Eminem

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Eminem
Background information
Lindi (1972-10-17) 17 tetor 1972 (51 vjeç)
Origjina St. Joseph, Missouri, SHBA.
ZhanretHip hop
Reper
Vitet aktik1988-
LabeliShady
Aftermath
Interscope
Web
Polydor
Websiteeminem.com

Marshall Bruce Mathers III (I lindur ne 17 tetor, 1972), njohur profesionalisht is Eminem (ndonëherë i stilizuar si EMINƎM) është një reper, kompozitor, producent dhe aktor amerikan.

Eminem fitoi famë menjëherë në 1999 me daljen e albumit kryesor të tij “The Slim Shady LP”, me të cilin fitoi dhe çmimin për Rap Albumin më të mirë në Grammy Awards (Viti 2000). Albumi i radhës, The Marshall Mathers LP, ishte albumi më shpejt i shitur në historinë e Shteteve të Bashkuara.(1,7 million kopje të shitura në një javë) Ky i fundit e rriti famën e Eminem-it dhe produksionit të tij, Shady Records, dhe grupit te tij D12.

Albumi "The Marshall Mathers LP" dhe albumi i tij i katërt "The Eminem Show" fituan gjithashtu çmimin Grammy për Rap Albumin më të mirë, duke e bërë Eminemin artistin e parë që fiton këtë çmim tre herë radhazi, gjë për të cilën Eminemi zë një vend në librin "Guinness World Records". Në vitin 2002, ai fitoi "Academy Award for Best Original Song" (Academy Awards për këngën origjinale më të mirë) me këngën "Lose Yourself", e cila njëkohësisht është edhe single-i i filmit ‘8 Mile’, film ky i cili rrëfen për jetën e Artistit në fjalë. "Lose Yourself" u bë kënga #1 e llojit rap për kohën më të gjatë. Pas turneut në vitin 2005, Eminem vazhdoi një pauzë. Albumi i fundit që kishte nxjerrë ishte Encore në vitin 2004. Viti 2009 Shënoi kthimin e tij në Skenë, me albumin e tij ‘Relapse’. Eminem është artisti më i shitur i dekadës së fundit 1999 – 2009, duke thyer një rekord shitjesh me mbi 80 milion albume në mbare botën, me mbi 45 milion kopje të shitura vetëm në Shtetet e Bashkuara. Ai është një nga më të artistët më të shitur në bote. Eminem është vlerësuar nga revista "Rolling Stone" si një nga "100 Artistët Më të Mëdhenj të të Gjitha Kohërave" si dhe "Artisti i Dekadës" po nga e njëjta revistë. Revista Vibe e nderoi atë me titullin "Reperi më i mirë i të gjitha kohërave" në vitin 2008Kënga single "Rap God" nga albumi "The Marshall Mathers LP 2" hyri në librin e rekordeve botërore "Guinness World Records" për hit këngën e cila kishte më shume fjalë në tekst, me rreth 1600 fjalë, dhe në pjesën ku Slim Shady thotë 100 fjalë për 14 sekonda, që i bie 6,45 fjalë për sekondë në pjesën "Supersonic Speed". Albumi i ardhshëm i Eminem - Shady XV do të dilte në treg më 24 nëntor 2014, në bashkëpunim me Shady Records, (Eminem, Slaughterhouse and Yelawolf).Në 31 gusht 2018 Eminem nxori ne treg KAMIKAZE i cili eshte tashme albumi me i shitur i 2018.Ne album rreperi i ka bërë diss disa prej rreperave te brezit te ri ose ndryshe MUMBLE RAPPERS qe sipas tij ata po e shkaterrojne rrepin. Pas 2 vitesh pauzë Eminem u rikthye me albumin e tij më të fundit në Janar 2020 që quhet "Music to be Murdered by" album ky që bëri debutimin më të madh në 2020. Në këtë album me këngën single "Godzilla" Eminem theu sërish një rekord për shpejtësinë supersonike të tij ku ai këndoi me një shpejtësi prej "11.3 rrokjesh në sekondë".

Jeta e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Marshall Bruce Mathers i treti u lind më 17 tetor të 1972 në Shën Josef Misuri.Ai është fëmija i vetëm i Marshall Bruce Mathers Junior dhe Debora Nelson. Debi ishte vetëm 14 kur ajo takoi Bruce-in 18 vjeçar dhe për pak vdiq gjatv lindjes 73 orëshe të të voglit. Prindërit e tij ishin në një bandv të quajtur Daddy Warbucks, përpara se mardhënia e tyre të kthehej në pluhur. Bruci e la familjen pak pasi ata u zhvendosën në Kaliforni. Nga lidhje të tjera, Bruce pati dy fëmijë të tjerë, Majkell dhe Sara, ndërsa Debbi një djalë të quajtur Natan Kejn Nejt Samara.Gjatv fëmijërisë, Eminem dhe Debi lëvizvn mes Misurit dhe Michiganit, duke ndenjur rrallë në një shtëpi për me shumë se një vit ose dy dhe me shumë te të afërmit e tyre. Në Misuri ata jetuan në qytete të ndryshme duke përfshirë Shen Josef, Savana, Kansas, deri sa u vendosen perfundimisht në Warren Michigan kur Eminem ishte 11 vjeç. Si adoleshent, ai i shkruante letra babait e tij. Sipas mamasë së tij, të gjitha këto "i ktheheshin dërguesit". Shokët dhe shoqëria e përcaktonin Eminem si një fëmijë të lumtur por "pak të vetmuar" që shpesh ngacmohej nga nxënësit e tjerë. Njëherë një djalë me emrin Deangelo Bailey, e rrahu Eminemin aq keq sa ai pësoi një çarje të madhe në kokë. Kështu Debi e hodhi në gjygj shkollën në 1982 por çështja u mbyll vitin tjetër.

Eminemi shpenzoi shumicën e viteve të tij të shkollës në një klasë me njerëz me ngjyrë në lagjet e Detroitit. Debi dhe djali i saj ishin një nga tre të bardhët që jetonin në atë bllok, dhe Eminemit i është dashur të përballet dhe të rrihet nga Afro-Amerikanët disa herë. Si femijë, Eminemi zhvilloi një interes në tregimin e historive dhe donte të bëhej një shkrimtar librash komike, përpara se të zbulonte hip-hopin. Eminemi dëgjoi këngën e parë rrep Reckless të Ice-T në moshën nëntë vjecare në albumin "Breakin", të cilin e mori si dhuratë nga gjysmë vellai i Debit, Ronald Polikinghorn. Roni kryeu vetëvrasje 10 vjet më vonë. Humbja ndikoi aq shumë te Eminem saqë ai nuk fliste për disa ditë dhe rrinte tek varri i tij. Jeta e tij në shtëpi ishte shumë e paqëndrueshme dhe Eminem disa herë zihej me nënën e tij, e cila ishte përshkruar një herë nga një psikolog sikur kishte një personalitet shumë të dyshimtë dhe paranojak“.Debi iu kundërpergjigj cdo mendimi që ajo nuk ishte mamaje ideale për Eminem kur i biri u bë i famshëm, duke thënë se ajo ishte përgjegjëse për suksesin e tij.Në 1987, Debi lejoi Kim Skot të rrinte në shtëpine e tyre ; disa vjet më vonë Eminem dhe Kim do të kalonin në një mardhënie të lëkundur. Pasi kaloi tre vjet në klasën e 9 si pasojv e notave të tij të këqija, ai e la shkollvn e mesme Linkoln në moshën 17-vjecare.Gjithsesi ai ishte shumë i interesuar në Anglisht dhe në literature, duke lënë pas dore matematikën dhe lëndët e tjera. Ai ka punuar në punë të ndryshme për të ndihmuar mamanë e tij të paguante faturat. Kur ajo ikte për të luajtur Bingo, Eminem e ngrinte zërin e majtofonit në maksimum dhe shkruante tekste.

Në moshën 14-vjeçare, ai filloi të bënte rrep me shokun e tij të shkollës Mike Ruby, duke mbajtur emrat Manix Dhe M&M, e cila më vonë u shndërrua në Eminem.Eminem u rrit dhe ishte gati për të provuar aftësite e tij në lagjen Osborn, me shokun e tij Proof për beteja rap-i.Të shtunave, dy shokët merrnin pjesë në garën e Hip HOP Shop, e cila ndodhej në West 7 Mile.Kjo pikë konsiderohej si tabani i skenvs së rrepit në Detroit.Duke u munduar të tërhiqte vëmendje në indrustinë "e zezë“ ai mori audiencë të hip hopit Underground.Që të vendoste strofa të bukura, Eminem donte të rimonte cdo fjalë ndaj shkruante fjalë dhe shprehje të mëdha kudo, sipër poshtë dhe në çdo cep të fletës.Edhe pse gjërat zakonisht dukeshin pa kuptim, stërvitja e ndihmoi atë të përmiresohej.Duke u bazuar nv ritjen e profilit dhe reputacionit të tij, ai iu bashkua disa grupeve të rrepit.I pari ishte New Jacks, dhe pasi e përjashtuan ai iu bashkua Soul Intent, që lëshoi një single në 1995.Single ishte edhe me proofin, dhe dy rreperat iu bashkuan D12, një grup me 6 veta.

Eminem u lançua me një këngë të papërfunduar në label-in e DR DRE. Pasi DRE vuri retalentin e pamasë të Eminem, ai vendosi të firmoste kontratën me të.Eminem regjistroi dy albumet e tij të para INFINITE dhe THE SLIM SHADY LP, e çuan rreperin nga detroiti drejt suksesit.Në vitin 2000-02 Eminem arriti kulmin e karrierës së tij me albumet "THE MarshALL MATHERS LP" dhe "THE EMINEM SHOW".Fama e tij arriti ndërkombëtarizimin.

Gjatë viteve 2004 2009 Eminem pati çaste depresive të cilat u pasqyruan në albumin e tij "Relapse". Për shkak të problemeve të tij me drogat dhe pas vdekjes se mikut te tij me te ngushte Proof, ai u mundua disa herë të vriste veten por kurrë nuk e çoi deri në fund. Sot Eminem është absolutisht një nga rreperat më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Me 10 albume të suksesshme dhe mbi 90 milion albume të shitura në mbare botën, Eminem akoma i çmend fansat e tij sa her del me ndonjë kengë.Albumi i tij i fundit i lançuar në nëntor të 2013 i quajtur THE MarshALL MATHERS LP 2, është me të vertet albumi që çdo fans e priste.

Jeta private[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Marshall Mathers ështe bërë shpesh herë subjekti i shumë mbikeqyrjeve në jetën personale.Ai është martuar dy herë me Kimberley Anne Scott, të cilën e njohu në shkollë të mesme.Ata filluan marrëdhenien e tyre shpesh herë të ndërprerë në 1989, dhe u martuan ne 1999. Divorci i parë ishte në 2001.Në vitin 2000, Scott tentoi vetvrasje dhe e paditi repistin për një pasqyrim të shpikur të vdekjes së saj në këngën “Kim”.Ata u martuan në 2006 duke u divorcuar përsëri në me pak se 3 muaj, duke rënë dakord për të ndarë kujdestarinë e vajzës së tyre, Hailie Jade Scott (e lindur më 25 dhjetor 1995).Hailie Scott është bërë shpeshherë referimi dhe tipari kryesor në shumë këngë të Eminem-it, si “97 Bonnie & Clyde”, “Hailie’s Song”, “My Dad’s Gone Crazy”, ”Mockingbird”, “Forgot About Dre”, “Cleanin’ Out My Closet”, “When I’m Gone”, “Déjà Vu” dhe “Beautiful”.

Mathers ka adoptuar edhe dy vajza : Alaina Lainey Mathers, vajzën e motrës së Kim-it, dhe Whitney Mathers, vajzën e gruas së tij (thjeshtrën e tij).

Probleme me ligjin[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në 1999 mamaja e Eminem, e paditi atë për 10-milionë dollarë amerikan duke pretenduar se e ka përgojosur në tekstet e tij të Slim Shady LP, ajo fitoi vetëm US$ 1.600 si dëmshperblim në vitin 2001.

Mathers është arrestuar me 3 qershor 2000 gjatë një zënke në një dyqan makinash në Royal Oak, Michigan, me Daglas Dail, ku ai nxorri nje armë të pambushur dhe e drejtoi atë në tokë. Ditën në vazhdim, në Warren, Michigan ai tha se kishte parë gruan e tij Kim, duke puthur mburravecin John Guerrera në një parking të Hot Rock Café prandaj Eminem e sulmoi atë. Atij ju dhanë dy vjet liri me kusht për të dyja ngjarjet.

Në verën e 2001, telashet ligjore të Mathers-it vazhduan, kur atij ju dha stazh për akuza me armë të provuara nga një punonjës i Psychopatich Records, duke i dhëneë atij gjobë prej $ 2000 si edhe disa orë shërbime individuale të komunitetit.

Në 2007 muzika e Eminem publikoi kompaninë Eight Mile Style LLC së bashku me Martin Affiliated, kundër Apple, Inc dhe Aftermath Entertainment duke thënë se ai nuk kishte autoritetin e duhur për të negociuar me Apple për një shkarkim dixhital të 93 këngëve të Eminem në sherbimet iTune të Apple. Çështja e Apple shkoi në gjyq në fund të shtatorit dhe u zgjidh disa ditv më vonë në favor të Eminem.

Problemet me drogën[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shoku i tij i grupit D12, Proof tha publikisht se Mathers nuk ishte në varësi të alkoolit dhe drogës që në 2002. Megjithatë ai iu kthye pilulave të tij të gjumit ,,zolpidem,, që të lehtësohej nga problemet me gjumin. Kjo i shkaktoi Eminem-it pezullimin e turneut të tij në Europe, Anger Managament, pasi ai u trajtua per rehabilitim nga një “varësi e medikamenteve të gjumit”. Në 2009, në intervistën e talk-show-it me britanikun Jonathan Ross, Mathers pranoi se në një fazë të lartë “drogimi” ai kishte tentuar vetvrasje, duke thënë : “Unë nuk isha duke u kujdesur mjaft për veten, prandaj doja thjesht ti jepja fund”. Ai gjithashtu konfirmoi se tani është rehabilituar dhe duke thënë : “Rapi është droga ime... prandaj unë u detyrova tju drejtohesha gjërave të tilla që të me bënin të ndjehesha mirë. Tani rap-i ma bën këtë sërish. ”EMINEM (the best)

Konflikti me Mariah Carey[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Eminem ka shkruar disa këngë duke ju referuar një marrëdhenieje me Mariah Carey, megjithëse ajo e mohon këtë. Këngët që kanë atë në qendër të vëmendjes përfshijnë “Superman”, “Jimmy Crack Corn”, “Bagpipes from Baghdad”, “The Warning”. Kur Eminem nxori në treg “Superman” ne 2003, Mariah nxori një kenge në albumin e saj Charmbracelet të titulluar “Clown” dhe të ngjahme me hitin e 2009 “Obsessed”.

“Bagpipes from Baghdad” e Eminem nga albumi i tij Relapse ndoshta është diss-i i tij më i mirë ndaj Mariah për polemikat që shkaktoi. Kënga i drejtohet Mariah dhe bashkëshortit të saj Nick Cannon. Ai iu përgjigj Eminem-it duke thënë se karriera e tij është bazuar në një “fanatizëm racist” dhe se ai mund të hakmerrej ndaj Eminem duke u tallur se ai mund ti kthehej rappit. Më vonë Eminem konstatoi se çifti e kishte keqiterpretuar këngën e tij. Cannon tha se ai thjesht shprehu mendimin e tij për këngën.

Në 2009 Mariah Carey nxori në treg këngën “Obsessed” të cilën ja kushton një burri të fiksuar për të pasur një marrëdhënie me të. Cannon tha se kënga nuk ishte një fyerje drejtuar Eminem, ndërsa ky i fundit në fund të korrikut 2009 publikoi këngën ”The Warning” e cila ishte një fyerje direkte për Nick-un dhe Mariah dhe përmbante mostra zëri që nuk ishin te Mariah, por të një aktoreje kompetente.

Ego të tjera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Eminem përdorte edhe emra të tjerë në këngët e tij. Emri i tij tjetër më i njohur ishte Slim Shady, ashtu si emri i albumit të tij të dytë (Slim Shady LP). Ndërmjet këtij personaliteti bëhej i dhunshëm dhe komik.

Një tjetër karakter i tij ishte dhe Ken Kaniff. Personaliteti i Ken Kaniff është një homoseksual që Eminem e pëdorte në këngët e tij për të talluar personazhe të tjerë. Ky personalitet është përdorur në albumet e Eminem përveç albumit të parë (Infinite) dhe albumit (Recovery).

Albumet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Eminem[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Infinite - 1996
  • The Slim Shady EP- 1997
  • The Slim Shady LP - 1999
  • The Marshall Mathers LP - 2000
  • The Eminem Show - 2002
  • Encore - 2004
  • The Re-Up- 2006
  • Relapse - 2009
  • Recovery - 2010
  • The Marshall Mathers LP 2 - 2013
  • SHADY XV- 2014
  • Revival - 2017
  • Kamikaze - 2018
  • Music to Be Murdered By - 2020

Grupi D12[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • The Underground EP - 1997
  • The Devils Night - 2001
  • D12 World - 2004

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]