Shko te përmbajtja

Zugspitze

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Zugspitze
Zugspitze nga perëndimi (maja është majtas)
Pika më e lartë
Maja2962 metra
Lartësia mbidetare2,962.06 m (9,718.0 ft) Edit this on Wikidata
Prominenca1,746 m (5,728 ft) Edit this on Wikidata
Izolimi25.8 km (16.0 mi) Edit this on Wikidata
Koordinatat♁47° 25′ 16″ N,
10° 59′ 11″ O

Zugspitze është mali më i lartë i masivit Wetterstein në Alpe dhe mali më i lartëGjermani. [1]

Mali shtrihet në kufi të Austrisë dhe Gjermanisë, në jugperëndim të rrethit Garrmisch-Partenkirchen, Bavari dhe në veri të Tirolit. Në jug të malit gjendet pllaja e Zugspitze-s, një pllajë karstike. Në Zugspitze ka gjithsej dy akullnaja të mëdhaja, Nördliche Schneeferner (shq: Akullnaja veriore e Borës) dhe Höllentalferner (shq: Akullnaja e luginës së Ferrit).[2]

Ngjitja e parë e dokumentuar është bërë nga togeri Jozef Naus me 28 gusht 1820. [3] Sot ka 3 shtigje për ngjitjen e malit, nga verilindja në lugina Höllental, nga juglindja në luginën Reintall dhe nga Austria në perëndim.

Në Zugspitze ka 3 automjete transportit 2 nga të cilat janë teleferikë, Teleferiku i Zugspitzes në Bavari dhe teleferiku tirolez i Zugspitzes në Tirol. Ka gjithashtu një tren që shkon deri në majë. Në Zugspitze ka resorte, mundësi për ski si dhe mundësi për plazh mundësuar nga liqeni poshtë Zugspitzes, Eibsee.

  1. "Die Zugspitze │ zugspitze.de". zugspitze.de (në gjermanisht). Marrë më 2025-06-24.
  2. "Zugspitze | Panorama". www.zugspitze.at (në gjermanisht). Marrë më 2025-06-30.
  3. "Zugspitze | Erstbesteigung". www.zugspitze.at (në anglisht). Marrë më 2025-06-30.