e Ushtrisë. Andri-Pano perkushtoi jeten e saj profesionale artit Shqipetar si brenda dhe jashte skenes teatrale duke i mesuar artin e aktrimit dhe regjizimit brezave te rinj Shqipetar.

Filmografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1950, ze vend në trupën e Teatrit Popullor. Për mëse 15 vjet në këtë skenë Zina Andri - Pano, realizoi afro 20 premiera. Ndër shfaqjet e saj më të suksesshme janë: "Qeni i kopshtarit", "Shtëpia e Bernarda Albës", "Shërbëtori i dy zotnive", "Monserati", "Votra e huaj" e Ndrekë Lucës, që është e vetmja pjesë shqiptare. Në vitin 1975 doli në pension.