Jump to content

Zini Tollozhina

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Zini Tollozhina lindi në Pogradec më 24 Nëntor 1967. Mbaroi shkollën e Mesme në gjimnazim “Muharrem Çollaku” dhe studimet i kreu në Universitetin e Tiranës dega Inxhinieri Minierash. Pas studimeve, punoi inxhinier në ndërrmarrjen “Guri i Kuq”. Më pas si kryetar i Degës së Karburanteve në Pogradec.

Në vitin 2006 u emerua drejtor i NVPU në Ministrinë e Mbrojtjes. Drejtoi gjithashtu për disa muaj firmat Huamarrëse.

Në vijim i fokusuar në iniciativa private. I angazhuar në forume qytetare dhe intelektuale të Shoqërisë Civile në mbështetje të kauzave që lidhen me Pogradecin, artin, kulturën dhe promovimin e traditave më të mira të zonës. Z. Zini Tollozhina është i martuar dhe babai i dy vajzave.

Nënkryetar dhe Kryetar i degës së Partisë Demokratike në Pogradec dhe kandidat i saj në zgjedhjet Parlamentare të 2001.

Kandidimin për kryebashkiak e sheh si një mundësi për të realizuar ëndrrat e hershme për një qytet nga ku njerëzit kthehen, vendosin të jetojnë në Pogradec, një mundësi që resurset më të mira intelektuale dhe turistike të kthehen në mënyrë jetese dhe industria më e mirë për Pogradecin.