Nazif Cungu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Nazif Cungu
Kryetar i Forcës së Re Demokratike
Në detyrë
22 tetor 2005 – 2021
Paraprirë ngas'ka
Pasuar ngaGenci Nimanbegun
Kryetar i Komunës së Ulqinit
Në detyrë
28 shtator 2011 – 24 shkurt 2014
Paraprirë ngaGëzim Hajdinaga
Pasuar ngaFatmir Gjeka
Kryetar i Komunës së Ulqinit
Në detyrë
21 mars 2016 – në detyrë
Paraprirë ngaFatmir Gjeka
Të dhëna vetjake
U lind më13 maj 1958
Ulqin, RSF Jugosllavi (sot Mali i Zi)
NënshtetësiaShqiptar
Partia politike
PunësimiBiznesmen, Politikan
Nënshkrimi

Nazif Cungu është biznesmen dhe politikan shqiptar nga Mali i Zi, kryetar i Forcës së Re Demokratike. Nga viti 2011 deri në vitin 2014 ishte Kryetar i Komunës së Ulqinit, post në të cilin u rizgjodh më 21 mars 2016.[1]

Jeta dhe arsimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ka lindur më 13 maj 1958 në Ulqin, Jugosllavi (sot Mali i Zi), ku ka kryer shkollën fillore dhe të mesme. Studimet i ka kryer në Fakultetin e turizmit dhe tregtisë së jashtme në Universitetin e Dubrovnikut, ku ka diplomuar në vitin 1980.

Është i martuar dhe ka tre fëmijë. Përveç gjuhës shqipe dhe serbokroate, flet gjuhën gjermane dhe angleze.

Veprimtaria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kuvendin e Komunës së Ulqinit ka punuar si Sekretar për ekonomi, buxhet dhe financa nga viti 1983 deri në vitin 1987. Në ndërmarrjen hoteliere-turistike "Riviera e Ulqinit" nga viti 1987 deri në vitin 1991 punoi si drejtor komercial. Në vitet 1991–1993 ka jetuar dhe punuar në Zvicër. Pas kthimit nga Zvicra nga viti 1993 deri në vitin 1997 ka punuar si udhëheqës i marketingut në kompaninë "Primus" në Ulqin. Në vitin 1997 ka themeluar kompaninë e vet "Cungu & Co", e cila punëson më shumë se 100 puntorë.[2]

Është një ndër themeluesit e organizatës humanitare "Drita", shoqatës kulturoro-artistike "Zana", Shoqatës së ullishtarëve të Ulqinit si dhe i "Montenegro Biznis Alijanse" në Podgoricë. Gjithashtu është një ndër themeluesit e "Ulqin Biznis Asociacioni" me më shumë se 200 biznesmenë të antëarsuar. Nazif Cungu është një ndër themeluesit e Klubit të Tenisit "Bellevue".[2]

Veprimtaria politike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitet 1996–2002 ka ushtruar detyrën e Presidentit të Klubit të këshilltarëve të Unionit Demokratik të Shqiptarëve (UDSH), nga i cili është larguar për shkak të disa devijimeve të partisë. Në vitin 2005 ishte bashkë-themelues i Forcës së Re Demokratike (Forca), ku ishte kryetar nga themelimi deri në vitit 2021.[3]

Më 22 shtator 2011, Cungu është zgjedhur kryetar i Ulqinit, pas formimit të shumicës së re parlamentare të formuar nga 11 deputetë të Forcës, 4 të ish-degës së Anës së Malit të UDSH-së, dy të Partisë Socialdemokrate dhe një të Lëvizjes qytetare Prespektiva.[4]

Më 21 mars 2016, Cungu është zgjedhur përsëri kryetar i Ulqinit, me votat e përfaqësuesve të shumicës së re: PDS-së, Forcës, Koalicionit “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” dhe UDSH-së.[5]

Shiko dhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ KRYETARI I RI I KOMUNËS SË ULQINIT, NAZIF CUNGU BËNË BETIMIN[lidhje e vdekur] – ul-gov.me
  2. ^ a b Nazif Cungu Arkivuar 4 mars 2016 tek Wayback Machine, në old.ul-gov.me
  3. ^ "Genci Nimanbegu zgjidhet kryetar i ri i FORCËS". Malesia.ME. Arkivuar nga origjinali më 27 janar 2023. Marrë më 2022-07-02.
  4. ^ Kohapress (25 gusht 2011). "Në rend dite zgjedhja e kryetarit të ri tl Komunës dhe Kuvendit" (PDF). Koha Javore. 487: 3.
  5. ^ "Nazif Cungu kryetar i ri i Ulqinit". malesia.me. 2016-03-21. Arkivuar nga origjinali më 23 maj 2022. Marrë më 3 qershor 2022.


Titujt
Parardhësi 
Gëzim Hajdinaga
Kryetar i Ulqinit
2011–2014
Pasardhësi 
Fatmir Gjeka
Parardhësi 
Fatmir Gjeka
Kryetar i Ulqinit
2016–sot
Pasardhësi 
në detyrë