Zinxhiri Gjakovar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Stema e Gjakovës

Zinxhiri Gjakovar është shprehje e krijuar pas Demonstratave të `81-shit nga propaganda serbe dhe akademia e shkencave dhe arteve në Beograd. Sipas kësaj propagande me këputjen e Zinxhirit Gjakovar në udhëheqjen e Kosovës, Serbia do të arrinte të shtrijë sovranitetin e vetë edhe në "djepin e Serbisë". Si pasojë e kësaj propagande që kishte zanafillen nga Akademia e Shkecave dhe Arteve e Serbisë që nga viti 1974, nga kundërshtarët e ndryshimit të kushtetutës së 1974-ës, del në shesh konflikti i moçëm i cili kontrollohej nga Tito deri më 1981. Kjo propagandë pas disa "shtetërrethimeve" (gjendje të jashtëzakoshme) si i thonin atë kohë, ja arrinë që së pari Mahmut Bakalli të jepë dorëheqje e më pastaj kjo propagandë fillon fushatën për "diferencimin politik" me të cilin largohen po thuaj të gjithë pjestarët me prejardhje nga Gjakova nga funksionet shoqërore, politike dhe kulturore të Kosovës. Më 1985 propaganda e shtypit serb lanson në revistën "NIN" thënien se Fadil Hoxha prijësi i Zinxhirit Gjakovar i ka ofenduar gratë serbe dhe për këtë duhet kërkuar dorëheqjen e tij, të cilin gjë ai edhe e bën.