Miftar Ramadan Fana, 75 vjet me dorë në tasto e kufje në vesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Miftar Ramadan Fana, 75 vjet me dorë në tasto e kufje në vesh.JPG

Miftar Ramadan Fana, 75 vjet me dorë në tasto e kufje në vesh libër me Autor Prof. Dr. Zihni Haskaj, historian. Recenzent Prof. Dr. Hamit Kaba, historian. Konsulent Dukagjin Hata, publicist - Dr. Hasan Leka, publicist, ushtarak. Redaktor Bektash Zite, publicist. Korrektor Faik Xhani, studiues-publicist. Punimet kompjuterike Drita Toçi. Botim i Shoqatës Atdhetare-Kulturore-Shkencore Mbarëkombëtare "Ali Pashë Tepelena". Botimet GEER, faqet e librit 325. ISBN 978-99956-88-29-5 Shtypur në shtypshkronjën "Mirgeeralb" Tiranë, maj 2010.


Miftar Fana është një nga dibranët që e çau jetën me zotësi dhe me ndjenjën për ta përmirësuar atë vazhdimisht. Me punë u bë kuadër ushtarak dhe specialist i radioamatorizmit... Nëse ndjekim në mënyrë kronologjike jetën që ka bërë dhe veprimtarinë që ka zhvilluar Miftar Fana, dalin në pah se ato kanë kaluar në disa faza kohore dhe kanë tipare dalluese për moshën si dhe pjekuria e aftësia e këtij dibrani, të cilat me kalimin nga një fazë në tjetrën, janë bërë më të arrira e më të shumëllojshme. Faza e parë është jeta në 15 vjetët e para të saj, 1935-1950, të cilën e kaloi në fshatin e tij të lindjes në Shumbat dhe punët që ka kryer si fëmijë e adoleshent si dhe arsimimin fillestar të tij. Rruga e jetës së shumbatasit Miftar Fana ndalet në një stacion tjetër, në atë të largimit të tij nga fshati dhe vendosja për disa vjet në qytetin e Peshkopisë. Aty punon në administratën shtetërore pranë PTT-së së qytetit, ku mësoi profesionin e radistit, të cilin ka një jetë të tërë që po e ushtron. Një fazë tjetër e jetës dhe e veprimtarisë së Miftar Fanës është ajo e jetës ushtarake. Kjo është me e gjata në shtrirje kohore, 1954-1995, dhe më frytdhënëse. Është periudha kohore në të cilën përgatitet si ushtarak, merr arsimin e lartë dhe kryen detyra të shumta e të rëndësishme si kuadër i përgatitur, si pedagog i aftë, si specialist i zoti... Në 15 vjetët e fundit të kësaj faze, qysh nga viti 1980, Miftar Fana, krahas punës së tij të mirëfilltë ushtarake, kryen edhe detyrën tjetër, atë të Presidentit të Federatës së Radioamatorizmit Shqiptar, detyrë që e kryen edhe sot...