Salih Vuçitërni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Salih bej Vuçiterni
Ministër i Punëve Botore
Në detyrë
11 maj, 1928 – 6 mars, 1930
Paraprirë ngaHilë Mosi
Pasuar ngaHilë Mosi
Të dhëna vetjake
U lind më8 prill, 1881
Vuçiternë, Perandoria Osmane
Vdiq më4 tetor, 1947
Burgu i Burrelit, Republika Popullore e Shqipërisë
NënshtetësiaShqiptar
Partia politikePartia e Legalitetit
Punësiminëpunës, ministër

Salih bej Vuçitërni ose Sali Vuçiterna[1] (Vuçiternë, 8 prill 1881 - Burgu i Burrelit, 4 tetor 1949) ka qenë nëpunës karriere dhe ministër i shtetit shqiptar.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind në Vushtrri, të Vilajetit të Kosovës, të Perandorisë Osmane, më 8 prill 1881. Mbaroi shkollën Normale dhe Universitetin e Fesë Myslimane në Stamboll.

Më 6 shkurt 1910 deri më 30 dhjetor 1912 qe drejtor i Normales së Dibrës. Nga 14 qershor deri më 3 shtator 1914 ka qenë drejtori i arsimit i prefekturës Drin. Nga 24 qershor gjer më 2 tetor 1919 shërbeu si inspektor arsimi në Shkodër dhe nga fundi i 1919 gjer më 1920 qe n/prefekt i Matit. Më 1920 n/prefekt i Tiranës, 1920-'22 prefekt i prefekturës së Drinit (Dibrës). Në vitet 1921-1925, 1928-1930, 1937-39 dhe 1943 u zgjodh si deputet i Parlamentit shqiptar, përfaqësues i prefekturës së Dibrës. Nga viti 1925 e deri në vitin 1928 ai ishte anëtar i Senatit.[1][2]

Në shkurt 1927, pas disa çrregullimeve në vakëfin shqiptar ku ai ishte drejtues, dhe dështimi i reformës në medrese, Vuçitërni bëri thirrje për një reformë në institucionet bamirëse, thirrje e cila çoi në polemika.[3]

Shërbeu si ministër i Punëve Botore në qeverinë Kota.[4] Gjatë mandatit ai u hetua për korrupsion.[5]

Ai ishte një nga dy njerezit e besueshem te Ahmet Zogut, për riaktivizimin e Komitetit të Kosovës së bashku me Ismet Kryeziun nga Gjakova.[6]

Vuçitërni u zgjodh si drejtues i një komisioni qeveritar përgjegjës për Reformat Agrare në Shqipëri, një komision që praktikisht nuk arriti asgjë të rëndësishme pos ndihmave per familjet kosovare që kishin braktisur Kosovën për të zgjidhur anën agrare ne zonat qendrore të Shqipërisë.[7] Në vitin 1939 ai u zgjodh nga Italianët si Drejtor i SITA-s italiane (kompanisë përgjegjëse për energji elektrike logjistikë), duke e zëvendësuar Qemal Vrionin. Nëvitet 1921-39 dhe 1942-45 Vuçiterna ka qenë drejtor i përgjithshëm i Vakëfeve.[2]

U arrestua nga komunistët shqiptarë, në fund të vitit 1944 dhe u dënua si kriminel lufte dhe kolaboracionist.[8] Më 19 maj 1949 u dënua së bashku me Musa Gjylbegun me burgim të përjetshëm.[2]

Vepra[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vuçitërni shkroi një broshurë panegjyrike të quajtur Pikla t'arta heroizmi nga jeta e Mbretit dhe Nanës Mbretneshë, Tiranë, 1937.[9]

Vepra më e rëndësishme e tij ishte përkthimi i Sejahatnames se Evlia Çelebiut nga turqishtja osmane.[10]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Estrefi, Diana (2005). "Ligjvënësit Shqiptarë 1920-2005". Kuvendi i Shqipërisë. Marrë më 2 mars 2018.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ a b c Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: "55". fq. 253. ISBN 9789994356225.
  3. ^ Christian Voss, Jordanka Telbizova-Sack (2010), Islam und Muslime in (Südost)Europa im Kontext von Transformation und EU-Erweiterung (në gjermanisht), Kubon & Sagner, fq. 59–61, ISBN 978-3866881044
  4. ^ Istituto per l'Europa orientale, Ettore Lo Gatto (red.), L'Europa orientale (në italisht), vëll. 9, Rome: Libreria di Cultura, fq. 79, ISSN 1121-9327, OCLC 440119944
  5. ^ Robert Elsie (November 15, 2010).
  6. ^ Halim Purellku (2012-12-16), Veprimtaria e Komitetit te Kosoves ne Mbreterine Shqiptare ne vitet 1934-1939, ZemraShqiptare, marrë më 2014-02-06
  7. ^ Teodor Kareco (2012-11-27), Dukuria e imigracionit te shqiptareve nga Jugosllavia dhe Greqia, arkivuar nga origjinali më 23 prill 2016, marrë më 2014-02-06
  8. ^ Robert Elsie (2012-12-24).
  9. ^ Michael Schmidt-Neke (1987-11-16), Entstehung und Ausbau der Königsdiktatur in Albanien (1912-1939): Regierungsbildungen, Herrschaftsweise und Machteliten in einem jungen Balkanstaat (në gjermanisht), Oldenbourg Wissenschaftsverlag, fq. 219, ISBN 978-3486543216
  10. ^ Robert Elsie (2003), Early Albania: A Reader of Historical Texts, 11th-17th Centuries, Harrassowitz, fq. 227, ISBN 9783447047838 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)