Dita Evropiane e Vetëdijesimit për Antibiotikët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) bashkë me autoritetet shëndetësore të të gjitha vendeve evropiane, ka inicuar nismën Dita Evropiane e Vetëdijesimit për Antibiotikët, që shënohet çdo vit me datën 18 nëntor.

Kjo nismë u shënua për herë të tretë në Kosovë dhe për vitin 2011 u përqendrua në ngritjen e vetëdijesimit për rritjen e rezistencës ndaj linjës së fundit të antibiotikëve.