Dhoma polen

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Dhoma Polen[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Maturi, melankoli, ndrojte dhe pa vete keqardhje tregon Zoë Jenny në novelën e saj “Dhoma Polen” në të cilën flitet për jetën e një vajze Jo, prindërit e së cilës janë duke u divorcuar. Babai i saj është një njeri i huaj, një shkrimtar librash i pasuksesshëm ndërsa nëna, një grua e cila ka frike nga vetmia dhe nga plakja. Ëndrra dhe dëshira të shumta, mungesa e dashurisë, zhgënjimet dhe vetmia bëjnë që Jo të gjej ngushëllim e “ngrohtësi” e vetme në një peizazh dimëror.

  • Autori Zoë Jenny
  • Shteti Gjermani
  • Gjuha Gjermanisht
  • Subjekti Marredheniet njerzore
  • Zhanri Roman
  • Botuesi Vrg Frankfurter
  • Data e botimit 1997
  • Faqe 140

ZOË JENNY[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zoë Jenny është shkrimtarja zvicerane e lindur në vitin 1974 në Bazel, e bija e botuesit zviceran Mathias Jenny. Dhoma Polen është libri i saj i parë i publikuar në vitin 1997 në moshën 23 vjeçare. Roman i cili u prit pozitivisht menjëherë nga kritika të ndryshme dhe mori Çmimin për Letërsi në vitin 1997. Romani është përkthyer në njëzet gjuhë, dhe puna e Zoë Jenny i atribuohet letërsisë moderne. Debutimi i saj përkon me një poezi të ftohtë, gjuhë distante, e mprehtë dhe e ftohtë, dëshmi e një brezi skeptik të rrëfyera ne librin Dhoma Polen.

PËRMBAJTJA[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Romani është i mbushur me imazhe të errëta e përshkruhet i ndarë në tre aspekte kohore :

→ Në hyrje të romanit të vetë rrëfyer prej Jo-se kemi qëndrimin e saj me babain dhe menjëher pas gjimnazit largimin e saj drejt Italis ,aty ku dhe nëna e saj ndodhet.

→ Rikthimi në shtëpin e babait dhe situatat e ndryshme me te cilat Jo ndeshet .

→ Largimi prej shtëpis së babait drejt ndërtimit të një jete të re .

Një roman I shkurtër ,I cili flet për brishtësin dhe humbjen e marrëdhënieve njerëzore. Ajo fillon me një hyrje të transmetuar më parë nga një vajzë e re e 5 ose 6 vjecë ,nënë e se ciles sapo eshte larguara prej saj .Në përputhje me këndvështrimin e një fëmije, ngjarjet janë pak të turbullta dhe shkurtimisht të përshkruara , por kujtimet dhe përshtypjet e Jo-se janë teper të gjalla. Në vetem dy faqet e para, do të kuptojme mënyrën e saj të jeteses ,atë cfare Jo përjeton çdo natë para dhe pasi babai I saj del për të siguruar jetesën dhe friken e saj per te qendruar e vetme .

Pas njëzetë faqesh apo edhe më shumë, veprim kalon 12 vjet më pas. Jo,protagonistja e romanit tani është 18 dhe sapo eshte diplomuar në shkollën e mesme. Pa hezitim, ajo vendos të udhëtojë drejt nënën e saj në Jug ku ajo jeton me burrin e saj të ri piktor . Prej më shumë se 12 vitesh Jo nuk kishte pasur komunikim me nenen e saj dhe ajo nuk e dinte se si do ndikonte kjo distancë në marrëdhënien e tyre. Pas kaq shume kohesh ajo e sheh nënën e saj dhe prej disa muajsh jeton tashmë në shtëpin e saj dhe burrit te ri Alois-it. Por së shpejti Alois do të humbas jetën në një aksident automobilistik ,moment në të cilin Lucy ,nëna e Jo kalon një faze depresioni .E tmerruar dhe e dëshpëruar ajo fillon të mbledh polen lulesh nga kopshi dhe e spërkat atë mbi dyshemenë e studios së Alois-it duke qëndron aty për ditë. Jo më në fund thyen xhamin e dritares , e nxjerre jashte dhe perkujdeset për të. Edhe tani, nuk është nëna ajo duke u kujdesur për fëmijën, por e kundërta. Nëna e saj nuk kërkon falje për mungesën e saj apo të përpiqet të shpjegojë atë. Kur Jo I flet rreth kësaj dhe përmend sa vite kanë kaluar pa folur apo pare njëra tjetrën ,ajo thjesht qesh dhe pyet disa herë nëse kishte kaluar me të vërtetë kaq shumë kohë.Sikur ky te ishte thjesht nje gabim I vogël trashanik prej nje mikeje e jo prej një nëne qe braktis vajzën e saj.

Menjëherë pas kësaj Lucy gjen një tjetër mashkull Vito-n,më të ri se ajo vetë .Ai vjen në shtëpinë e tyre duke menduar se Jo ishte motra e Lucy-t dhe Jo shikon mënyrën e përkujdesjes së nënës së saj ndaj tij. Në mendjen e Jo-së kujtohen të gjitha skenat ku ajo kishte ëndërruar dhe imagjinuar sikur vetëm për pak çaste të kishte pasur nënën e saj pranë në shtëpi ,të kujdesej për të ,ta vinte në gjumë ,të këndonin së bashku e vetëm për një moment të mos ndihej e braktisur dhe e padëshiruar.

Jo për ditëlindjen e 45 te nënës së saj kishte menduar te mbillte një pemë fiku ne oborrin mbrapa shtëpisë . Ajo kishte menduar te bente nje surprizë per Lucyn meqënëse nuk ishte në shtëpi por në fakt surpriza I bëhet Jo-së .Postieri sjell një kartolinë nga nëna e saj e cila tashmë ishte me pushime në ishull, në Oqeanin Indian.Për të dytën here ajo braktis vajzën e saj pa as edhe më të voglin shpjegimi duke treguar njëkohësisht pa pjekuri dhe aspak qëndrim në karakterin e saj prej nëne . Jo rikthehet në shtëpin e babit te saj ,I cili ishte martuar me një grua tjeter Anna e cila ishte shtatzanë. Koha kalon kaq shpejtë sa I vetmi ngushëllim krejt papritur bëhen edhe mendimet e vetëvrasjes. Vetmia, braktisja prej prindërve të saj ,zhgënjimet e njëpasnjëshme , ëndrrat e paplotësuara e kthejn jetën e Jo-së në një kaos akoma edhe më të madh se realiteti në të cilin ajo dikur jetonte.Nje rruge e cila nuk ka per ta cuar kurrkund e për këtë ajo duhet të zgjohet nga gjumi letargjik I peisazhit dimëror.Në fund te romanit përshkruhet Jo në një park krejt e vetme ,ashtu sikundër ajo gjithnjë ishte ndjerë duke vëzhguar rënien e flokëve të dëborës duke mbulur si një mantel çdo sipërfaqe.


PËRSHKRIMI I PERSONAZHEVE
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Jo është protagonistja e romanit dhe njëkohësisht rrëfyesja .Pjesa e hyrjes nis kur Jo ishte vetem pesë a gjashtë vjeçe dhe prindërit e saj ishin në prag divorci . Ajo zhvendoset të jetoj në shtëpinë e babait të saj një shkrimtar I pa suksesshëm dhe ku nëna e saj gjendet vetëm disa blloqe larg.Kujtimet nga nëna e saj zbehen gjithnjë e më shumë e nga ana tjeter kujtim prej babait te saj ishin vetëm cigaret e njëpasnjëshme qe ai pinte dhe zhurma e makinës së shkrimit natën vonë .Koha kalon shpejt dhe tashmë Jo është në mbarimin e gjimnazit dhe dëshira e saj më e madhe është takimi me nënën e saj të cilën ka më shumë se 12 vite që nuk e takon. Pjesët rrëfehen nga përshkrime shumë të gjalla dhe pyetje të ndryshme retorike që pushtonin mëndjen e Jo-së. E vetmja dëshirë e saj ishte dashuria dhe ngrohtësia e prindërve të saj.Vëmëndjen e tyre të cilën nuk e pati kurrë, duke sjelle kështu zhgënjime dhe disfata në jetën e saj .

Lucy ,mamaja e Jo-së ,një grua e cila rrëfehet nëpërmjet Jo-së si dikush që ka frikë nga të qënurit e vetme dhe nga frika e plakjes. Menjëher pas divorcit me babain e Jo-së ajo largohet me një të dashur të ri, duke braktisur vajzën e saj .Më pas ,me ardhjen e Jo-së ajo nuk mundohet të shpjegohet apo të tregojë ndjenja dashurie apo dhembshurie për vajzën e saj. Pas vdekjes së burrit Alois-it ,Lucy njihet me një tjetër mashkull ,një ndërtues pallatesh,më I vogël në mosh se vetë ajo dhe largohet drejt Oqeanit Indian pa kurrë farë shpjegimi .

Babai I Jo-së ,një autor I pasuksesshëm,librat e të cilit gjendeshin kudo të hedhura nëpër shtëpie I cili merret me rritjen e vajzës së tij të vogël ndërkohë që nëna e saj e braktisi . Ai punon shume ,ndonse librat e tij nuk shiten ai sërish vazhdon të shkruaj e naten në vënd që të kujdeset për vajzën e tij të vogël del për të siguruar jetesën. Ashtu sikundër Lucy dhe ai I stepet frikës së të qënurit vetëm .Në jetën e tij futen femra te ndryshme,një ndër to Eliana,me të cilën martohet e pas nje viti ajo e braktis . Anna do te jetë bashkëshortja tjetër me të cilën pret edhe një fëmijë.Me kalimin e kohës marrëdhënia e Jo-së me babain e saj do filloj duke u ftohur.

Rea ,mikja e Jo-së ,një njëzetë vjecare ,muzikante rrugësh e cila jeton me prindërit e saj të cilët ishin mjaft të pasur. Një baba i pasur , I ftohtë dhe një mama ne prag të vdekjes e sëmur nga kanceri .Mosha delikate në të cilën mësoi për sëmundjen e nënës, zhgënjimet dhe marrëdhënia e ftohtë me prindërit bejnë që mendimet e vetëvrasjes dhe pesimizmit ta rrethojnë jetën e Reas. Vjen një moment kur ajo vetëm mendon për kohën kur nëna e saj do te vdes e ku gjithçka do ti përkiste asaj.Ajo nuk ështe më aspak e interesuar në prindërit e saj duke ndjerë edhe urrejtje për ta në të njëjtën kohë. Më pas duke kërkuar lirinë dhe pavarsinë nga prindërit e saj shfaqet një tjetër mendim I brezit të saj , mendime seksuale për të cilin Rea shprehet duke shpjeguar se seksi nuk është aspak qef por pëkundrazi ka dal jashtë mode e se të gjithë gënjejnë rreth tij apo marrëdhënieve që kanë.

ASPEKTET TEMATIKE[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

FAMILJA

Në roman përshkruhen dhe karakterizohen marrëdhëniet e ndryshme familjare por edhe ato sentimentale apo shoqërore.Në fillim gjithçka nis me familjen e protagonistes Jo e cila në përgjithësi nuk është aspak një familje ideale. Menjëher pas kopshtit prindërit e saj do të divorcohen dhe ajo do të zhvendoset me babain e saj në një dhomë të marrë me qera. Por në të njëjtën kohë dhe familja e Reas nuk është aspak harmonike dhe marrëdhëniet e tyre janë shumë pak te bazuara në komunikim

Marrëdhënia prindër –fëmijë

Jo dhe babai I saj : fillimisht lidhja e tyre ishte shume e ngushtë por menjëher pas divorcit atij I duhet të bëj një punë të dytë ,natën .Gjë e cila sjell vetmi dhe frikë në të njëjtën kohë për Jo-n por dhe një distancim nga marrëdhënia e dikurshem që ata kishin.

Jo dhe nëna e saj :Menjëher pas divorcit të prindërve Jo zhvendoset me babin e saj në një shtëpi disa blloqe larg nënës së saj .Ajo I shkon herë pas here në shkollë për ta pritur pas mësimit ,por kjo nuk do të zgjas gjatë .Lucy zhvendoset drej Italis duke harruar të mbaj kontakte me të bijën e saj .Edhe pse vite më pas Jo shkon ta vizitoj marrëdhënia e tyre qëndron e akullut ,e distancuar.

Jo dhe Alois : marrëdhënia midis të dyve është shumë e vaket dhe komunikimi midis tyre është I rrallë . Bisedat e pakta për te cilat ata flasin janë kryesisht me pyetje të shkurta e më së shumti rreth vdekjes .

Jo dhe Eliane : marrëdhënia me gruan e dytë të babait të saj është shumë ngacmuese. Të dyja personazhet nuk e durojnë dot njëra tjetrën dhe marrëdhënia e tyre është kryesisht e ftohtë .

Jo dhe Anna : gjithashtu marrëdhënia me gruan e tretë të babait të saj nuk është aspak pozitive. Jo e sheh Annën si gruan e cila e ktheu babin e saj në një njeri të huaj dhe bëri të mundur që ai të ndryshonte veset e një jete . 

REFERENCAT :[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

https://web.archive.org/web/20121224012736/http://emanuelduss.ch/wp-content/wp-list-files/Berufsmatura_Technische_Richtung/Deutsch/Buecher/Bluetenstaubzimmer_Informationen_Internet.pdf

http://de.wikipedia.org/wiki/Zo%C3%AB_Jenny

http://www.luise-berlin.de/lesezei/blz98_02/text22.htm

http://www.dieterwunderlich.de/Jenny_blutenstaubzimmer.htm

http://cms.frankfurter-verlagsanstalt.de/fva.php?page&p=DE,1866,,,,,