Çifliku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Çifligu)

Çifligu, njohur edhe si Çifliku, ishte njësia më e vogël taksapaguese në Perandorinë Osmane. Punohej me fuqinë punëtore që ofrohej nga krahët e punës së një familjeje fshatare dhe nga fuqia tërheqëse e një pendë qe.

Çifligu gjatë kohës së Perandorisë Osmane (tanzimati) ishte një njësi apo tokat e një feudalisti mbi të cilat ai kishte disa të drejta të caktuara sipas marrëveshjes me administratën Osmane (Pashën, Valiun, etj). Disa çifligje formonin një “timar”. Timari ishtë një burim të ardhurash deri në 3,000 akçe, që i jepej një timarliu. Përpara sistemit të çifligut qe në zbatim sistemi i timareve dhe zgjati prej shekullit të 16-të e deri në përmbysjen e Perandorisë më 1919. Më tutje shfaqej një pjesë e madhe e popullsisë te kryente punë të rënda dhe të konsumonte grosh.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]