Shkolla "E Kuqe"

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Skeda:Shkolla E Kuqe.JPG
Fasada e Shkollës

Shkolla nëntëvjeçare "Shkolla e Kuqe" është një shkollë e sistemit nëntëvjeçar në Tiranë dhe një nga shkollat më të vjetra të Tiranës. Shkolla ndodhet në krah të rrugës "Qemal Stafa", në disa nga lagjet tradicionale të kryeqytetit shqiptar.

Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me vendim të Këshillit Bashkiak dhe komisionit Arsimor të qytetit të Tiranës u vendos më 13 shkurt 1928 ngritja e Shkollës me fondet e buxhetit të Ministrisë së Arsimit të kohës dhe kontributin e familjeve të lagjeve "Abdulla Bej" dhe "Sulejman Pasha".

Kur Shkolla u hap, kishte 6 klasa fillore me 230 nxënës gjithsej. Nga mesi i viteve 30-të vetë banoret e zones e quanin shkolla "E Kuqe". Sipas traditës dhe dëshmive së bashkëkohësve emërtimi lidhet dhe mbeti i tillë thjesht nga përbërja litologjike e tokave përreth: dhera të kafta në të kuqe me përbërje argjilore.

Pas viteve te luftes shkolla "E Kuqe" u rihap në Mars 1945 me një program 6-mujor që u konsiderua si viti shkollor 1944-1945. Gjatë viteve 1956-1958 shërben edhe si shkollë e mesme deri kur gjimnazistët kaluan në Shkollën "Cajupi".

Alumni[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë 80 viteve shkollë kane dalë mëse 4500 nxënës nga dyert e kësaj shkolle. Mbi 70% e nxënësëve të Shkollës së Kuqe kanë vazhduar arsimin e mesëm të përgjithshem ose profesional. 30% e nxënësëve që kanë frekuentuar shkollën janë arsimuar në shkollat e larta brenda dhe jashtë vendit.

Në këtë shkollë të mirënjohur në Tiranë kanë studiur shumë njerëz të njohur, si përshembull Elvana Gjata, e cila ka kënduar edhe himnin e shkollës.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]