Algoritmi
Algoritmi në matematike dhe informatikë, është një veprim i përcaktuar saktë për zgjidhjen e një problemi ose të një lloji të caktuar problemesh. Algoritmi mund të përkufizohet si një ecuri që lejon të fitohet një rezultat i dhënë duke ndjekur, në një renditje të përcaktuar, një tërësi hapash të thjeshtë që përkojne me veprimet e zgjedhura nga një tërësi e kufizuar. Algoritmi pra, është ecuria që krijon përgjigjen për një pyetje , çështje ose zgjidhjen e një problemi me një numër të kufizuar hapash.
Me fjalë të thjeshta, "algoritmi" është edhe një recete kuzhine. Përshembull: Problem "Si të fërgojmë dy vezë për mëngjes?"
- Fillimi
- Materiali (Funksione, procedura, variablat tipet e ndryshme si në ADA95, Pascal, Fortran etj)
- 1)Ndezim pllakën ngrohëse
- 2)Marrim tavën e vëjme në pllakë
- 3)Hedhim vaj për zirje
- 4)Thejmë 'N' vezë
- 5)Pas një kohe i rrotullojmë
- 6)Pas një kohe tjetër i heqim vezët e fërguara i vëjmë në pjatë
- Fundi i programit
- Struktura e shembullit shpjegon si programohet, mirepo njerzimi qysh në kohërat e lashta kanë ditur të bëjne një gjë të tillë,
- kurtha është një lloj programimi sepse atyre ju ështe dashur që të studiojnë sjelljet e kafshës që ajo të bie në kurthë.
Në bazë të përkufizimeve të mësiperme, përftojmë katër vetitë themelore të algoritmit:
- Vijimi i udhëzimeve duhet të jetë i kufizuar
- Ai duhet të sjellë një përfundim
- Udhëzimet duhen të jenë të zbatueshme
- Udhëzimet nuk duhet të jenë të paqarta.
Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Fjala Algoritëm vjen nga matematikanti Pers Al-Khwarizmi (që u latinizua në mesjetë : Algoritmi), për të cilin në shekullin e IX u shkrua libri i parë për zgjidhjen e ekuacioneve lineare dhe kuadratike.
Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
kompleksiteti i algoritmit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Nocionet matematikore kushtojnë për një algoritëm të cilën e shënojmë si (O(f(n)), « o e madhe e shtypit»), ku f ështe një funksion matematikor i n, variabël e cila na tregon kuantitetin e informacionit në binarë ose në numrin e regjistrimeve etj. të cilat manipulohen në algoritëm. Në algoritmikë gjejmë shpesh shkallë te kompleksitetit të tipit :
Shënimi | Tipi i KOMPLEKSITETIT |
---|---|
Kompleksiteti konstant (i pamvarur nga madhësia e të dhënave) | |
Kompleksiteti logaritmik | |
Kompleksiteti linear | |
Kompleksiteti gati-linear | |
Kompleksiteti kuadratik | |
Kompleksiteti kubik | |
Kompleksiteti polinomial | |
Kompleksiteti gati-polinomial | |
Kompleksiteti ekspononcial | |
Kompleksiteti faktor |
Pa hyrë shum në detaje në qofte se kompleksiteti është O(lb(n)) don të thote se po llogarisim logaritmin binare.