Zjerm
| "Zjerm" | ||||
|---|---|---|---|---|
| Single by Shkodra Elektronike | ||||
| Language | Shqip Gegërisht | |||
| Released | 10 dhjetor 2024 | |||
| Genre | Folktronica | |||
| Length | 3:04 | |||
| Label | Pavarur | |||
| Composer(s) | Beatriçe Gjergji | |||
| Producer(s) | Kolë Laca | |||
| Shkodra Elektronike singles chronology | ||||
| ||||
| Music video | ||||
| "Zjerm" në YouTube | ||||
| Festivali Evropian i Këngës 2025 | |
|---|---|
| Shteti | Shqipëria |
| Performues | Shkodra Elektronike |
| Gjuha | Gegërisht |
| Kompozitorë | Beatriçe Gjergji |
| Tekstshkrues |
|
| Performanca e Finales | |
| Paraqitjet tjera | |
| ◄ Titan (2024) | |
"Zjerm" (gegërisht për "zjarr") është një këngë e realizuar nga dyshja shqiptare Shkodra Elektronike. Teksti është shkruar nga Beatriçe Gjergji dhe Lekë Gjeloshi, me produksion nga Kolë Laca. Dyshja do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025 në Bazel me këtë këngë.
Sfondi dhe kompozimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zjerm u shkrua nga Beatriçe Gjergji dhe Lekë Gjeloshi, kompozuar nga Beatriçe Gjergji dhe prodhuar nga Kolë Laca.[1] Gjergji e përshkroi këngën si "një lirikë mbi mirësjelljen e njerëzve", duke e quajtur edhe këngë "shqiptare, po[r] moderne".[2]
Kënga evokon një përzierje të dhimbjes, rezistencës, dhe shpresës, me figura që theksojnë rëndësinë e paqes së brendhsme dhe një përmallim për një botë të lirë nga dhuna, vuajtja, dhe dëmit të mjedisit. Ajo thërret për një shërim të shpirtit dhe shoqërisë, dhe një njohje të dinjitetit të të gjithë njerëzve, edhe atyre që mund të jenë harruar apo shtyrë menjanë.
Festivali Evropian i Këngës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Festivali i Këngës 63
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Transmetuesi publik i Shqipërisë, Radio Televizioni Shqiptar (RTSH), kumtoi zyrtarisht pjesëmarrjen e vet në Festivalin Evropian të Këngës 2025 më 30 shtator 2024, duke përdorur metodën e vet të përzgjedhjes së pjesëmarrësit që prej kohësh, Festivalin e Këngës.[1] Ky edicion ishte i 63-ti me radhë. Gara, që përfshiu 30 hyrje, u organizua në dy gjysmëfinale që kulminuan në një finale të madhe. Juria përzgjodhi 15 finalistë, me rezultatin përfundimtar të përzgjedhur nga një kombinim të votave nga një juri profesionale, votave prej jashtë vendit të vendosura përmes një platforme në internet ("Vota e diasporës") dhe votimit përmes mesazheve në Shqipëri dhe Kosovë.[3]
"Zjerm" u kumtua si pjesëmarrëse e Festivalit të 63-të të Këngës më 7 tetor 2024.[4] Kënga konkurroi në gjysmëfinalen e parë më 19 dhjetor, duke u kualifikuar për finale të madhe, duke fituar votën e jurisë dhe atë televizive më 22 dhjetor 2024, dhe duke fituar të drejtën e përfaqësimit të Shqipërisë në Festivalin Evropian të Këngës.[5]
Në Festivalin Evropian të Këngës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Listimi i këngës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shkarkimi digjital/Streaming[6]
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Zjerm" – 3:04
Historiku i publikimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Rajoni | Data | Formati | Labeli | Ref. |
|---|---|---|---|---|
| Të ndryshëm | 10 dhjetor 2024 | Pavarur |
Teksti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në këtë minut në këtë çast no paranoja
Pas shiut e ylbertë duket bota
Nëpe rruge asnjë ambulancë
Kurrkush s'te flet me arrogancë
Edhe sot na thanë që s'prishet koha
Përfundova nën ujë kurrë s'mu tha goja
Imagjino një minut pa ushtarë pa jetimë
Asnjë shishe në oqean naftës I vjen era jargavan
Lirinë e fjalës t'a mëson shkolla
Krijo në mua një zemër t'pastër
Në natën time të dërgoj dritën
Aman miserere
Aman miserere
Në zemrën time zemër teme
Ky minutë do të vazhdojë
Njerëzit e mirë njerëzit pa emër
Kërcejnë valle në shpirt
Jarna ne ti toka ime
Ku kam lindë s'do të harroj
Jarna ne ti bota ime
Vazhdo më shndrit shndrit shndrit shndrit
Zjerm
Bjer mbi vallet tona tribale
Që ushtrojnë sa orteku kur bjen n'male
Zjerm
Njerëzit pa emën e njerëzit e dlirtë
Njësoj kputen e bijnë
Si 7 thika që t'ngulen n'shpirt
Zjerm
Këtu flen deti rana e hana
E yjet s'i shohim se yjet na i shkële kamba
Kur ecim n'jerm
Zjerm
Jena t'untë për flakë e dritë
E t'kërkojmë
N'kyt Terr që s'pranë tuej Shndritë
Krijo në mua një zemër t'pastër
Në natën time të dërgoj dritën
Aman miserere
Aman miserere
Në zemrën time zemër teme
Ky minutë do të vazhdojë
Njerëzit e mirë njerëzit pa emër
Kërcejnë valle në shpirt
Jarna ne ti toka ime
Ku kam lindë s'do të harroj
Jarna ne ti bota ime
Vazhdo më shndrit shndrit shndrit shndrit
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 Farren, Neil (30 shtator 2024). "Albania: Eurovision 2025 Participation Confirmed". Eurovoix (në anglisht). Marrë më 23 dhjetor 2024.
- ↑ Festivali i Këngës në RTSH ndez motorët, grupi “Shkodra Elektronike”: “Është një himn, lirikë mbi…” (Video). Radio Televizioni Shqiptar. 2024-11-15. Marrë më 2024-12-23 – nëpërmjet YouTube.
- ↑ "Fest 63–Emrat e jurisë profesionale që do të përzgjedhin finalistët". Radio Televizioni Shqiptar (RTSH). 19 dhjetor 2024. Arkivuar nga origjinali më 19 dhjetor 2024. Marrë më 19 dhjetor 2024.
- ↑ Conte, Davide (2024-10-07). "🇦🇱 Albania: Festivali i Këngës 63 Artists Revealed". Eurovoix (në anglishte britanike). Marrë më 2024-10-07.
- ↑ Ljuština, Stevan (2024-12-23). "Evrovizija 2025 | Shkodra Elektronike putuje u Bazel" [Eurovision 2025 | Shkodra Electronics to travel to Basel]. Evrovizija.rs (në serbisht). Marrë më 2024-12-23.
- 1 2 "Zjerm - Single - Album by Shkodra Elektronike". Apple Music (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 26 dhjetor 2024. Marrë më 26 dhjetor 2024.
- Artikuj që përmbajnë tekst në gjuhë lituanisht- cituar haptazi
- Artikuj që përmbajnë tekst në gjuhë islandisht- cituar haptazi
- Artikuj që përmbajnë tekst në gjuhë gjermanisht- cituar haptazi
- Artikuj që përmbajnë tekst në gjuhë spanjisht- cituar haptazi
- Artikuj që përmbajnë tekst në gjuhë frëngjisht- cituar haptazi
- Artikuj që përmbajnë tekst në gjuhë italisht- cituar haptazi
- Artikuj që përmbajnë tekst në gjuhë Greek- cituar haptazi
- Artikuj që përmbajnë tekst në gjuhë suedisht- cituar haptazi
- Artikuj që përmbajnë tekst në gjuhë letonisht- cituar haptazi
- Artikuj që përmbajnë tekst në gjuhë portugalisht- cituar haptazi
- Artikuj që përmbajnë tekst në gjuhë Montenegrin- cituar haptazi
- Artikuj që përmbajnë tekst në gjuhë polonisht- cituar haptazi
- Artikuj që përmbajnë tekst në gjuhë serbisht- cituar haptazi
- Artikuj që përmbajnë tekst në gjuhë explicitly cited shqip- cituar haptazi
- Këngë shqiptare
- Këngë 2024
- Këngë të Eurovisionit 2025
- Këngë të Eurovisionit nga Shqipëria
- Single 2024